Pas disa specializimeve të stafit tonë në fushën e audiologjisë dhe audioprotezimit, në bashkëpunim me Kasapoglou Group- Hearing Center, ofrojmë aparatet e dëgjimit të markës së mirënjohur Daneze “GN Resound”, edhe në klinikën Ilmedica, me një rrjet të mirëorganizuar. 

Shërbimi i Klinikës sonë konsiston përveçse në ofrimin e aparatit më cilësor në treg, edhe në ofrimin e vizitës mjekësore që lidhet me nevojën për aparat dëgjimi, si para ashtu edhe pas vendosjes së aparatit. 

Ilmedica është çdo ditë në dispozicion të klientit me qëllim zgjidhjen më oportune të problemit tuaj.