info/Spektri
Nga: E.Osmani
Përdhunimet që janë bërë ndaj femrave shqiptare dhe atyre të vendeve të tjera të Ballkanit janë ilustruar në skica. Këto të fundit janë publikuar pa censurë, ndërsa tregojnë se vajzat që ishin të krishtera dhe nuk pranonin që të ndërronin besim, torturoheshin në këtë mënyrë.
Skicat tregojnë gratë që ç’nderohen para bashkëshortëve të lidhur, minorene që zhvirgjërohen në grup, vrasje të familjarëve teksa femrat e familjes përdhunohen, duke parë skena gjaku.
Të gjitha këto janë publikuar në librin e rrallë që u botua në një edicion të ndaluar prej vetëm 520 kopjesh në vitin 1909, në Vjenë me titull “Balkangreuel” (Përdhunimet e Ballkanit) dhe mban firmën e autorit Archibald Smith, por që emri i vërtetë i tij është Gottfried Sieben.
Në këto ilustrime tregohet një realitet i zymtë i asaj kohe, ku përshkruhen me pamje historitë dhe përdhunimet që shkojnë përtej çdo imagjinate.
Këto ilustrime që janë shfaqur edhe më parë, kanë ridalë në treg pa censurë dhe mund të sigurohen vetëm me porosi në internet. Libri e thekson qartë se përdhunuesit janë ushtarët turq, pavarësisht interpretimeve nacionaliste që janë bërë.