PLANI IDEAL 30 DITORE - MERRE EDHE TI...
Banana Creamdhe Përzierje Bajamesh dhe Tërshëre për natën
Shërbimi: 1
Koha e përgatitjes: 5 minuta, plus ftohje gjatë natës
Përbërësit:
Për tërshërën gjatë natës:
1 lugë Formula 1 Herbalife shije Banana Cream
40g tërshërë të shtypur
½ lugë gjelle me fara chia
1 lugë gjelle me gjalpë bajamesh
½ lugë gjelle me ekstrakt vanilje
100ml pije bajamesh
Shtesa aromatizuese (sipas zgjedhjes):
½ lugë gjelle me gjalpë bajamesh
½ lugë gjelle me bajame të copëtuara
½ banane, në feta
Boronica
Metoda:
Kombinoni të gjithë përbërësit e tërshërës së natës në një kavanoz dhe i përzieni. E mbuloni dhe e vendosni në frigorifer të qëndrojë gjatë natës.
Për ta shërbyer, e hiqni nga frigoriferi dhe i shtoni shtesat tuaja aromatizuese.
Vlerat ushqyese për porcion (pa shtesa aromatizuese): Kaloritë 344,1, Yndyrë 15.3g, Karbohidrate 38g, Sheqerna 6.1g,
Vlerat ushqyese për porcion (me shtesa aromatizuese): Kaloritë 491, Yndyrë 23.5g, Karbohidrate 55.9g, Sheqerna 15g, Fibra 13.2g, Proteina 18.3g
Shërbimi: 1
Koha e përgatitjes: 5 minuta, koha e gatimit: 1 ½ minuta
Përbërësit:
2 lugë Formula 1 shije Banana Cream
1 lugë gjelle me pluhur kokosi
1 lugë gjelle me pluhur për pjekje
25ml pije bajamesh
1 vezë
10g copëza çokollate
Metoda:
Kombinoni të gjithë përbërësit së bashku në një gotë apo në një enë të sigurt për furrën mikrovalore. E vendosni në furrën mikrovalore për 1 1/2 minuta, apo derisa torta të jetë ngritur. E lini pak të ftohet, pastaj e hani.
Vlerat ushqyese për porcion: Kaloritë 239,7, Yndyrë 11.6g, Karbohidrate 19.7g, Sheqerna 11,9g, Fibra 7.4g, Proteina 16.4g
Përbërësit:
3 lugë sipas Formula 1 shije Strawberry Delight
2 vezë
50 ml qumësht
2 lugë gjelle me jogurt grek pa yndyrë për shtresën e sipërme
6 dredhëza, të copëtuara për porcion
Metoda:
Në një enë i përzieni së bashku Formula 1 Herbalife shije Strawberry Delight, vezët dhe qumështin derisa të keni krijuar brumin në formë smooth-i. I lini mënjanë.
E nxehni paraprakisht enën e metaltë për waffle dhe e spërkatni me spërkatës kundër ngjitjes. Sapo të nxehet, shtoni brumin me proteina në enën e metaltë dhe e zieni/piqeni për 4-5 minuta.
I kaloni waffle në një enë servimi dhe mbi të vendosni shtresën e jogurtit grek dhe dredhëzat e copëtuara.
Vlerat ushqyese për porcion: Kaloritë 336,5, Yndyrë 12.7g, Karbohidrate 23.6g, Sheqerna 16.7g, Fibra 8.0g, Proteina 30.3g
Biskota me çokollatë dhe proteina të lajthive të papërpunuara
Shërbimi: 8
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Përbërësit:
Biskota:
2 lugë Formula 1 shije Smooth Chocolate
60 g tërshërë të shtypur
1 banane të pjekura, të shtypura
1 lugë gjelle me mjaltë
1 lugë gjelle me gjalpë lajthish
Shtesa aromatizuese (sipas zgjedhjes):
20g çokollatë e zezë, e shkrirë
1 lugë gjelle me lajthi, të copëtuara
Metoda:
I vendosni të gjithë përbërësit e biskotave në një përpunues ushqimi dhe i përzieni ato derisa kombinohen. E ndani përzierjen në 8 toptha dhe i shtypni ata për të krijuar formën e biskotës.
Shpërndani mbi to përbërjen e imët të çokollatës së zezë dhe shpërndani lajthitë e copëtuara përmbi biskotat që do të shërbehen.
Vlerat ushqyese për porcion: Kaloritë 98, Yndyrë 3.9g, Karbohidrate 13.5g, Sheqerna 5.4g, Fibra 2.4g, Proteina 3.1g
Shkrirje e proteinave me çokollatë dhe kokos
Shërbimi: 12
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Përbërësit:
3 lugë Formula 1 Herbalife shije Smooth Chocolate
15 g pluhur kokosi
60 g vaj kokosi
60 g qumësht kokosi me yndyrë të plotë
60 g rrush i terur
1 lugë gjelle kokosi të thatë
Metoda:
Kombinoni Formula 1 Herbalife shije Smooth Chocolate, pluhurin e kokosit, vajin e kokosit, qumështin e kokosit me yndyrë të plotë dhe rrushin e terur në një përpunues ushqimi dhe i përzieni derisa marrin formën e smooth-it.
Vendosni shtresën prej najloni në një enë pjekjeje dhe të gjithë përzierjen e hidhni në atë enë, dhe e rrafshoni për të krijuar një shtresë të rrafshët. Spërkatni me kokos të thatë dhe e kaloni përmbajtjen në frigorifer - në ngrirje për 30 minuta para se ta prisni në copëza.
Vlerat ushqyese për porcion: Kaloritë 89, Yndyrë 7.0g, Karbohidrate 5.9g, Sheqerna 3.9g, Fibra 1.6g, Proteina 1.7g