Sepse tek ‘Admir Shehu’ nuk bëjmë vetëm grumbullim dhe tregtim – ofrojmë një shërbim të ndershëm,
të sigurt dhe me ndikim real. Ja pse klientët na besojnë:
Përvojë e gjatë dhe e specializuar – Ne nuk jemi të rinj në këtë fushë. Themeluesi i kompanisë ka punuar për vite me radhë
në sektorin e riciklimit edhe gjatë qëndrimit në emigracion. Aty ka ndërtuar njohuri teknike, etikë pune dhe
standarde profesionale, të cilat sot i sjellim në shërbim të tregut shqiptar. Aktiviteti në Shqipëri filloi në 2012,
por rrënjët tona janë shumë më të thella.
Shërbim i besueshëm – Ne i trajtojmë metalet në përputhje me standardet ligjore dhe me kujdes maksimal për mjedisin.
Çmime të drejta dhe transparente – Vlerësojmë gjithmonë materialet në mënyrë të drejtë dhe pa mashtrime dhe
me drejtesin më të madhe.
Marrëdhënie afatgjata me klientët – Ne na zgjedhin jo vetëm për një herë, por rikthehen, sepse gjejnë respekt,
korrektësi dhe profesionalizëm.
Kontribut i drejtpërdrejtë në mjedis – Çdo kilogram skrap që riciklohet me ne është një hap drejt një komuniteti më të pastër.
Ndihmojmë njerëzit të kuptojnë rëndësinë e riciklimit – Jo vetëm që marrimmateriale,
por edhe ndërgjegjësojmë njerëzit që riciklimi është një vlerë, jo turp!