**Infeksionet e përsëritura të mushkërive kërkojnë hulumtim më të thellë dhe nuk duhet të trajtohen gjithmonë vetëm me antibiotikë.**
Kur një person ka pneumoni ose infeksione të përsëritura, duhet të pyesim:
**“Pse po ndodh kjo?”**
Në varësi të historisë dhe simptomave, mjeku mund të kërkojë:
**Radiografi të toraksit** – për të parë nëse ka ndryshime të vazhdueshme ose nëse infeksionet përsëriten në të njëjtën zonë.
**CT të toraksit** – veçanërisht kur dyshohet për bronkiektazi, ndryshime strukturore ose një problem tjetër pulmonar.
**Spirometri** – për të kërkuar sëmundje si astma ose COPD.
**Analiza të gjakut** – sipas rastit, për shenja inflamacioni dhe për të vlerësuar faktorë të tjerë që mund të favorizojnë infeksionet.
**Ekzaminim/kulturë të sputumit** – në pacientët me gëlbazë të përsëritur ose infeksione të caktuara.
**Vlerësim të imunitetit** – kur historia sugjeron infeksione të pazakonta ose tepër të shpeshta.
**Vlerësim për aspirim/refluks** – kur ekziston dyshimi se ushqimi, lëngjet ose përmbajtja e stomakut po kalojnë në rrugët e frymëmarrjes.
Në raste të zgjedhura mund të nevojiten edhe ekzaminime të tjera, përfshirë bronkoskopinë.
**Jo çdo pacient ka nevojë për të gjitha këto analiza.** Hetimi duhet të përshtatet me moshën, simptomat, historinë e infeksioneve dhe gjetjet në ekzaminime.
Kollitja me gjak është një simptomë që duhet trajtuar me kujdes. Prandaj, do t’ju tregoj se ne cilat raste duhet të lajmëroheni te mjeku.
Kollitja me sekret dhe me fije gjaku
- Nëse ngjyra e gjakut shkon duke u pakësuar dhe zbehur sa herë që kollitni, është pëlcitje e endëve të gjakut nga kollitja e shpeshtë dhe nuk është shqetësuese.
- Nëse sasia e gjakut nuk zvogëlohet dhe ngjyra vazhdon të jetë e kuqe e çelët, duhet të paraqiteni te mjeku.
Nëse sekreti është tërësisht i kuq: lajmërohuni menjëherë tek mjeku më i afërt.
Ekspektorimi i gjakut të freskët në mënyrë të shpeshtë dhe në sasi të madhe është emergjence mjekesore!
Në rastet me kur ka kollitje në sasi të pakët të gjakut, duhet ndërprerë konsumimi i ushqimeve dhe lëngjeve të nxehta.
Aspirina , antikoagulantët mund të ndërpriten përkohësisht derisa të sqarohet natyra e gjakderdhjes.
Kanceri i mushkërive është njëri prej llojeve më të shpeshta dhe më vdekjeprurëse.
Njëra nga arsyet është që sëmundja di të jetë shumë tinëzare. Ka raste pa simptoma fare. Ka raste veç me një kollitje. Prandaj, është e rëndësishme që simptomat, si një kollitje që zgjat mbi 1 muaj, të mos neglizhohen.
Kollitja me gjak eshte simptome serioze, sidomos kur ngjyra eshte e kuqe e çelët. Lajmerohuni te mjeku. Ne nderkohe mos konsumoni ushqime e lengje te nxehta,nese keni aspirine nderpriteni.
Kolla që vazhdon për më shumë se 8 javë konsiderohet kollë kronike dhe nuk duhet neglizhuar, veçanërisht kur vazhdon pavarësisht trajtimeve të zakonshme.
Shkaqet mund të jenë të ndryshme, duke përfshirë astmën, sëmundjen pulmonare obstruktive kronike (SPOK), refluksin gastroezofageal, sëmundjet intersticiale të mushkërive, tuberkulozin dhe, më rrallë, sëmundje më serioze si kanceri i mushkërive.
Një vlerësim i specializuar pulmologjik ndihmon në identifikimin e shkakut të kollës dhe përcaktimin e ekzaminimeve apo trajtimit të nevojshëm.
Nëse kolla juaj nuk po kalon, mos e konsideroni automatikisht si pasojë të një viroze. Konsultohuni me mjekun për një vlerësim të plotë.
https://www.facebook.com/share/r/1csJToBnqi/
Janë të shpeshta ekspozimet ndaj substancave kimike në shtëpi apo punë., zakonisht në ambiente të mbyllura dhe të ngushta, ku nuk ka qarkullim të ajrit. Këto substanca depërtojnë në rrugët e frymëmarrjes duke shkaktuar inflamacion dhe ( varësisht nga substanca) mund të depërtojë edhe në qarkullimin e gjakut duke përkeqësuar gjendjen e përgjithshme të organizmit.
Salbutamoli nuk rekomandohet më si trajtimi i vetëm për shumicën e të rriturve me astmë.
Astma është sëmundje inflamatore – lehtësimi i simptomave nuk mjafton; duhet trajtuar edhe inflamacioni.
Trajtimi i preferuar është inhalatori me kortikosteroid në dozë të ulët + formoterol, i cili lehtëson simptomat dhe ul rrezikun e krizave.
Nëse përdoret salbutamoli, ai duhet të shoqërohet me një kortikosteroid të inhaluar (ICS).
Përdorimi i shpeshtë i salbutamolit është shenjë e kontrollit jo të mirë të astmës dhe rrit rrezikun për kriza të rënda.
Për astmën e rëndë, ekzistojnë terapi biologjike, të cilat mund të përmirësojnë ndjeshëm kontrollin e sëmundjes tek pacientët e përzgjedhur.
Data 1 gusht shënohet si Dita Botërore e Kancerit të mushkerive.
Në këtë ditë rëndësi i kushtojmë vetëdijësimit për këtë sëmundje, parandalimit, zbulimit të hershëm, trajtimit me kohë dhe shpresës.
Është një nga llojet që shfaqen më së shpeshti dhe është një nga më vdekjeprurësit.
Faktorë rreziku janë duhani, rrezatimi radioaktiv, ekspozimi ndaj azbestit ,radonit etj.
Paraqitet edhe tek joduhanpirësit.
Mos i injoroni simptomat si :
-Kollitje që zgjatë mbi 3 javë,
-Kollitjes me gjak,
-Dhembjes së krahërorit,
- Humbjes së pashpjegueshme të peshës.
Megjithëse nuk do të thotë patjetër kancer, këto simptoma duhet hulumtuar.
Në vendet e zhvilluara, programet e zbulimit të hershëm përfshijnë bërjen e CT-së me dozë të ultë të rrezatimit për personat me faktorë rreziku:
- Personat e moshës 50 deri 80 vjeç,
- Personat që konsumojnë duhan së paku 20 vite nga 1 pako në ditë etj.
Trajtimi varet nga gjendja e përgjithshme e pacientit, lloji i kancerit, stadi etj. Mund të jetë kirurgjik, me kimioterapi, radioterapi, imunoterapi apo kombinim të këtyre llojeve.
Për pacientët me këtë sëmundje ka shpresë. Zbulimi i hershëm, trajtimi me kohë dhe hyrja në përdorim medikamenteve të reja kanë sjellur rezultate: kemi më shumë raste të remisionit, zgjatjes së jetës, përmirësimit të jetesës sesa më parë.
Prania e lëngut në mushkëri shpesh zbulohet rastësisht në rëntgen.
Në këto raste, është me rëndësi të gjendet shkaku.
Me një eko të kafazit të kraharorit, një procedurë e lehtë dhe pa rrezatim, e zbulojmë edhe sasinë më të vogël të lëngut dhe, në mënyrë të sigurt, mund ta largojmë me punksion. Pastaj, lëngu i marrë me shiringë dërgohet për analiza.
Gjetja e shkakut të efuzionit pleural është qëllimi kryesor, sepse ajo e përcakton edhe trajtimin.
Dr. Astrit Mucaj, Pulmolog
Life Clinic, Prishtinë
+383 48 323 130
**Kolla që zgjat mbi 3 javë nuk duhet thjesht të injorohet. **
Ndonjëherë shkaku është i thjeshtë, si një infeksion i zgjatur, alergjia apo rrjedhja e sekrecioneve nga hunda. Por një kollë e zgjatur mund të lidhet edhe me astmën, refluksin, sëmundje të mushkërive apo shkaqe të tjera që kërkojnë vlerësim.
Nëse kolla juaj ka zgjatur **më shumë se 3 javë**, ia vlen të kërkohet shkaku dhe të mos mbështeteni vetëm te shurupet apo antibiotikët.
**Një kollë e zgjatur nuk është gjithmonë diçka serioze — por është një simptomë që meriton të dëgjohet.**
Për konsultë pulmonologjike, më shkruani në mesazh.
Dr.Astrit Muçaj, Pulmolog
+38348323130
**Tuberkulozi në Kosovë është më i shpeshtë sesa që mendoni.**
Është një infeksion që mund të zhvillohet në mënyrë të fshehtë dhe, nëse nuk trajtohet, mund të shkaktojë dëmtime afatgjata në mushkëri.
Por lajmi i mirë është se **tuberkulozi trajtohet dhe shërohet**, nëse terapia merret rregullisht dhe sipas udhëzimeve.
**Terapia për tuberkuloz ofrohet falas në Kosovë.**
Njohja e simptomave dhe diagnostikimi i hershëm janë shumë të rëndësishëm
**Efektet e dëmshme të cigareve elektronike**
Ndonëse përmbajnë më pak kimikate të dëmshme se cigaret e zakonshme, ato nuk janë pa efekte në shëndet.
Viteve të fundit është shtuar përdorimi i tyre, sidomos tek të rinjtë, adoleshentët dhe tek ata që tentojnë ta lënë duhanin.
Me kalimin e kohës, efektet e dëmshme të cigareve elektronike po dalin në pah. Ato përmbajnë nikotinë dhe disa substanca të tjera kimike, të cilat irritojnë rrugët e frymëmarrjes.
Efektet e varësisë që jep nikotina tashmë dihen. “Vejpat” kanë efekt edhe në zemër. Prandaj kujdes me to!
Dr.Astrit Muçaj ,Pulmolog
🚭 Duhani nuk dëmton vetëm mushkëritë.
Pirja e duhanit ndikon në pothuajse çdo organ të trupit dhe rrit rrezikun për sëmundje të mushkërive, zemrës dhe enëve të gjakut, si dhe për shumë lloje të kancerit. Edhe pirja pasive mund të dëmtojë shëndetin e njerëzve përreth.
Lajmi i mirë? Trupi fillon të rikuperohet që nga momentet e para pas lënies së duhanit. Sa më herët ta lini, aq më shumë përfitime për shëndetin.
Nëse pini duhan dhe dëshironi ta lini, mos e shihni si një luftë që duhet ta bëni vetëm. Kërkoni ndihmë profesionale dhe filloni hapin e parë.
🫁 Më pak duhan. Më shumë frymë. Më shumë jetë.
Dr. Astrit Muçaj – Pulmolog
A ju zihet fryma gjatë ecjes?
Kushtojini rëndësi kur po ju kap fryma:gjatë ecjes, vrapimit, shkallëve apo punës. Pas sa shkallëve ju ndodh?
Shkaqet janë të ndryshme: mund të jetë mungesë e kondicionit fizik, probleme të mushkërive, zemrës etj.
Mos e neglizhoni, sidomos nëse është i ri, po përkeqësohet ose shfaqet me aktivitete që më parë i përballonit pa problem.
Dr.Astrit Muçaj, Pulmolog
Si ti përdorim pompat?
Gabimet në përdorimin e pompave janë njëri nga shkaktarët më të shpeshtë pse terapia nuk ju ndihmon pacientëve, aq sa udhëzuesit GINA dhe GOLD ( për astmën bronkiale dhe COPD/SPOK) na udhëzojnë që t'i pyesim gjithmonë pacientët se si e përdorin pompën.
Në këta posterë i keni këshillat se si përdoren pompat pMDI dhe pMDI me spejser, që gjenden më së shpeshti në Kosovë.
Dr.Astrit Muçaj, Pulmolog
Gërhitja nuk është gjithmonë thjesht gërhitje.**
Apnea e gjumit shkakton ndërprerje të përsëritura të frymëmarrjes gjatë gjumit dhe mund të ndikojë në oksigjenimin, përqendrimin dhe shëndetin kardiovaskular.
Nëse keni **gërhitje të fortë, pauza në frymëmarrje gjatë gjumit, zgjim të shpeshtë ose përgjumje gjatë ditës**, ia vlen të vlerësoheni.
**Një gjumë i mirë është pjesë e shëndetit të mirë.
Te bronkiektazia, rrugët e frymëmarrjes dëmtohen dhe zgjerohen, duke e bërë më të vështirë largimin e mukusit dhe duke favorizuar infeksionet.
Nëse keni **kollë me sputum dhe infeksione të përsëritura të mushkërive**, një vlerësim te pulmonologu mund të jetë i nevojshëm.
**Kujdesuni për mushkëritë tuaja.**
dr.Astrit Muçaj, Pulmolog
Pse të zihet fryma gjatë natës?
Sot do të provojmë t'i japim përgjigje kësaj pyetjeje.
Sëmundjet e frymëmarrjes japin shpesh simptoma të tilla.
Pastaj duhet të dyshojmë te problemet e zemres, refluksint, problemet me ankth etj.
E rëndësishme është që ky problem të hulumtohet me kohë.
Dr.Astrit Muçaj, Pulmolog
Inhalatorët nuk shkaktojnë varësi!
Këtë mit e dëgjova për herë të parë, kur fillova punën si mjek. E dëgjoja te prindërit të cilët shqetësoheshin për fëmijët e tyre të vegjël që kishin shpesh viroza që shoqëroheshin me obstruksion (ngushtim) të rrugëve të frymëmarrjes dhe nevojiteshin inhalime.
Por e vërteta është që barnat që merren përmes nebulizatorëve (aparateve për inhalim) dhe pompave nuk shkaktojnë varësi!
Ato janë të rëndësishme në trajtimin e sëmundjeve ku ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes është mekanizmi kryesor i paraqitjes së sëmundjes.
Ato janë të pazëvendësueshme në trajtimin e Astmës dhe sëmundjeve obstruktive kronike të frymëmarrjes (SPOK/COPD).
Veprojnë lokalisht, në rrugët e frymëmarrjes, depërtojnë shumë pak në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe kanë më pak efekte anësore në krahasim me barnat që përdoren si tableta, si injeksione apo infuzione.
Dr. Astrit Muçaj, Pulmolog
Djersitja gjatë natës nuk do të thotë gjithmonë se ka diçka serioze.
Shpesh mund të lidhet me një dhomë shumë të ngrohtë, stresin, alkoolin, ndryshimet hormonale ose disa barna.
Por nëse djersitja është e përsëritur, e theksuar dhe shoqërohet me simptoma të tjera, ia vlen të kërkohet shkaku.
Në disa raste, djersitja e natës mund të shoqërojë edhe sëmundje të mushkërive, si tuberkulozi, sarkoidoza apo infeksionet kronike.
Mos u frikësoni nga një simptomë e vetme. Rëndësi ka kombinimi i simptomave dhe kohëzgjatja e tyre.
Nëse djersitja e natës po përsëritet pa një shpjegim të qartë, bisedoni me mjekun tuaj.
Dr. Astrit Muçaj | Pulmolog
Do t'i trajtoj disa prej gabimeve më të shpeshta që kam parë gjatë marrjes së terapisë:
- Pacientët me Bronkit kronik/COPD , Astmë duhet përdorur pompat e tyre me rregull edhe kur përmirësohen. Në rastet kur trajtimi shkon mirë dhe drejt remisionit, mundemi ta zvogëlojmë gradualisht dozën.
- Përdorimi i gabuar i pompave është një nga shkaktarët më të shpeshtë pse trajtimi nuk shkon si duhet. Pompat duhet të demonstrohen para mjekut, prej pacientit, se si e merr.
- Një gabim i madh që nuk ceket në poster është vazhdimi i pirjes së duhanit nga pacientë me sëmundje kronike të mushkërive.
Shumë prej këtyre gabimeve mund të parandalohen nga mjekët përmes komunikimit të qartë të këshillave, demonstrimit të marrjes së pompave, shënimit të këshillave në raportet mjekësore, apo përgjigjeve ndaj çdo pyetje që pacienti e ka.
dr.Astrit Muçaj, Pulmolog
Vështirësia në frymëmarrje
Ndjenja që nuk ngopesh me frymë
apo nuk mbushesh frymë
apo ''po të zë fryma'',
janë përshkrime të asaj ndjenjës së parehatshme, që në mjekësi i themi Dispne.
Kushtoji rëndësi se si po të paraqitet, çka je duke bërë, kur po të paraqitet dhe ku po e ndjen më shumë.
Shkaqe ka shumë. Më të shpeshtat dhe më të rëndësishmet i kemi përshkruar në poster.
Dr.Astrit Muçaj, Pulmolog
Duhani pengon trajtimin e sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes!
Çfarë duhet të bëjnë pacientët që pijnë duhan dhe vuajnë nga sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes?
Nëse vuani nga një sëmundje e frymëmarrjes dhe pini duhan, ndërprerja e duhanit është pjesë e trajtimit tuaj.
Shumë pacientë përdorin inhalatorë dhe barna për astmë, COPD apo probleme të tjera të mushkërive, por vazhdojnë të pinë duhan.
Problemi është se duhani mund të pengojë përmirësimin.
Vazhdon inflamacionin në rrugët e frymëmarrjes.
Përkeqëson kollën dhe prodhimin e sekretit.
Dëmton mekanizmat natyrorë të pastrimit të mushkërive.
Rrit rrezikun për infeksione dhe përkeqësime të sëmundjes.
Te disa pacientë mund të zvogëlojë edhe përgjigjen ndaj trajtimeve me kortikosteroide inhalatore.
Barnat mund të ndihmojnë në kontrollimin e sëmundjes, por ndërkohë që mushkëritë vazhdojnë të ekspozohen ndaj tymit të duhanit, trajtimi duhet të luftojë vazhdimisht kundër një dëmtuesi që ende është prezent.
Prandaj, ndërprerja e duhanit nuk është thjesht një këshillë.
Është pjesë e trajtimit.
Nëse e keni të vështirë ta ndërprisni duhanin, flisni me mjekun tuaj. Varësia nga nikotina është reale dhe ekzistojnë mënyra që mund t'ju ndihmojnë.
Kujdesi për mushkëritë fillon duke larguar atë që vazhdon t'i dëmtojë ato.
dr.Astrit Muçaj, Pulmolog
Spirometria është një test i thjeshtë, i sigurt dhe pa dhimbje që vlerëson funksionin e mushkërive.
Gjatë ekzaminimit, ju merrni frymë thellë dhe më pas e nxirrni ajrin sa më fort dhe sa më shpejt në një pajisje të quajtur spirometër.
Ky test tregon, ndër të tjera, sa ajër mund të nxirrni dhe sa shpejt mund ta nxirrni atë.
Një test i shkurtër mund të japë informacion të rëndësishëm për mënyrën se si funksionojnë mushkëritë tuaja.
Dr. Astrit Muçaj – Pulmolog
Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik janë kombinimi i duhur për një shëndet të mirë në përgjithësi, por edhe për shëndetin e mushkërive.
Nuk ka ushqime të veçanta me aftësi shëruese, siç mund të keni dëgjuar në rrjetet sociale, që mund të zëvendësojnë trajtimin mjekësor të bazuar në fakte shkencore.
Preferohen ushqimet me bazë bimore, të pasura me vitamina dhe fibra. Dieta mesdhetare është një shembull i mirë i një modeli të tillë ushqyerjeje.
Nga ana tjetër, ushqimet e përpunuara, konsumimi i tepërt i yndyrave shtazore, mbipesha dhe mungesa e aktivitetit fizik mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tonë të përgjithshëm dhe në shëndetin e mushkërive
🫁 **A mund të ndikojë profesioni juaj në shëndetin e mushkërive?**
Jo vetëm duhani ndikon në mushkëri. Edhe ajo që **thithim çdo ditë në vendin e punës** mund të ketë rëndësi.
Pluhuri i silicit, tymrat e saldimit, pluhuri i miellit, myqet, kimikatet, dezinfektuesit, pluhuri i drurit dhe ekspozime të tjera mund të shkaktojnë ose përkeqësojnë sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes dhe mushkërive.
👷 Ndërtim & miniera → pluhura minerale
🔥 Saldim → tymra dhe grimca metalike
🥖 Furrtari → pluhur mielli
🌾 Fermer → pluhura organike dhe myqe
🧹 Pastrim → kimikate dhe dezinfektues
💇 Parukeri → aerosole dhe kimikate
🪵 Punëtor druri → pluhur druri
🏥 Punonjës shëndetësor → dezinfektues dhe aerosole
### 🚩 Kushtojini vëmendje nëse:
• kolla shfaqet ose përkeqësohet në punë
• keni fishkëllimë në gjoks
• keni vështirësi në frymëmarrje
• simptomat përmirësohen gjatë fundjavës ose pushimeve
• keni ekspozim të vazhdueshëm ndaj pluhurit, tymrave ose kimikateve
**Ndonjëherë pyetja “Çfarë pune bëni?” është po aq e rëndësishme sa “Çfarë simptomash keni?”**
🛡️ **Informohu. Mbrohu. Kontrollohu.**
Nëse keni simptoma respiratore dhe dyshoni se mund të lidhen me vendin e punës, një vlerësim pulmonologjik mund të ndihmojë në vlerësimin e funksionit të mushkërive dhe të lidhjes së mundshme me ekspozimin profesional.
**Dr. Astrit Muçaj**
Specialist i Pulmologjisë
Pacientët me bronkit kronik këshillohen të kujdesen për veten në këtë mënyrë:
🚭 Duke e ndërprerë duhanin
💊 Duke e përdorur terapinë rregullisht dhe në mënyrën e duhur
💉 Duke marrë rregullisht vaksinat e rekomanduara
🏃 Duke kryer aktivitet fizik të rregullt
🌬️ Duke shmangur faktorët që e përkeqësojnë sëmundjen, si tymi, ajri i ndotur dhe irritues të tjerë