Shiko Big Brother Albania Live
Është folur shumë lart e poshtë në mediat online që këtë vit do të fillojë “Big Brother Albania VIP”, por deri tani s’ka patur gjë zyrtare.Dhe sigurisht që kurioziteti ka qenë i madh te publiku, të cilët donin të dinin se kush do ta prezantojë.
Menjëherë mendja të shkon te emrat e njohur si Arbana Osmani, Ledion Liço e Luana Vjollca, por që nuk ka patur asnjë konfirmim.
Por e keni menduar ndonjëherë Dojna Memën si mundësi?! Një prej ndjekësve të moderatores së “Pop Culture” ne instagram e ka pyetur atë nëse ajo e kishte menduar ndonjëherë veten si prezantuese e “Big Brother Albania Vip”, ndërsa shihni si u përgjigj Dojna.
“Para tre vitesh nuk e kisha menduar që do të prezantoja “Top Fest 12”, por ndodhi. Kështu që…Sytë katër dhe shumë punë”.
Pak ditë më parë televizioni “Top Channel”, zbuloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh, “Big Brother VIP”.
Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.
“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP.
Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme.
Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne te famshmit e ‘Big Brother Vip’ te edicionit te pare janë gati.
Studio me e re e Top Channel, me emrin Nova është ndërtuar për spektakle të tilla madhështore”, është shkruar në postimin e “Top Channel”.