Ndihma e parë

Trajnimi i Ndihmës së Parë përbëhet nga 8 orë mësime teorike dhe praktike. Trajnimi kryhet në shkollë apo në Shtëpi të shëndetit të cilët kanë ligjerues dhe ekzaminer të licencuar.

Bazuar në organizimin e vetë mësimit, mund të realizohet brenda një ose më shumë ditëve ndërsa kandidatët ju nënshtrohen provimit ditën tjetër.

Provimi përbëhet prej pjesës teorike dhe praktike.

Për ta kaluar provimin kandidatit ju nevojiten prej 65 deri 100 pikë në provimin teorik. Provimi teorik përmban 20 pyetje dhe zgjat 45 min.

Pasi që kryhet me sukses pjesa e provimit teorik kandidati ju nënshtrohet provimit praktik me tërheqjen e një pyetje dhe demostrimin a aftësive të cilat kandidati i ka arritur. Gjithashtu edhe te provimi teorik kandidatit ju nevojiten ti ketë së paku 65 pikë nga gjithësejt 100.

Pas kalimit me sukses të provimit, pjesëmarrësit marrin çertifikatën e provimit të ndihmës së parë dhe ja bashkëngjesin dokumentacionit për provimin për vozitës.