Kompania jonë është themeluar në Mars 2021, me një staf variabël sipas sezonit të frutave edhe perimeve.
Makineri lehtësisht të përshtatura për seicilin prej formateve të nevojshëm kryesisht arkave me dimensione standarte për paleta 1.2m me 1m.
Ne disponojmë të gjitha makinerit për përpunimin e drurit në të gjitha fazat e ndërtimit të arkave, kjo na jep përparësi në pranimin e porosive për formate të arkave edhe jashtë standartit.
Që në fillim të themelimit të kompanis tonë kemi krijuar kontakte me furnitor dhe prodhues të tjerë rajonal të cilët mund të na sigurojnë vazhdimishtë material të lëndës së parë, arka të gatshme nëse nuk i përballojmë dot kërkesën, material të stampuar sipas kërkesës dhe aksesor të tjerë në fushën e amballazhimit të frutave dhe perimeve.
Qëllimi i punës tonë është të mbulojmë tregun e dy prej zonave kryesore të prodhimit te frutave dhe perimeve në Shqipëri, sic është qyteti i Fierit dhe Lushnjes, prandaj edhe vendodhja jonë është në autostrandën Levan – Tepelenë lehtësisht e aksesueshme për klientet dhe furnitoret tanë.
Prioriteti jonë është prodhimi i arkave për luleshtrydhe, por gjithashtu ne jemi shumë fleksibël me klientët për formate të tjerë dhe sigurojmë ngarkimin e kamionëve në çdo orar.