Kam përfunduar studimet Bachelor në Inxhinieri Informatike në vitin 2006.
Më pas, titullin Master në Inxhinieri Informatike e kam fituar në vitin 2011.
Viti 2012 nis me punën time si pedagoge me kohë të plotë pranë Departamentit të Inxhinierisë Informatike, vit në të cilin regjistrohem edhe si studente doktorature.
Studimet e doktoraturës i përfundova në vitin 2016.
Në faqen zyrtare web të Fakultetit gjendet një variant i CV-së time.