Histori-Gjeografi

Projektet këtë vit shkollor në lëndët e Qytetarisë dhe Gjeografisë kishin tematikë kryesisht mjedisin dhe të gjithë komponentët që e përbëjnë atë. Mjedisi dhe ruajtja e tij është përgjegjësi e të gjithëve dhe si e tillë, nxënësit ishin mjaft të kënaqur për të trajtuar një temë të tillë. Qëllimi i projektit ishte që nxënësit të ndërgjegjësoheshin mbi rëndësinë e mjedisit, si një dhuratë e përbashkët, për të cilin duhet të kujdesemi të gjithë, jo vetëm si komunitet, por edhe si shoqëri njerëzore. Nëntemat kanë qenë të larmishme, nga ruajtja e mjedisit, në ndikimin e indusitrisë në mjedis, ekologjia si shkencë, Bashkimi Europian dhe politikat në shërbim të mjedisit etj.

Ndërsa klasat e 11-ta, këtë vit në lëndën e gjeografisë me prof.Nora Gega kanë zhvilluar projektin me temë: “Ndikimet e njeriut në mbrojtjen e mjedisit në Shqipëri” me çështjet e mëposhtme:

  • marrëdhëniet njeri –mjedis;

  • mbrojtja e tokës dhe e ujërave nga ndotja;

  • ndotja e atmosferës, qytetet më të ndotura në Shqipëri;

  • ndryshimet klimaterike, pasojat në mjedis dhe shëndet;

  • shkaqet dhe efektet e ndotjes së mjedisit;

elsa
GJEO, PROJEKT, 2020
markelian
Projekt Gjeografi
Projekt Gjeografi Jori
Qytetari (1)
projekt qytetari copy
Projekt-qytetari.ekologjia