Misioni kryesor i programit të Masterit Profesional në Informatikë të Biznesit është të fuqizojë studentët me një kuptim gjithëpërfshirës të sistemeve të ndryshme të informacionit që mbështesin operacionet e biznesit, duke përfshirë aspekte kritike si siguria dhe lëvizshmëria në aplikacione. Qëllimi ynë është të kultivojmë specialistë të armatosur me njohuri të avancuara të IT-së, të aftë për të përmirësuar procese të ndryshme biznesi.
Bashkohuni me ne për të nisur një udhëtim që ndërthur ekspertizën teorike me aftësitë praktike, duke siguruar që të jeni të përgatitur mirë për një karrierë të suksesshme dhe shpërblyese në fushën gjithnjë e në zhvillim të Informatikës së Biznesit. E ardhmja juaj në përsosmërinë e IT fillon këtu.
Sisteme raportimi
Sisteme Informacioni
Ndërfaqe Përdoruesi
Menaxhimi i Sistemeve te Informacionit (Zgjedhje)
Menaxhim Projekti ne TI (Zgjedhje)
Sisteme raportimi
Raportimi është një proces shumë i rëndësishëm në zhvillimin e një kompanie. Në këtë kurs do të njihemi me mënyrat e ndryshme dhe teknikat e përdorura. Kursi fillon me teknikat e thjeshta të raportimit deri tek teknologjitë e përdorura në sisteme me shumë të dhëna.
Lënda trajton sistemet e ndryshme të bazave të dhënave si njësitë bazë të ruajtjes se informacionit.Trajtohen mënyrat e tërheqjes së informacionit, transformimit dhe arshivimit.Gjithashtu në tematikat e saj përshihet performanca si dhe teknikat e qëndrueshmerisë së lartë të dhënave.
Kjo lëndë i pajis studentët me njohuri rreth fushës së Bashkëveprimit Njeri-Kompjuter, një disiplinë shkencore e cila ka si qëllim të kuptojë bashkëveprimet e njerëzve me teknologjinë dhe të aplikojë këto njohuri në dizenjimin e produkteve të përdorshëm. Temat që do të trajtohen do të përfshijnë metodat si dhe rëndësinë e faktorëve njerëzorë, ndjesive njerëzore, karakteristikat konjektive dhe fizike si dhe aplikim praktik të këtyre njohurive. Gjithashtu nëpërmjet temave që do të trajtohen studentët do të njihen me ciklin e jetës së produktit që përfshin dizenjimin,implementimin dhe vlerësimin duke u përqëndruar tek përdoruesi i tij.
Ky kurs është ndërtuar për të dhëne një pamje të gjerë që teknologjia has në menaxhimin e informacionit. Me rritjen e informacionit, globalizimit të ekonomisë, rritjes së konkurrencës, TIK përdoret si një mjet për të implementuar strategjitë e biznesit dhe për të siguruar përparësi, pra jo vetëm për te ndihmuar në operacionet e biznesit.
Lënda përbëhet nga cikli i leksioneve dhe ushtrimeve që njohin studentin me projektet TI dhe disiplinën e menaxhimit të tyre. Lënda trajton ciklin e plotë të zhvillimit të projektit, të gjithë komponentët përbërës të tij dhe ndalet vecanërisht tek menaxhimi si një instrument i qenësishëm për sigurimin e suksesit të projektit
E-commerce
Analizë biznesi
Hyrje në Kriptografi
Programim Mobile
Provim diplome
Kjo lëndë do të prezantojë tek studenti konceptet bazë të E-commerce. E-commerce, ose tregtia elektronike, përfshin blerjen dhe shitjen dixhitale të mallrave dhe shërbimeve, duke revolucionarizuar metodat tradicionale të tregtisë. Në këtë fushë, ju do të eksploroni se si teknologjia formon sjelljen e konsumatorit, tregjet në internet, sistemet e pagesave dhe vendimmarrjen e drejtuar nga të dhënat. Të kuptuarit e tregtisë elektronike nuk ka të bëjë vetëm me transaksionet; ka të bëjë me shfrytëzimin e sistemeve të informacionit për të krijuar përvoja online efikase, të sigurta dhe të përshtatshme për përdoruesit.
Kjo lëndë do të prezantojë tek studenti konceptet bazë të analizës së biznesit : teknikat e përcaktimit të problemit, aplikimin e modelimeve per identifikimin e problemit, vizionin dhe qëllimin i zgjidhjes së problemit, mbledhjen e të dhënave dhe analizimine tyre si dhe testimin dhe kualitetin. Konceptet e reja që do të trajtohen janë të nivelit teorik dhe praktik.
Lënda merret me përshkrimin, ndërtimin dhe analizën e sistemeve kriptografikë.Jepen disa nga konceptet dhe teknikat e kriptografisë si shkencë dhe disa zbatime të saj në sigurimin e informacionit.
Kursi synon të jape njohuri bazë ne lidhje me teknologjitë e përdorura në komunikimin mobile, shërbimet që ofrohen, si dhe ndërtimin e programeve të përshtatshme për keto pajisje. Lënda është konceptuar në dy pjesë, një pjesë e shkurtër teorike e cila jep informacion bazë në lidhje me infrastrukturën ku operohet dhe pjesa praktike e cila përfshin pjesën kryesore të lëndës. Çdo student që ndjek këtë kurs duhet ketë informacion bazë teorik për të konceptuar më mire ndërtimin dhe funksionimin e programeve dhe sistemeve mobile, por vlera e këtij informacioni del në pah gjatë zhvillimit praktik të aplikacioneve mobile. Kjo është arsyeja pse ky kurs shoqërohet me zhvillimin e një projekti i cili konceptohet dhe punohet nga studentë të ndarë në ekipe pune.