"Mirësevini në faqen zyrtare të Projektit "Përafrimi i politikave kulturore për integrimin në BE - Një rast studimor i Shqipërisë" të Modulit Jean Monnet, të zbatuar nga Universiteti i Tiranës me koordinimin e Departamentit të Historisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Ky projekt synon të adresojë sfidat e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian duke u fokusuar në një nga shtyllat më të rëndësishme: kulturën. Përmes këtij moduli, ne synojmë të afrojmë politikat kulturore të vendit tonë me standardet e BE-së, duke ruajtur dhe promovuar në të njëjtën kohë trashëgiminë tonë të pasur."