Kurset e Gjuhës Shqipe për të Huaj
Organizuar nga Departamenti i Gjuhësisë
Organizuar nga Departamenti i Gjuhësisë
Kurset zhvillohet fizikisht në ambientet e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës
Data e kursit të verës
40 leksione dhe 100 seminare · 16 KFU
Kursi njëvjeçar · 40 KFU
Mësimdhënie të gjuhës sipas niveleve përkatëse;
Leksione mbi historinë, gjeografinë dhe kulturën shqiptare;
Aktivitete social-kulturore, si vizita në muze dhe udhëtime në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Marrëveshje dypalëshe ndërmjet shteteve. Studentët dhe studiuesit aplikojnë pranë Ambasadës shqiptare në vendin përkatës. Emrat i përcillen Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministrisë së Arsimit.
Marrëveshje dypalëshe ndëruniversitare. Aplikimi bëhet nëpërmjet universiteteve partnere.
Vetëfinancim. Tarifa e kursit nuk përfshin akomodimin dhe ushqimin.
Të kuptuarit: kupton fjalë të njohura dhe shprehje të përditshme për veten, familjen dhe mjedisin e afërt, kur flitet qartë dhe ngadalë; kupton lajmërime dhe afishe të thjeshta. Fjalori është shumë i kufizuar.
Të folurit: komunikon thjesht, sidomos kur bashkëbiseduesi i përsërit frazat; bën pyetje të thjeshta dhe përshkruan vendbanimin e të afërmit e tij.
Të shkruarit: shkruan një kartolinë të thjeshtë dhe plotëson të dhëna personale në formular (emër, mbiemër, kombësi, adresë).
Njohuri gramatikore: ka kontroll të kufizuar të strukturave të thjeshta, që i përkasin një repertori të memorizuar.
Të kuptuarit: kupton shprehje dhe fjalor të shpeshtë për veten, familjen, blerjet dhe punën; kap thelbin e njoftimeve dhe mesazheve të qarta; lexon tekste të shkurtra si reklama, menu, orare dhe letra të thjeshta.
Të folurit: kryen detyra të zakonshme që kërkojnë shkëmbim të drejtpërdrejtë informacioni; merr pjesë në biseda të thjeshta dhe përshkruan familjen, banesën dhe profesionin.
Të shkruarit: shkruan shënime dhe mesazhe të shkurtra, si dhe një letër falënderimi shumë të thjeshtë.
Njohuri gramatikore: përdor disa struktura të thjeshta dhe njeh rastet më të thjeshta të përdorimit të emrave, përemrave dhe foljeve.
Të kuptuarit: kupton pikat kryesore të gjuhës standarde mbi tema të njohura (punë, shkollë, kohë e lirë); kap thelbin e disa emisioneve në radio e televizion kur flitet qartë; kupton tekste të përditshme dhe letra personale.
Të folurit: përballon shumicën e situatave gjatë një udhëtimi; bisedon pa u përgatitur për tema të përditshme; tregon ngjarje, ëndrra e synime, si dhe rrëfen një histori, libër ose film.
Të shkruarit: shkruan tekst të thjeshtë dhe koherent mbi tema të njohura; përshkruan përvojat dhe përshtypjet e veta.
Njohuri gramatikore: zotëron elementët bazë të morfologjisë; ka kontroll të mirë gramatikor dhe, edhe me gabime, mbetet i kuptueshëm.
Të kuptuarit: Kupton fjalime, emisione dhe tekste relativisht të gjata për tema të njohura. Zotëron një gamë të gjerë fjalori, por mangësitë e vogla leksikore mund të sjellin ende hezitime.
Të folurit: Komunikon me mjaft spontanitet dhe rrjedhshmëri me folësit vendas. Merr pjesë aktive në biseda dhe arrin të argumentojë e mbrojë pikëpamjet e tij.
Të shkruarit: Shkruan tekste të qarta dhe të hollësishme mbi tema që i njeh, duke arritur të transmetojë informacion dhe të peshojë argumentet pro dhe kundër.
Njohuri gramatikore: Ka kontroll të mirë të morfologjisë dhe sintaksës bëzë. Bën vetëm gabime të rastësishme që nuk pengojnë aspak kuptimin e mesazhit.
Të kuptuarit: Kupton fjalime të gjata, filma, letërsi dhe tekste të specializuara, edhe kur kanë nënkuptime ose nuk lidhen me fushën e tij profesionale.
Të folurit: Shprehet rrjedhshëm dhe spontanisht, pa u menduar për fjalët. Përdor gjuhën me efikasitet për tema të ndërlikuara në marrëdhënie shoqërore e profesionale.
Të shkruarit: Shkruan tekste të strukturuara mirë mbi tema komplekse (ese, raporte). Zotëron fjalor të gjerë që i mundëson mbulimin e çdo mangësie përmes perifrazimit.
Njohuri gramatikore: Zotëron njohuri të avancuara morfologjike dhe sintaksore. Gabimet gramatikore janë shumë të rralla dhe thuajse të padukshme.
Të kuptuarit: Kupton pa asnjë vështirësi çdo lloj gjuhe të folur apo të shkruar, përfshirë tekstet abstrakte dhe komplekse. Zotëron një fjalor tepër të gjerë dhe njeh mirë shprehjet idiomatike e nënkuptimet.
Të folurit: Diskuton lirshëm dhe pa sforcim në çdo situatë. Shprehet me saktësi të lartë, duke përdorur frazeologji dhe duke përcjellë nuanca të holla kuptimore.
Të shkruarit: Harton tekste (letra, raporte, kritika) të qarta, të rrjedhshme dhe të ndërlikuara, duke përdorur gjithmonë stilin e duhur për lexuesin.
Njohuri gramatikore: Ruan në mënyrë të vazhdueshme një nivel të shkëlqyer dhe absolut të korrektësisë gramatikore.
Kursi synon katër shprehi themelore: të shkruarit, të lexuarit, të folurit dhe të interpretuarit. Përdoren tri metoda:
Mësuesi ofron njohuritë dhe rregullat themelore të gjuhës në formë të gatshme drejtpërdrejt për nxënësin
Mësuesi paraqet problemet e ndryshme gjuhësore dhe përfshin nxënësin për t'i zgjidhur ato së bashku
Mësuesi thellon komunikimin përmes bashkëbisedimeve, leximeve të larmishme, përkthimeve dhe punës intensive me fjalorin
Pagesat sipas kursit: