Në kuadër të modulit Jean Monnet “Challenges of social dimensions of the European Integration Process in Albania” (#CASOEUAL), u organizua një vizitë studimore në Kuvendin e Shqipërisë. Takimi u realizua nga Instituti Parlamentar dhe Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, me synimin për të forcuar njohuritë praktike të studentëve mbi rolin e Kuvendit në procesin e integrimit evropian.
Gjatë vizitës, studentët u njohën me funksionet e Kuvendit në përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, mekanizmat e mbikëqyrjes së reformave, si dhe bashkëpunimin me institucionet homologe të BE-së. Në sesionin e diskutimeve, ata ngritën pyetje mbi sfidat e integrimit, ndikimin e euroskepticizmit dhe mënyrat e përfshirjes së të rinjve në proces.
Transformimi digjital në BE, Deklarata Evropiane për të drejtat digjitale, parimet mbi të cilat mbështetet ky proces, digjitalizimi i shërbimeve publike në Shqipëri dhe rëndësia e zhvillimit të aftësive digjitale për mësuesit e ardhshëm ishin disa nga çështjet e diskutuara me studentët në leksionin e mbajtur, në kuadrin e Jean Monnet Module “Sfidat e dimensioneve sociale të procesit të integrimit Evropian në Shqipëri”.
Më 12 Mars kuadër të Projektit CASOEUAL, patëm kënaqësinë të prisnim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Z. Karl Bergner!
Ambasadori Bergner bisedoi me studentë përvojën gjermane në përballjen me të kaluarën naziste pas Luftës së Dytë Botërore dhe rolin e vendit të tij në Bashkimin Europian. Ambasadori diskutoi me studentët rrugëtimin e Shqipërisë në integrimin në Bashkimin Europian,
duke e konsideruar procesin e e integrimit si një procesit të vazhdueshëm transformimesh dhe konsolidimi të demokracisë dhe shtetit të së drejtës për vendin tonë.
Në kuadrin e Modulit Jean Monnet "Challenges of social dimensions of the European Integration Process in Albania" u zhvillua një vizitë studimore e studentëve në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të kuptuar në praktikë funksionimin e procesit të integrimit, strukturën e ministrisë dhe institucionet kryesore të përfshira në proces. Gjatë vizitës studentët u pritën nga Drejtoresha e BE znj. Admira Jorgji dhe Drejtori i Akademisë Diplomatike Z. Florian Nova. Znj. Jorgji mbajti një leksion mbi aspekte praktike të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, hapjen e kapitujve dhe ecurinë e mëtejshme të procesit. Rritja e bashkëpunimit mes universitetit dhe administratës publike u theksua si një aspekt shumë i rëndësishëm për të siguruar mbarëvajtjen dhe suksesin e procesit të integrimit dhe të ardhmen e Shqipërisë në BE.
Më 30 tetor 2024 stafi i projektit CASOEUAL zhvilloi një takim në Tiranë me znj. Olga Martin Gonzales nga zyra qendrore e projekteve evropiane "Jean Monnet", me seli në Bruksel. Takimi kishte në fokus monitorimin, sfidat dhe zhvillimin e mëtejshëm të projektit.
Gjatë vizitës së saj, znj. Gonzales mori pjesë edhe në një leksion hyrës mbi projektin, tashmë në vitin e tij të dytë, ku u mirëpritën studentë të rinj. Leksioni u shoqërua nga një bashkëbisedim i frytshëm me studentët mbi sfidat dhe perspektivat e procesit të integrimit europian.
Në kuadrin e modulit Jean Monnet 2023-2026, "Sfidat e dimensioneve sociale të procesit të integrimit Evropian në Shqipëri" u zhvillua leksioni mbi qytetarinë digjitale. Në të u trajtuan aspekte të transformimit digjital në BE, Deklarata Evropiane për të drejtat digjitale, parimet, mbi të cilat mbështetet transformimi digjital dhe masat e marra në Shqipëri në lidhje me digjitalizimin e shërbimeve publike. U trajtua gjithashtu edhe rëndësia e zhvillimit të aftësive dhe kompetencave digjitale tek studentët e programit të mësuesisë si dhe e sensibilizimit për garantimin e mbrojtjes së të drejtave themelore online apo sigurinë e mjedisit digjital.