I nderuar përdorues,
Ky website synon komunikimin elektronik me studentët që ndjekin modulet e listuar më poshtë.
Në këtë website gjenden:
informacione me fokus fushën akademike;
materiale mësimore lidhur me:
Njohurinë mbi informacionin për të forcuar aftësitë për të gjetur, vlerësuar dhe përdorur informacion;
Analizën financiare për ciklin e studimeve Bachelor;
Financën për ciklin e studimeve Bachelor;
Drejtimin financiar për ciklin e studimeve Bachelor, Master profesional dhe Master i shkencave (M.Sc.);
Metodologjinë e kërkimit në ekonominë e zbatuar për ciklin e studimeve Master i Shkencave (M.Sc.);
Mikroekonominë për ciklin e studimeve Bachelor.
udhëzime apo sugjerime për hartimin e temës së diplomës;
jeta akademike, ku gjenden informacione lidhur me publikimet dhe të tjera të ngjashme;
njoftime të natyrës akademike;
kalenderi i aktiviteteve që lidhet me studentët që frekuentojnë modulet e mësipërme, apo studentët që kam në udhëheqje;
anketa, ku mund ta plotësojnë studentët që kanë frekuentuar orët përkatëse;
mënyra e kontaktit.
"...Në emër të asaj çka keni më të mirën brenda jush,
mos e flijoni botën për të këqinjtë.
Në emër të vlerave që ju mbajnë në jetë,
mos lejoni të shfrytëzohet vizioni i njeriut nga ligësia, poshtërsia dhe mungesa e arsyes...
Mos e vdisni heroin në shpirtin tuaj!"
"Ju flet Xhon Gallati" në "Revolta e Atlasit"
Ayn Rand