Shembulli i meposhtem krijon nje Google Map me qender ne Tirane:
Fillimisht për të paraqitur hartat do të ndërtojmë një faqe në HTML5 duke filluar kodin me :
<!DOCTYPE html>
Më pas vijon kodi i faqes:
<html>
<head>
<title>GIS</title>
<script src="https://maps.googleapis.com/maps/api/js?sensor=false&language=en" type="text/javascript" ></script>
URL - e vendosur në tagun script tregon vendndodhjen e një file JavaScript që load-on të gjithë simbolet dhe definicionet dhe metodat që do të duhen pë të përdorur Google Maps API. Ky tag script është i domosdoshëm në faqe.
Google Maps API përdor si gjuhë të sajën gjuhën e vendosur si gjuhë e preferuar në settings të browserit, duke i shfaqur të gjitha informacionet tekstuale si për shembull emrat e kontrolleve, shënimet e copyright-it, driving directions dhe label-at në hartë në atë gjuhë. Në shumicën e rasteve kjo është metoda e parapëlqyer e zhvilluesave. Ndërkohë që ekziston dhe opsioni i ilustruar më sipër ku vendoset një gjuhë me anë të parametrit opsional language.
<script type="text/javascript">
function initialize()
{
var myOptions = {
zoom: 13,
center: new google.maps.LatLng(41.328071,19.818628),
mapTypeId: google.maps.MapTypeId.ROADMAP
}
var map = new google.maps.Map(document.getElementById("map"), myOptions);
}
google.maps.event.addDomListener(window, 'load', initialize);
</script>
</head>
<body>
<div id="map" style="width:100%;height:400px;"></div>
</body>
</html>
Për të inicializuar hartën , në load-im të window, thërrasim funksionin initialize. Në këtë funksion deklarojmë variablin map si një objekt harte me parametra një container i cili në rastin tonë është një div dhe gjithashtu një objekt me opsione si parametra të hartës. Objekti myOptions përcakton se harta do të ketë si shkallë 13 si pikë qendrore pikën e deklaruar si new google.maps.LatLng(41.328071,19.818628), dhe si tip google.maps.MapTypeId.ROADMAP. Tipe të tjera janë google.maps.MapTypeId.SATELLITE , google.maps.MapTypeId.HYBRID , google.maps.MapTypeId.TERRAIN. Më poshtë jepet nga një shembull për këto tipe.