Si te integrojme PAYPAL ne aplikacionin tone web
Cfare eshte paypal
Paypal eshte nje perpunues pagesash ne internet qe ofron nje nderfaqe per aplikacionet e-commerce per te pranuar pagesa nepermjet internetit, kundrjet nje kostoje per transaksionet e kryera nepermjet paypal.
PayPal vendoset midis aplikacionit tone e-commerce dhe klientit duke i mundesuar klientit te kryeje pagesen per produktet apo sherbimet qe ka perzgjedhur nepermjet sitet tone dhe me pas e ridergon klientin tek site yne dhe e njofton siten tone mbi rezultatin e pagese.
Lexoni informacionin e Wikipedia mbi paypal http://en.wikipedia.org/wiki/PayPal
Si ta integrojme paypal ne aplikacionin tone
Paypal ofron disa menyra per tu integruar me aplikacionet e commerce.
Fillimisht duhet te krijojme nje account ne paypal si Merchant (tregtar).
Ne paypal do te identifikohemi sipas adreses se email me te cilen regjistrohemi.
Pagesat qe na vijne nepermjet PayPal rrisin kreditin tone ne PayPal, te cilin mund ta perdorim per te kryer blerje ne shume site qe pranojne paypal (si ebay, amazon etj) si edhe mund ta perdorim per ti transferuar para nje perdoruesi tjeter te paypal.
Shenim:
Per momentin nuk eshte e mundur qe parate e akumuluara ne paypal te transferohen ne nje llogari bankare ne nej nga bankat ne Shqiperi.
Nese kemi nje llogari bankare ne nje vend tjeter psh Itali , ku mund ti transferojme parate nga paypal.
Per nje informacion me te plote mbi mbulimin me sherbim te Paypal shikoni adresen https://www.paypal.com/worldwide/
Duke qene se kemi te bejme me transaksione financiare(pra qe nuk mund te bejme prova), paypal ka ndertuar nje ambjent testi ne te cilin ne mund te regjistrohemi, te krijojme account fiktive per tregtare dhe bleres dhe te testojme aplikacionin tone nese ai komunikon sakte me paypal.
Pra, perpara se te japim nje shembull te nje faqeje HTML (qe do te gjenerohet nga nje gjuhe skriptimin ne server psh PHP, ASP.NET etj), do t'Ju duhet te krijone nje account si developer.
Per kete shkoni ne https://developer.paypal.com/ dhe krijoni nje account developer.
Pasi te keni krijuat account si developer, logohuni ne siten developer.paypal.com.
Pamja e pare qe do t'Ju shfaqet pasi jeni loguar si developer do te jete:
Nen Test Accounts klikoni Create e preconfigured test account
Dhe krijoni nje account si tregtar duke plotesuar formularin. Kujdesuni qe te vendosni nje fjalekalim qe ta mbani mend , te caktoni llojin e account (Buyer/Seller) dhe ti shtoni disa dollare si kredit. Vini re rrethimet orientuese ne formular:
Pasi te keni krijuar te pakten dy llogari (accounts), nje bleres dhe nje shites, shenojini keto diku dhe behemi gati te ndertojme nje forme qe paraqet npermbajtjen e nje shopping CART qe do te bejme submit ne paypal.
Krijoni nje faqe te re ne kompjuterin Tuaj shop.html dhe fshijeni te gjithe kodin e saj. Beni Copy and Paste Kodin e meposhtem:
<form action="https://www.sandbox.paypal.com/cgi-bin/webscr" method="post">
<p>
<input type="hidden" name="cmd" value="_cart">
<input type="hidden" name="upload" value="1">
<input type="hidden" name="business" value="endrix_1286904227_biz@gmail.com">
<input type="hidden" name="currency_code" value="USD">
</p>
<table width="400" border="1">
<tr>
<td> Kodi Produktit</td>
<td> Emri Produktit </td>
<td> Cmimi</td>
<td>Sasia</td>
</tr>
<tr>
<td><input type="text" name="item_number_1" value="101"> </td>
<td><input type="text" name="item_name_1" value="Kompjuter Desktop"> </td>
<td><input type="text" name="amount_1" value="200"> </td>
<td><input type="text" name="quantity_1" value="5"> </td>
</tr>
<tr>
<td><input type="text" name="item_number_2" value="102"> </td>
<td><input type="text" name="item_name_2" value="Monitor LCD 21"> </td>
<td><input type="text" name="amount_2" value="100"> </td>
<td><input type="text" name="quantity_2" value="3"> </td>
</tr>
<tr>
<td> </td>
<td> </td>
<td> </td>
<td><input type="submit" name="submit" value="Paguaj" > </td>
</tr>
</table>
</form>
Kodi i mesiperm paraqet nje forme e cila per nga emrat e variablave eshte gati per tu bere submit ne Sandbox e paypal per tu perpunuar.
Vini re qe nese duam te vendosim disa produkte perdorimim item_number_x,item_name_x,amount_x,quantity_x
perkatesisht per kodin e produktit apo sherbimit, emrin e produktit apo sherbimit, cmimin dhe sasine.
pra nese duam te shtojme nje te trete do ta shtojme me te njejtat emra por me indeksin 3 ne fund.
Ne pjesen e pare te formes inputet:
<input type="hidden" name="cmd" value="_cart">
<input type="hidden" name="business" value="endrix_1286904227_biz@gmail.com">
<input type="hidden" name="currency_code" value="USD">
perdoren per ti derguar paypal nje informacion per transaksionin e kerkuar:
cmd, qe ka vleren _cart ne kete shembull percakton llojin e transaksionit , ne kete shembull te paguajme nje shopping cart
business, ka vleren endrix_1286904227_biz@gmail.com, qe eshte email i account te shitesit qe keni krijuar ne sandox , perpara se ta provoni kete faqe duhet ta modifikoni kete email me email e account te shitesit qe keni krijuar vete.
currency_code , i tregon paypal ne cilen monedhe eshte transaksioni
Pasi te keni modifikuar email e shitesit, hapeni faqen e sapokrijuar ne browser. Do t'Ju hapet nje forme e ngjashme me formen ne figuren e meposhtme:
Klikoni ne butonin Paguaj, dhe do t'Ju hapet nje faqe si ne figuren me poshte:
Shenim:
-Ne kete moment duhet te jeni te lidhur ne Internet dhe duhet te jeni i loguar ne browser ne developer.paypal.com me accountin Tuaj si developer.
Kjo eshte nje pamje e ngjashme me ate qe do te shohe nje vizitor i sitet Tuaj pasi te klikoje ne butonin Paguaj.
Qe nga kjo pike e tutje duam te testojme eksperiencen e nje kliente me siten tone.
Ne kutine LOG IN TO PAYPAL, vendosni email dhe fjalekalimin e account te bleresit qe krijuar parapakisht dhe klikoni Log In.
Pasi te jete loguar klienti do ti shfaqet nje faqe e cila i kerkon te konfirmoje pagesen per produktet ne liste dhe te klikoje Pay Now per te kryer pagesen.
Figura me poshte ilustron kete hap:
Pasi klienti kikon Pay Now, pagesa kryhet dhe ai merr nje mesazh falenderimi bashke me numrin e transaksionit.
Pas kesaj mbylleni dritaren e browserit. Rihapeni serish dhe logohuni ne accountin Tuaj te developer ne http://developer.paypal.com.
Ne dritaren qe Ju shfaqet, klikoni ne Test Accounts dhe me pas Enter Sandbox site per te verifikuar qe ka kaluar pagesa.
Logohuni me account e shitesit dhe me pas beni log out dhe logohuni me account e bleresit. Tek te dy rastet do te shikoni transaksionin e kryer.
Me poshte eshte nje paraqitje e ngjashme me ate cfare do te shihni tek site sandbox i sejcilit nga account-eve:
Deri me tani ndertuam nje forme ne formen e nje shopping CART qe na mundeson te marrim nje pagese nepermjet paypal.
Kujdes:
Perpara se ta hidhni kete ne siten Tuaj forma duhet modifikuar qe te mos i dergoje te dhenat ne sherbimin e proves te paypal
<form action="https://www.sandbox.paypal.com/cgi-bin/webscr" method="post">
por ne sherbimin normal:
<form action="https://www.paypal.com/cgi-bin/webscr" method="post">
Me poshte eshte nje prezantim mbi menyren e integrimit te paypal si nje gateway pagesash dhe guida e paypal PP_OrderManagement_IntegrationGuide.pdf per integrimin e sistemit te pagesave.
Fokusohuni me shume tek IPN- Instant Payment Notification.
Ndersa PP_SDK_PHP_Guide.pdf , paraqet nje guide per intergrimin e paypal nepermjet PHP.
Payment Data Transfer fshn.ppt - paraqet nje shpjegim mbi menyren e perfshirjes se nderfaqes se pagesave ne aplikacion