YPS 2018

Departamenti i Informatikës organizoi aktivitetin "Këndi i programuesve të rinj", gjatë datave 20 Prill dhe 12 Maj 2018, pranë ambjenteve të Departamentit, me infrastrukturën e vendosur në dispozicion nga Departamenti. 

“Young Programmers Space” është konceptuar si një konkurs midis nxënësve të shkollave të mesme në fushën e programimit, rezultatet e të cilit shpallen automatikisht nga platforma. YPS synon edhe informimin e mësusesve të profilit të Informatikës të shkollave të mesme, mbi programet e studimit dhe  infrastrukturës që Departamenti i Informatikës vë në dispozicion për studentët.

Realizimi i aktivitetit YPS kaloi në disa faza ku fillimisht u mundësua prezantimi i platformës së testimit në mjediset e shkollave të mesme, nga stafi dhe studentët e praktikës së Departamentit të Infomatikës.

Gjatë kësaj kësaj nxënësit patën mundësinë të njihen më konkretisht me plaformën, si edhe të testojnë me anë të saj njohuritë e tyre në fushën e Informatikës. Për këtë arsye, në fund u zhvillua edhe një konkurs midis nxënësve, rezultatet e të cilit u shpallën automatikisht nga platforma.

Në përfundim u shpërndan çertifikata për nxënësit që arritën rezultate më të mira gjatë testimit si edhe çertifikata mirënjohje për mësuesit pjesëmarrës.

Nxënësit me rezultate më të mira: