Objektivat
Gjatë punës së parë të laboratorit, studentët do familiarizohen me kompilatorin Dev Cpp, i cili do përdoret si ambient programimi gjatë laboratoreve dhe demostriimeve ne leksione e seminare.
Lista e objektivave
Njohja me ambientin e programimit
Njohje me funksionalitetet e Dev Cpp
Tipet e të dhënave
Variablat - deklarimi dhe vlerëdhënia
Instruksionet e lexim/shkrimit
Struktura e kushtëzimit if-else
Operatorët(aritmetikë, llogjikë, krahasimit)
Ndërtoni një program në gjuhën C, i cili afishon në ekran mesazhin Miresevini ne gjuhen C!.
Sqarime
Procesi i ndërtimit të një programi në gjuhën C, kërkon përgatitjen e dy komponenteve të rëndësishme që janë:
a. Mjedisi i punës,
b. Konceptimi i zgjidhjes së problemit.
A. Mjedisi i punës në gjuhën C, i referohet përdorimit të një editori teksti, ku do të shkruhet kodi(programi) dhe ruhet më tej në disk.
Shënim Në ushtrimet ilustruese në seminaret e këtij kursi do të përdorim editorin DevCpp.
Editori i instaluar në kompjuter, gjatë zgjidhjes së ushtrimit do të shërbejë për 1) Shkrimin dhe ruajtjen e zgjidhjes, 2) Preproçesimin dhe kompilimin e kodit, 3) Ekzekutimin dhe marrjen e rezultatit.
B. Konceptimi i zgjidhjes së problemit, nënkupton: 1) Përcaktimin e problemit, 2) Përcaktimin e rezultateve, 3) Copëzimin e programit në hapa logjike( përcaktimi i të dhënave hyrëse nëse ka) 4) Ndërtimin e algoritmit 5) Kontrollin e rezultatit(A i jep zgjidhje algoritmi i ndërtuar problemit të dhëne?).
Kodi
/*ushtrimi im i pare ne C*/
#include <conio.h>
#include <stdio.h>
int main(){
printf("Miresevini ne gjuhen C!");
getch();
return 0;
}
Interpretimi i kodit
1. /* ushtrimi im i pare ne C*/ - koment në gjuhën C.
2. #include <conio.h>, #include<stdio.h> - Direktiva preporcesimi që kujdesen për ngarkimin e librarive përkatese të funksioneve që perdorim në program.
3. int main() - Fjala kyçe main e ndjekur nga () është funksion. Main është funksioni kryesor që duhet të përmbahet në çdo program në C.
4. { , } - Kllapat gjarpërueshe {,} tregojnë fillimin dhe fundin e bllokut që përmban kodin burim.
5. printf("Miresevini ne gjuhen C"); - Funksioni printf afishon në ekran mesazhin e vendosur brenda thonjëzave dyshe.
6. getch() - Funksioni getch() përdoret për të mbajtur në ekran rezultatin deri në momentin që përdoruesi shtyp një vlerë nga tastjera.
7. return 0 - Funksioni main kthen një vlerë numerike(fjala kyçe int), return kthen vlerën 0 për main.
8. ; - Tregon fundin e një instruksioni(veprimi).
Krijoni nje programin e treguar me poshte.
Çfarë shtypin instruksionet e mëposhtme, duke menduar se x=2 dhe y=3.
Veçoni rastin kur nuk afishohet asgjë.
Zgjidhje
Kodi
#include <stdio.h>
#include <conio.h>
int main(){
int x=2; int y=3;
printf("%d",x);//afishon 2
printf("\n");
printf("%d",x);//afishon 2
printf("\n");
printf("%s%d","x=",x);//afishon x=2
printf("\n");
printf("%d %d",x,y);//afishon 2 3
printf("\n");
printf("%s%d %s%d","x=",x,"y=",y);//afishon x=2 y=3
printf("\n");
printf("\n");//nuk afishon asgjë, kalon kursorin në rresht të ri
printf("\n");
scanf("%d%d",&x,&y);//nuk afishon asgjë, lexon dy numra të plotë nga përdoruesi
getch();
return 0;
}
Shkruani një program që lexon dy numra të plotë nga përdoruesi dhe afishon shumën, diferencën, prodhimin,herësin dhe mbetjen e tyre.
Kodi
#include <stdio.h>
#include <conio.h>
int main() {
int a,b; //deklaron dy variabla si numra të plotë
int shuma,prodhimi,diferenca,heresi,mbetja;
printf("Jepni vleren a:\n"); //afishon mesazhin brenda thonjëzave dyshe në ekran
scanf("%d",&a); //lexon nga përdoruesi një numër të plotë
printf("Jepni vleren b:\n");
scanf("%d",&b);
shuma=a+b; //mbledh numrat e plotë a dhe b, rezultatin e vendos në variablin shuma
prodhimi=a*b; //shumëzon numrat e plotë a dhe b, rezultatin e vendos në variablin prodhimi
diferenca=a-b; //zbret numrat e plotë a dhe b, rezultatin e vendos në variablin diferenca
heresi=a/b; //pjeston numrat e plotë a dhe b, rezultatin e vendos në variablin heresi
mbetja=a%b; //gjen mbetjen e dy numrave të plotë a dhe b, rezultatin e vendos në variablin mbetja
printf("shuma = %d \nprodhimi = %d\ndiferenca= %d\nheresi=%d \nmbetja=%d",shuma,prodhimi,diferenca,heresi,mbetja); //afishon në ekran vlerat e variablave
getch();
return 0;
}
Shkruani një program që lexon nga përdoruesi dy numra të plotë a dhe b, dhe afishon:
a) sipërfaqen e katrorit me brinjë a,
b) sipërfaqen e drejtëkëndëshit me brinjë a, b,
c) sipërfaqen e trekëndëshit kënddrejtë me bazë a dhe lartësi b.
Kodi
#include <stdio.h>
#include <conio.h>
int main() {
//deklarimi i variablave
int a,b;
int siperfaqeKatrorit,siperfaqeDrejtekendeshit;
float siperfaqeTrekendeshit;
//leximi i vlerave nga tastjera
printf("Jepni vleren a:\n");
scanf("%d",&a);
printf("Jepni vleren b:\n");
scanf("%d",&b);
//llogaritja e sipërfaqeve
siperfaqeKatrorit=a*a;
siperfaqeDrejtekendeshit=a*b;
siperfaqeTrekendeshit=(a*b)/(2*1.0);
//afishimi i vlerave të gjetura në ekran
printf("Siperfaqja e katrorit = %d \nSiperfaqja e drejtkendeshit = %d\nSiperfaqja e Trekendeshit= %f",siperfaqeKatrorit,siperfaqeDrejtekendeshit,siperfaqeTrekendeshit);
getch();
return 0;
}
Të shkruhet një program që lexon një numër të plotë n dhe paraqet në ekran një njoftim ku të tregoj se ky numër plotëpjestohet me 5.
#include <stdio.h>
#include <conio.h>
int main() {
int numri; //deklarimi i variablit numri
printf("Futni nje numer te plote:\n");
scanf("%d",&numri); //lexon nga tastjera numrin
if(numri%5==0) //pyet nese numri plotepjestohet me 5 ose jo
printf("Numri plotepjestohet me 5!");
else
printf("Numri nuk plotepjestohet me 5!");
getch();
return 0;
}
Shkruani një program që lexon 3 numra nga tastjera a,b,c dhe shfaqni në ekran një njoftim nëse këto 3 numra mund të jenë brinjë të një trekëndëshi ose jo.
Kodi
#include <stdio.h>
#include <conio.h>
int main()
{
int a,b,c; //deklarimi i variablave
//lexon nga tastjera vlerat e variablave
printf("Jepni numrin a: \n");
scanf("%d",&a);
printf("Jepni numrin b: \n");
scanf("%d",&b);
printf("Jepni numrin c: \n");
scanf("%d",&c);
/* kontrollon nese plotesohet kushti i brinjeve te trekendeshit,
i cili thote qe shuma e cdo dy brinjeve duhet te jete me e madhe
se e treta */
if(a+b>c && a+c>b && b+c>a)
printf("Po jane brinje te nje trekendeshi!");
else
printf("Jo nuk jane brinje te nje trekendeshi!");
getch();
return 0;
}
Lexoni nga tastjera 3 numra të plotë dhe shfaqni në ekran një mesazh nëse midis tyre ka 2 numra pozitiv ose jo.
Kodi
#include <stdio.h>
#include <conio.h>
int main()
{
int a,b,c;
int count=0;
printf("Jepni numrin a : \n");
scanf("%d",&a);
printf("Jepni numrin b : \n");
scanf("%d",&b);
printf("Jepni numrin c : \n");
scanf("%d",&c);
//pyet nese a eshte pozitive
if(a>0)
count++;
//pyet nese b eshte pozitive
if(b>0)
count++;
//pyet nese c eshte pozitive
if(c>0)
count++;
//pyet nese sasia e numrave pozitive eshte me e madhe baraz me 2
if(count>=2)
printf("Midis tyre ka 2 numra pozitiv!");
else
printf("Midis tyre nuk ka 2 numra pozitiv!");
getch();
return 0;
}