Hyrje
Lënda përbehet nga cikle leksionesh që japin njohuri të zhvillimit të software me metodologjitë dhe teknologjitë e bazuara në web dhe njohuri mbi inxhinierimin e software.
Cikli i leksioneve synon të pajisë studentët me njohuri mbi teknologjitë open-scource për zhvillimin e një aplikacioni në web . Nëpërmjet zhvillimit të një software, si projekt kursi, synohet që studentët të zhvillojnë aftësi të punës zhvilluese në grup, të zbatojnë konkretisht njohuritë e trajtuara gjatë zhvillimit të lëndës për secilën nga fazat e zhvillimit të software, të përballen me trysninë e respektimit të afateve të paracaktuara si dhe të përdorin teknologjitë e trajtuara në leksione/seminare, si HTML, CSS, Javascript, JQuery, PHP, MySQL në zhvillimin e një software me përmasë të konsiderueshme dhe me skenare përdorimi.
Organizimi i Lëndës
Faqja Web e Kursit: Programim në Web [ISPW 1718]
Drejtues të Lëndës: Prof. Asoc. Dr. Endri XHINA, Dr(K). Ana DHËMBI
Orë Mësimore: 2 Leksion/Javë, 1 Seminar/Javë
Niveli dhe Programi i Studimit: Bachelor në Informatikë