AUTO SHKOLLA

Aftësimin teorik dhe praktik për kategorit: AM, A1, A2, A, B, C

Aftësimi i kandidatëve nga lënda e Rregullimit dhe sigurës së komunikacionit (pjesa teorike) përfshin ushtrimin e aftësimin për patent shofer.

DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR REGJISTRIM

Kandidati i cili dëshiron të afëtsohet për kategorinë "B", duhet ti plotësojë këto kushte:

- të ketë mbushur 16 vite

- të posedoj çertifikatën e mjekut

- të ketë letërnjoftim


AFTËSIMI TEORIK DHE PRAKTIK

PJESA TEORIKE

Aftësimi fillon me vijueshmërin e rregullt të kandidatëve në ligjerata të cilat përbëhen prej 40 orë. Pas përfundimit të ligjeratave kandidati mund ti nënshtrohet TESTIT në autoshkollë për atë kategori për të cilën është i regjistruar. Pas përfundimit me SUKSES të testit, kandidatit ju hapet rruga për aftësimin praktik.

PJESA PRAKTIKE

MËSIMIN PRAKTIK MUND TA FILLOJ KANDIDATI

Mësimin nga pjesa preaktike mund ta filloj kandidati për vozitës, i cili paraprakisht ka kaluar me sukses provimin teorik TESTIN në autoshkollë. Kandidati për vozitës gjatë ditës mund ti mbaj 1 apo 2 orë. Ora arsimore zgjat 45 minuta.

Trajnimi teorik (Ligjeratat)

prof. Bekim Kurtishi

Trajnimi teorik kryhet në mjediset e Autoshkollës së zgjedhur dhe përfshin fondin e caktuar të orëve të mësimit teorike dhe ushtrimeve praktike, që parashihet për kategoritë e regjistrimit të kandidatëve AM, A1, A2, A, B, C

Gjatë një dite kandidati mund të ketë maksimum 3 orë të trajnimit teorik (Ligjerata).

Sa i përket ushtrimeve, kandidatët kalojnë nëpër situata reale të komunikacionit dhe në të njëjtën kohë ushtrojnë testet së bashku me Ligjeruesin në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për provimin teorik.

Trajnimi teorik përfshin 13 njësi:

1. Sigurinë e komunikacionit

2. Drejtuesi (vozitësi)

3. Rruga

4. Automjeti

5. Rregullat e komunikacionit

6. Pjesëmarrësit tjerë në komunikacion

7. Sinjalizimi i komunikacionit

8. Transporti i mallrave dhe pasagjërëve

9. Patent shoferi

10. Detyrat e pjesëmarrësve në komunikacion me rastin e aksidenteve rrugore

11. Masat e veçanta dhe autorizimet

12. Shpjegimet teorike të ushtrimeve me mjet në komunikacionin rrugor dhe veprimet e vozitësve në komunikacion në rrugë

13. Pasojat e mosrrespektimit të rregullave në fushën e sigurisë së komunikacionit

Sistem online 24 orë. Për më shum detaje ju lutemi na kontaktoni.

prof. Bekim Kurtishi