Politikat & Strategjia në Turizëm

PREZANTIMI I LËNDËS

Moduli “Politikat dhe Strategjia në Turizëm”, pjesë e kurrikules se Departamentit “Menaxhimi i Turizmit Rural”, zhvillohet si modul i detyrueshëm për studentët e këtij departamenti.

Lënda Politikat dhe Strategjia në Turizëm, ofron një informacion lidhur politik-bërjen në Turizëm. Në programin e këtij moduli, studentet do te gjejnë informacionin e nevojshëm për një numër problemesh qe lidhen me konceptin e politikave turistike, evoluimin e politikave në turizëm, procesin politikave, politikat zhvillimit të turizmit në dimensionet e bashkëpunimi midis aktorëve në turizëm, klaster, inovacioni, burimet njerëzore apo edhe zhvillimi i qëndrueshëm, njohja dhe aftësimi rreth strategjisë dhe përmbajtjes së saj në turizëm etj.

Ky modul do ti shërbejë studentëve por edhe një numri më të gjerë lexuesish për të marrë njohuri teorike dhe praktike rreth politik-bërjes dhe zhvillimit të strategjive.

Disa nga objektivat që synohen të adresohen në përfundim të zhvillimit të kësaj lënde, janë si vijon:

1. Të kuptojnë konceptin e politikave turistike

2. Të njihen me evoluimin e politikave në turizëm

3. Të njihen dhe aftësohen në aspektin e formulimit të politikave në turizëm duke njohur përmbajtjen, strukturën dhe procesin politikave.

4. Të njihen me qeverisjen në turizëm, dhe aktorët e qeverisjes.

5. Të pajisen me informacion dhe teknika lidhur me mënyrat e ndikimit të politik bërësve publik.

6. Të njihen rreth dimensioneve më të rëndësishëm të politikave në turizëm siç janë bashkëpunimi midis aktorëve në turizëm, klaster, inovacioni, burimet njerëzore apo edhe zhvillimi i qëndrueshëm.

7. Njohja dhe aftësimi rreth strategjisë dhe përmbajtjes së saj në turizëm