IWD do të shërbejë si vendgrumbullimi i gjithë grave për të promovuar arritjet profesionale të femrave në teknologji, dhe mbi të gjitha do të shërbejë për krijimin e një komuniteti inspirues dhe fuqizues për të gjithë femrat e TIK. Gjatë eventit ju do të keni mundësinë të dëgjoni histori frymëzuese, të përfshiheni në diskutime teknike, të bisedoni dhe shkëmbeni eksperienca me femra të sukseshme në teknologji dhe mbi të gjitha të FESTONI.