ALBANOLOGJIA

International Journal of Albanology

ISSN: 1857-9485 (Print)

ISSN: 2545-4919 (Online)

UDC: 81

Publisher: University of Tetova, Tetova, Republic of Macedonia

e-mail: seminari@unite.edu.mk

Year of first issue: 2014

Annual issues of the journal: 2 (two)

Revista shkencore "Albanologjia" është një agorë e mendimit shkencor. Ajo boton studime të çmuara nga sfera e albanologjisë, nga autorë të respektuar të hapësirës kulturore dhe shkencore shqiptare e më gjerë. Nëpërmjet punës përkushtuese të autorëve dhe redaktorëve, kjo revistë e ka krijuar njëfarë tradite dhe besojmë fuqimisht se do të jetë referenciale për studentët dhe studiuesit, që si sferë interesimi e kanë albanologjinë.

Revista mund të jetë cilësore falë bashkëpunëtorëve të përkushtuar. Ne e çmojmë këtë përkushtim dhe u jemi mirënjohës atyre që kanë kontribuuar në vazhdimësi për revistën "Albanologjia". Revista sjell studime nga disa disiplina shkencore: gjuhësia, letërsia, historia, etnokultura dhe mediat, nga autorë të respektuar. Studimet e tyre e nderojnë revistën dhe institucionin tonë arsimor, që bën përpjekje madhore për ta krijuar hapësirën që këto vlera të publikohen dhe të shumëfishohen, me qëllim që të komunikojnë sa më shumë me lexuesin tonë.

Revistat mundësojnë mbartjen e dijes, kujtesës, përvojës njerëzore nga njëri brez në tjetrin, prandaj është detyrim yni që t’i ruajmë ato. Ne do të vazhdojmë përkrahjen me këtë ritëm të revistave të shumta shkencore që botohen nga Universiteti i Tetovës, gjithmonë duke e ruajtur respektin për autorin, studiuesin, shkencëtarin. Do të vazhdojmë që të punojmë me bindjen se ajo që mbetet është fjala e shkruar, sepse ajo arrin të komunikojë jo vetëm me lexuesin e sotëm, por edhe me lexuesin e së nesërmes.

Right of use: The entire text of the publications published on the website, can be used free for personal or educational purpose, with regard for the copyrights of the authors and the publishers. The scholars and the students who use the electronic text shall specifically indicate in their papers the origin of the bibliographic datum from the journal issue.