HOME


 Mirësevini!

Mirësevini në këtë faqe modeste! Mirësevini në Departamentin e Inxhinierisë së Burimeve Minerare! Mirësevini në Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave! Mirësevini në Universitetin Politeknik të Tiranës! Është nder dhe kënaqësi të jesh pjesë e stafit akademik të të vetmit Universitet inxhinierik në Shqipëri. 

Kam mbaruar Fakultetin e Gjeologjisë dhe të Minierave në vitin 1989 në degën e Inxhinierisë së Minierave. Menjëherë mbas mbarimit të Fakultetit jam emëruar asistent pedagog pranë Katedrës së Minierave (sot Departamenti i Inxhinierisë së Burimeve Minerare). 

Më 10 maj 1996 kam mbrojtur gradën shkencore "Doktor". Më 3 prill 2001 kam fituar titullin akademik "Profesor i Asociuar" dhe më 3 prill 2007 titullin akademik "Profesor". Kam zhvilluar e vazhdoj të zhvilloj, kryesisht me studentët e Inxhinierisë së Burimeve Natyrore, lëndët: "Hapja e Punimeve Nëntokësore", "Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit", "Mbrojtja e Mjedisit dhe Siguria në Punë", etj.






Comments