Praktika Profesionale (Inxhinieri Kompjuterike - FIEK)

Lajmërim

Lajmërohen studentet absolventë të drejtimit “Inxhinieri Kompjuterike”, të cilët kanë paraqitur provimin në lëndën “Praktika Profesionale”, se provimi do të mbahet më datë 26 Nentor (e hene) me fillim prej orës 11:15 në Kabinetin 528.

Në ditën e provimit studentët duhet të sjellin me vete një kopje origjinale të kontratës dhe një kopje fizike të seminarit.

Nga mësimdhënësi i lëndës,

Në vijim janë paraqitur udhëzimet dhe shënimet në lidhje me procedurat për kryerjen e praktikës profesionale për studentet e Departamentit të Kompjuterikes në FIEK:

  • Hapi 1: Regjistrimi online për lëndën Praktika Profesionale (më poshtë është linku për regjistrim)
  • Hapi 2: Kontrata duhet të plotësohet dhe shtypet në tri kopje (Linku për shkarkimin e kontratës së paplotësuar),
  • Hapi 3: Kopjet e kontratës nënshkruhen dhe vulosen nga personi mbikëqyrës në organizatën në të cilën kryhet praktika profesionale
  • Hapi 4: Më pastaj kopjet e kontratës nënshkruhen nga koordinatori i praktikës profesionale në Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterik në FIEK (Dr. Techn. Kadri Sylejmani, prof. ass.)
  • Hapi 5: Kopjet e nënshkruar vulosen te referenti në FIEK
  • Hapi 6: Një kopje dorëzohet të organizata ku kryhet praktika profesionale, ndërsa dy kopje të tjera mbesin në posedim të studentit deri në përfundimin e praktikës profesionale
  • Hapi 7: Në muajin Qershor 2018 do të ketë një termin të caktuar ku studentet do të prezantojnë në lidhje me punën e bërë gjatë kryerjes së praktikës profesionale. Vini re: Në këtë ditë duhet të sillet edhe njëra prej kopjeve të kontratës për t’u dorëzuar të koordinatori, e cilat më pastaj do të dorëzohet te referentet për t’u futur në dosjen përkatëse të studentit
  • Hapi 8: Për të treguar të arriturat gjatë punës praktike duhet të punohet një punim seminarik sipas formatit në përcaktuar në fajllin e bashkangjitur në këtë ueb faqe (Linku për mostrën e punimit seminarik )

Shënim 1: Studentet inkurajohen që të hulumtojnë mundësitë për të gjetur me vetë iniciative ndonjë organizatë ku do të mund të kryhej praktika profesionale në fushën Inxhinierisë Kompjuterike. Vini re: Personi përgjegjës/mbikëqyrës në organizatën ku kryhet praktika profesionale duhet të jetë i diplomuar në lëmin e Inxhinierisë Kompjuterike apo të ngjashme.

Shënim 2: Studentet që nuk kanë gjetur ndonjë organizatë apo kompani për të kryer praktiken profesionale, le të shkruajnë “NONE” në fushën përkatëse të formularit për regjistrim, në mënyrë që më pastaj koordinatori të hulumtoj mundësinë për të gjetur një organizatë, i cili më pastaj do t’ju njoftoj për e-mail-it.

Linku për regjistrim: Kliko këtu për t’u regjistruar

Shënim 3: Konsultimet për lëndën do të mbahen çdo të Hëne në ora 10:00 - 10:45 në kabinetin 528 (kontakti përmes e-mail-it në zenun.kastrati@uni-pr.edu, jo përmes telefonit).

Shënim 4: Nëse, nuk është e mundur që praktika profesionale të përfundohet deri në muajin Qershor 2018, atëherë do të ketë termine shtese ne çdo afate te provimeve.

Shënim 5: Lista e disa prej kompanive/organizatave, në të cilat studentët e viteve të mëparshme kanë kryer praktiken profesionale:

  • ASSECO SEE
  • CACTTUS sh.a.
  • Comtrade Computers
  • GMDS (Global Media Distribution Services)
  • Hekurudhat e Kosovës
  • INET
  • Iskra Medica
  • KEK
  • Logistics Plus
  • N. Sh. DataProgNet
  • PBC SHPK
  • ProCredit Bank
  • SAMIRISOFT, Istog
  • UNICEF
  • Federata e Karatesë së Kosovës
  • Inter Adria
  • ITS - Information Technology Services
  • Pearl & Cherry
  • Raiffeisen Bank Kosovo
  • GMDS shpk
  • Innovations Center Kosova
  • Kujtesa Net
  • InfraPlus
  • Sindikata e Algoritmeve te Pavarura - SAP
  • Milingona
  • Telekomi i Kosovës
  • Zombie Soup
  • Southeast Solutions LLC
  • CllenCode
  • Policia e Kosovës
  • Niart SHPK
  • Aeroporti i Prishtinës
  • Abidat GMBH
  • Time Frame
  • TriggerApps
  • BKT Banka
  • Spitali Amerikan
  • Prosperoware
  • Apps People
  • Etj.