Tekste & Tutoriale

"Almooc.com" ose Albanial MOOC është platformë edukative që bashkëpunon me profesorë të dalluar të botës shqiptare për t'ju ofruar klasë "online" të gjithëve FALAS. Kurset aktuale: mbi 20 kurse të gjuhës angleze (foljet, përemrat, parafjalët, mbiemrat, homonimet etj.); 8 kurse të matematikës (klasët V-XII) dhe 6 kurse të programimit (Java, C#, HTML, CSS, slicing, PHP). Autorë: Artan Bunjaku, Betim Ismaili, Ridvan Aliu, Ridvan Bunjaku dhe Qazim Aliu.

"Edukimi në Matematikë" është koleksion falas i video-kurseve online për mësimin e matematikës. Aktualisht janë kurset për klasën V, VI, VII, VIII, IX, X, XI dhe XII. Autor: Artan Bunjaku.

"C# shkurt e shqip" është kurs hyrës në C#, në formatin online me video-udhëzime detale. Temat përfshijnë: krijimi i projektit në Visual Studio, shkruarja e kodit dhe debug-imi, format Windows dhe format Web. Autor: Ridvan Bunjaku. Platforma: C#, Windows Forms, Web Forms.

Ndërto një website prej fillimit në mbarim është kurs online me video-udhëzime detale për ndërtimin e web-faqeve. Shembulli i përmban: navigacionin, reklamën (header), blloqet për shërbimet, forma e kontaktit dhe fundi i faqes (footer). Autor: Betim Ismaili. Platforma: HTML, CSS & JavaScript.

1 kafe me Java është kurs hyrës ku shpjegohen konceptet bazike përmes një shembulli simpatik praktik. Temat përfshijnë: krijimi i algoritmit dhe kodimi i tij, hyrja dhe dalja interaktive, dhe refaktorimi i kodit për lexueshmëri, ripërdorje dhe estetikë më të mirë. Autor: Ridvan Bunjaku. Platforma: Java.

Unë jam koder është grup i kurseve falas për fillestarë në programim. Kurset aktuale janë: "1 orë kodim", "Ndërto lojën tënde brenda 1 ore" dhe takimi javor i drejtpërdrejtë me instruktorin. Autor: Ridvan Aliu. Platforma: HTML & JavaScript.

Postimi automatik i artikujve nga ASP.NET MVC në Facebook e shpjegon procesin detalisht. Autor: Rexhep Kqiku. Platforma: .NET.

Tutorial në PHP përmban informacion për stringjet, numrat, vargjet, pointer-at, kushtet, unazat, funksionet, linqet, format, cookies, sesionet, headers, include, bazat e të dhënave dhe mysql. Autor: Driton Haxhiu. Platforma: PHP & MySQL.

PHP tutoriale në gjuhën shqipe është grup i artikujve që shpjegojnë aspekte të ndryshme të programimit në PHP. Temat përfshijnë Hyrje në PHP, include, include_once, require, require_once, OOP etj. Autor: Tahir Hoxha. Platforma: PHP.

Kanuni i programimit në web është përmbledhje e gjerë e zhvillimit të softuerit për web, me shpjegime detale të koncepteve hyrëse në lëmitë kryesore. Temat përfshijnë: HTML, Skica (Wireframe), CSS, hyrje e përgjithshme në programim, JavaScript, OOP dhe DOM. Autor: Driton Haxhiu. Platforma: HTML, CSS, JavaScript.

Hyrje në C dhe C++ përmban informacion për historinë e gjuhëve, mënyrën e programimit, IDE-të dhe disa koncepte e programe hyrëse. Autor: Aldo Ziflaj. Platforma: C dhe C++.

Inkorporimi i PHP kodit në HTML është hyrje në PHP për fillestarë. Shembujt përfshijnë kombinimin e PHP me HTML, vargjet (matricat, array), lidhja me bazë të shënimeve dhe leximi nga ajo, dhe leximi nga fajlli JSON. Autor: Tahir Hoxha. Platforma: PHP & MySQL

Hyrje në Python i përmban udhëzimet për instalimin e Python-it dhe programin shembull Ushtrime Matematikore. Autor: Aldo Ziflaj. Platforma: Python.

Dizajnimi i algoritmave paralelë e trajton dizajnin dhe analizën e algoritmave paralelë. Temat përfshijnë: Modelimi i llogaritjeve paralele; Teknikat paralele algoritmike; Veprimet bazë në vargje, lista dhe pemë; Grafet; Klasifikimi (Sortimi); Gjeometria kompjuterike dhe Algoritmet numerike. Autor: Lirim Bytyqi.

Inteligjenca artificiale (AI) është një pasqyrë përshkruese për këtë lëmi. Temat përfshijnë: historia, fushat kërkimore, veglat, aplikimi, përparësitë dhe të metat e AI. Autor: Dardan Aliu. Platforma: Inteligjencë Artificiale.

Programimi në Prolog për Inteligjencë Artificiale i përmban zhvillimet kryesore në AI duke e ruajtur qasjen e qartë shpjeguese. Temat përfshijnë gjuhën Prolog (sintaksa, listat, operatorët, backtracking etj.), aplikimin në Inteligjencë Artificiale (strategjitë e kërkimit,  grafet, sistemet eksperte, mësimi i makinës, lojërat) dhe disa shembuj hyrës të kodeve burimore. Zgjodhi dhe përktheu: Ridvan Bunjaku.

Unazat është një shkrim që e shpjegon konceptin e unazave apo cikleve (loops). Temat përfshijnë unazat while, do-while dhe for, si dhe ilustrimin e algoritmeve me bllok-diagrame dhe me kod në Java. Autor: Dardan Aliu. Platforma: Java.

Kriptosistemet asimetrike me çelës publik flet për enkriptimin me çelësa publikë e privatë. Temat përfshijnë: kriptosistemet simetrike e asimetrike, kriptoanaliza, kriptosistemi i ElGamalit dhe ai i bazuar në problemin e çantës. Kodi i bashkangjitur e demonstron kriptosistemin e Elgamalit. Autor: Armend Hoxha. Platforma: Java.

Programimi i Orientuar në Objekte në C++ - Programi i orientuar në objekte paraqet një formë natyrore të veprimeve që ndërmerren gjatë zgjidhjes së problemeve të ndryshme me kompjuter. Shfrytëzuesi i një objekti nuk ka nevojë ta dijë përbërjen e brendshme të tij. Kjo i ngjan, p.sh., shfrytëzimit të orës, ose ngarjes së veturës, pa i ditur pjesët përbërëse dhe mënyrën e funksionimit të tyre. Temat përfshijnë: numërimet, strukturat, klasat, pointerët, referencat dhe fajllat. Autor: Agni Dika. Platforma: C++.

Instalimi dhe konfigurimi i Apache, MySQL, PHP dhe XAMPP - Temat përfshijnë instalimin në Windows dhe Linux, sigurinë e skriptave php në serverin apache, sesionet dhe .htaccess. Autorë: Elvaris Gjinali dhe Emin Krasniqi. Platforma: Apache, MySQL dhe PHP.

Vargjet në Java - Në këtë dokument shpjegohen konceptet e vargjeve (arrays), deklarimi i tyre, inicializimi, qasja nëpër elemente, gjatësia e vargut dhe vargjet dydimensionale. Autorë: Elvaris Gjinali dhe Dardan Aliu. Platforma: Java.

Bazat e Programimit në C++ - Materiali i përfshirë në libër është shkruar ashtu që lexuesi t'i bëjë hapat e parë në mësimin e gjuhës programuese C++, e cila gjendet në përbërje të pakos me programe Microsoft Visual Studio .NET. Temat përfshijnë: hapat e parë në C++, elementet e gjuhës C++, leximi dhe shtypja, degëzimet, unazat dhe funksionet. Autor: Agni Dika. Platforma: C++.

Programimi në C# me Microsoft.NET është tutorial hyrës për C# dhe .NET. Temat kryesore janë Strukturat, tipet e të dhënave, variablat, numërimet, operatorët dhe shprehjet, degëzimi, unazat, klasat, vektorët (vargjet) dhe ndërlidhja me databazë. Autore: Fatbardha Abazi. Platforma: C# dhe MS SQL.

Algoritmet, njohuri themelore me programe në C++ - Njësitë mësimore në libër janë organizuar ashtu që materiali i përfshirë brenda tyre të jetë sa më i afërt për të gjithë ata të cilët fillojnë të punojnë me kompjuter. Temat përfshijnë llogaritjen e shumës, prodhimit, faktorielit; vektorët, matricat, fushat tridimensionale, seritë e pafundme, numrat kompleksë, tabelimi i funksioneve, mesataret dhe devijimet, integrimi numerik dhe ekuacionet diferenciale. E falënderojmë profesorin për lejimin e publikimeve dhe për kontributin e madh në aktualizimin e programimit. Autor: Agni Dika. Platforma: Algoritme dhe C++.

Ushtrime në Java (1) është pjesa e parë e ushtrimeve në Java.

Ushtrime në Java (2) i ka edhe dy kapituj tjerë të ushtrimeve në Java.

Kodi komplet është manual praktik i konstruksionit të softuerit. Konsiderohet si libri me praktikat më të mira të programimit nga bota akademike dhe industriale e softuerit

Strukturat e të dhënave në C++ i përpunon disa struktura të shënimeve, si stack-ët, queue-të (radhët), listat e lidhura dhe drunjtë binarë të kërkimit - dhe implementimin e tyre konkret në C++
Comments