Mirë se erdhe!

Në këtë sofër të dijes për zhvillimin softuerik mund të gjesh dhe shkëmbesh materiale për zhvillimin e softuerit dhe kode burimore shqip. Ftohen zhvilluesit e softuerit, publikuesit, përkthyesit dhe të gjithë personat relevantë t'i dërgojnë publikimet e tyre te Ridvan Bunjaku në rbunjaku@hotmail.com. Publikime potenciale, ndër të tjerat, janë zgjidhjet e vogla të zhvilluara për qejf, punimet seminarike, projektet në fakultet, artikujt e tutorialet për zhvillim softuerik, punimet e diplomës apo të master-it, dhe çkado tjetër që ty të duket se takon këtu.

 Web-faqja është financiarisht jofitimprurëse dhe e hapur për të gjithë.
Kërkohen anëtarë të rinj që do të kontribuonin si kontribues dhe/apo editorë.

Në vijim janë materialet më të reja, të renditura prej të rejave kah të vjetrat.
Për të gjitha materialet, shih menynë djathtas.

Kodet e reja Publikimet e reja
  • ApPiano në Firefox OS është aplikacion për piano elektrike që përkrah instrumente dhe loop-a dhe që e demonstron zhvillimin e aplikacioneve për sistem operativ në pajisje mobile përmes simulatorit. Bashkangjitur është kodi burimor, dhe udhëzimet për instalim dhe ndryshim apo zgjerim të programit me instrumente dhe loop-a të reja. Platforma: HTML, CSS, JavaScript, Mobile, Firefox OS. Autorë: Aldo Ziflaj dhe Aleksandër Koko.

  • BinaryToDecimalGUI i konverton numrat binarë në decimal përmes dritares grafike. Autor: Durim Kryeziu. Platforma: C#.

  • MySQLSchemaToPHPClass është klasë e thjeshtë që mund të përdoret kur krijoni klasa PHP nga skema e bazës së shënimeve (MySQL), p.sh. për ORM. Klasa është e përshtatshme për arkitekturën MVC. Autor: Erzen Komoni. Platforma: PHP & MySQL.

  • Mikrotik Scanner është skriptë që shërben për të gjetur Routera/Servera të cilët e shfrytëzojnë si sistem operativ Mikrotik'un. Skripta dërgon kërkesë në portet 23 në IPnë e dhënë, e lexon versionin e Mikrotikut të gjetur dhe opsionalisht i ruan rezultatet në fajll. Autor: Kreshnik Hasanaj. Platforma: Python.

  • Gomoku është një zgjërim i lojës së njohur 'Tic Tac Toe' me X dhe O në tabelën  20x20.
    Autor: Shpend Bajgora. Platforma: Java.

  • Asociacioni e paraqet vizualisht lojën me asociacione dhe hapjen graduale të kutive deri te zgjidhja përfundimtare. Mund të krijohen dhe përdoren asociacione sipas dëshirës. Autor: Kushtrim Pacaj. Platforma: Java.

  • Shenjat e komunikacionit është aplikacion për testimin e njohjes së shenjave nga vozitësit apo kandidatët e auto-shkollës. Në fund të testit jepen rezultatet. Autor: Dardan Xhymshiti. Platforma: Java.
  • Ndërto një website prej fillimit në mbarim është kurs online me video-udhëzime detale për ndërtimin e web-faqeve. Shembulli i përmban: navigacionin, reklamën (header), blloqet për shërbimet, forma e kontaktit dhe fundi i faqes (footer). Autor: Betim Ismaili. Platforma: HTML, CSS & JavaScript.

  • Unë jam koder është grup i kurseve falas për fillestarë në programim. Kurset aktuale janë: "1 orë kodim", "Ndërto lojën tënde brenda 1 ore" dhe takimi javor i drejtpërdrejtë me instruktorin. Autor: Ridvan Aliu. Platforma: HTML & JavaScript.

  • 1 kafe me Java është kurs hyrës ku shpjegohen konceptet bazike përmes një shembulli simpatik praktik. Temat përfshijnë: krijimi i algoritmit dhe kodimi i tij, hyrja dhe dalja interaktive, dhe refaktorimi i kodit për lexueshmëri, ripërdorje dhe estetikë më të mirë. Autor: Ridvan Bunjaku. Platforma: Java.

  • Modeli OSI e trajton anën teorike mbi konceptet themelore të modelit OSI dhe shtresave të tij. Për ndërtimin sa më të lehtë të rrjetave, puna duhet të ndahet në detyra të veçanta më të thjeshta. Teknologjitë e shumta që ofron rrjeti ndahen në shtresa, ku secila prej tyre është përgjegjëse për disa detyra. Autor: Albert Spahiu.

  • Sistemi i faturimit A2Billing në Asterisk flet për implementimin e A2Billing për softuerin e telefonisë Asterisk. Temat përfshijnë: telefonia VoIP, përshkrimi i Asterisk-ut, sistemi i menaxhimit të PBX dhe platforma e kartelave thirrëse. Autor: Emin Krasniqi.

  • Postimi automatik i artikujve nga ASP.NET MVC në Facebook e shpjegon procesin detalisht. Autor: Rexhep Kqiku. Platforma: .NET.

  • Tutorial në PHP përmban informacion për stringjet, numrat, vargjet, pointer-at, kushtet, unazat, funksionet, linqet, format, cookies, sesionet, headers, include, bazat e të dhënave dhe mysql. Autor: Driton Haxhiu. Platforma: PHP & MySQL.
Subpages (2): Editorët Kontribuesit

ftesaPërPublikim()

Manifesti për Zhvillimin Agjil të Softuerit