shkenc Teknologji
Updated Jul 6, 2014, 8:48 AM
Gjithqka rreth informatikes
Use template

Të dhënat me shpejtësi prej 3 Gbps nga poqi elektrik


3 Gbps nga poqi elektrik

Shkencëtarët në Fraunhofer Heinrich Hertz Institute (HHI) në Gjermani kanë arritur me sukses të bartin të dhënat me shpejtësi prej 3 Gbps duke shfrytëzuar LED poçet standarde në laborator.

Në mjedis real, në panair, me teknologjinë e njëjtë kanë arritur të bartin të dhënat me shpejtësi prej 500 Mbps. Kjo teknologji e cila i bart të dhënat përmes dritës që mund të shihet (VLC), ose LiFi, po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje me rritjen e popullaritetit të ndriçimit LED. Trupat ndriçues LED mund të manipulohen sikurse edhe cilado komponentë tjetër elektronike, gjegjësisht thjesht mund të ndizet ose fiket me shpejtësi të madhe. Bartja e të dhënave bazohet në të njëjtat principe sikurse edhe WiFi, gjegjësisht në vend të transmetuesit WiFi, shfrytëzohet poçi LED, ndërsa në anën pranuese gjendet fotodetektori në vend të antenës.

Për të arritur shpejtësinë prej 3 Gbps, shkencëtarët kanë krijuar brezin frekuencor prej 180 megahercësh në tri poçe LED me ngjyra të ndryshme. Përparësitë kryesore të komunikimit LiFi janë mundësia e shfrytëzimit në hapësirat nuk ka ngulfatje të madhe të radio sinjaleve, si panairet dhe ngjarjet tjera të ngjashme, si dhe në vendet ku shfrytëzimi i pajisjeve me radio transmetues është i ndaluar, si spitalet dhe avionët. Në Fraunhofer theksojnë edhe që LiFi do të mund të përmirësojë privatësinë, pasi që përhapja e sinjalit mund të pengohet lehtë me material jotransparent.


Comments