Prezantime nga psikiatria - Çrregullimet e personalitetit

Nga Dr Valdete Alidema Serreqi, psikiatër

 

Personaliteti mund te definohet si tersi e tipareve emocionale dhe te sjelljes qe e karakterizojnë një person ne jetën e përditshme. Ne kondita te zakonshme është relativisht stabil dhe i parashikueshëm

 

Kur shndërrohen tiparet e personalitetit ne çrregullime te personalitetit?

Kufiri nuk është i qartë , por në përgjithësi kjo ndodh kur tiparet e personalitetit janë aq të papërshtatshme dhe jo fleksibile sa qe vështirësojnë jetën profesionale dhe sociale ose i shkaktojnë  vështirësi subjektive personit.

Njerëzit qe i mbartin këto çrregullime etiketohen si “te këqij” ose te “te shtrembër”.

Përpara këto çrregullime janë quajtur si psikopati ose karakteropati

Cilat janë karakteristikat e përgjithshme te çrregullimeve te personalitetit?

Çrregullimet e personalitetit janë përgjigje te palëkundshme dhe te keq-përshtatura ndaj stresit.

Janë globale ato ndikojnë pothuaj se ne te gjitha fushat e jetës se personit
Njerëzit me çrregullime te personalitetit ne përgjithësi mendojnë se problemi nuk qëndron tek ata por ne mjedisin rrethues psh “askush nuk me kupton mua ose te gjithë kërkojnë me më  pengu ose me i prish planet e mia”

Pjesa me e madhe e këtyre çrregullimeve nuk shoqërohen me simptome psikotike, por mund te ndodhin episode te shkurtra psikotike

Pjesa me e madhe e personave me çrregullime te personalitetit janë ne kontakt me realitetin.

Shumica e personave me çrregullime te personalitetit nuk shqetësohen nga sëmundja meqë këta persona besojnë se janë ne gjendje te mire emocionale, kështu qe ata asnjëherë nuk kërkojnë trajtim. Mirëpo ata qe i detyrojnë t’i vizitojnë institucionet e shëndetit mendor janë familja dhe miqtë.

Personat me çrregullim te personalitetit  bëjnë qe me sjelljet e tyre si trillimet, gënjeshtrat, mashtrimet ti nevrikosin të tjerët kështu qe kane mundësi te braktisen nga njerëzit e afërt.

 

Çrregullimet e personalitetit  ndahen ne tri grupe

 

Grupi A - Me tipare te çuditshme ose ekscentrike: paranoid, skizoid, skizotipik

Grupi B - Me tipare dramatike, emocionale ose e paqëndrueshme: histrionik, antisocial, Border-line

Grupi C - Me tipare anksioze përfshin ,opsesivo kompulsive, shmangës, vartës

Te tjerë: Pasiv agresiv,

 

Çrregullimi paranoid i personalitetit

 

Personat me këtë çrregullim personaliteti karakterizohen me dyshim te vazhdueshëm dhe mosbesim te pa baze ne njerëzit ne përgjithësi –Te tjerët e shfrytëzojnë e lëndojnë ose e mashtrojnë. Zakonisht janë armiqësor, iritabil dhe te zemëruar.

Karakteristik esenciale e këtij çrregullimi është tendenca për te interpretuar veprimet e njerëzve tjerë si te paramenduara, çmendura dhe kërcënuese.

Personat me këtë çrregullim mendojnë se do te jene te lënduar nga te tjerët  ne një fare mënyre shpesh e vene ne dyshim pa justifikim lojalitetin dhe besnikërinë e miqve, Gjithashtu janë xhelozë (patologjik) duke vene ne dyshim pa justifikim besueshmërinë e bashkëshortit apo partnerit seksual.

I eksternalizojnë emocionet e tyre, u atribuojnë te tjerëve  impulset dhe mendimet qe ata janë te pa afte t’i pranojnë për vetveten. Kane vështirësi te shprehin emocione te ngrohta dhe te tolerojnë idenë se varen nga njerëzit tjerë. Ne situata sociale lëne përshtypjen si efikas por shpesh gjenerojne frike ose konflikt me te tjerët.

 

Çrregullimi skizoid i personalitetit  

 

Karakterizohet me tërheqje sociale.

Personat  me këtë çrregullim shihen nga te tjerët si ekscentrik (te çuditshme) te izoluar ose te vetmuar.

Personat me këtë personalitet lënë përshtypje se janë te ftohet dhe rrinë menje ane, janë te rezervuar, shume pak te përfshire ne ngjarjet e përditshme dhe brengosjen për te tjerët. Pra këta persona duken te qete te distancuar te tërhequr dhe asocial. Ne jetën e tyre ka pak nevoje për lidhje emocionale me te tjerët, kane pak miq,  dëshire te paket seksuale apo jeta sex. mund te ekzistoje ekskluzivisht ne fantazi. Kryesisht gjejnë pune ku janë me te vetmuar ku ka pak ose nuk ka fare kontakt me te tjerët dhe te cilat për te tjerët janë me te vështira,p.sh si roje nate, ose te mbyllur pas rafteve te bibliotekave.

 

Çrregullimi skizotipik i personalitetit

 

Personat me çrregullim skizotipik janë tepër te çuditshëm bile edhe për laikun. Te menduarit magjik, idetë e çuditshme , idetë e referencës , iluzionet dhe fenomenet e derealizimit janë pjese e botes se tyre te përditshme.

Ne këtë çrregullim, te menduarit dhe komunikimi janë te çrregulluara. Bota e tyre e brendshme mund te jete e mbushur me raporte te gjalla imagjinare dhe frika dhe fantazi fëmijërore. Mund te besojnë se kane fuqi speciale. Mund te pranojnë se kane iluzione perceptive do te thotë i keqinterpretojnë objektet .Te folurit e këtyre personave mund te jete shume i çuditshëm dhe te ketë kuptim vetëm për ta.

Kur janë nen strese mund te dekompensohen dhe kane simptoma psikotike por këto zgjasin shkurt. Ne raste te renda anhedonia dhe depresioni mund te paraqiten .10%  e rasteve bëjnë suicid.

 

Çrregullimet histrionike të personalitetit

 

Karakterizohen me sjellje dramatike dhe ekstravagante. Shoqërues i këtij prezantimi madhështor është shpesh paaftësia te mbaj lidhje te thella dhe qe zgjasin,ky çrregullim shpesh quhet dhe histerik.

Shfaqin shkalle te larte te sjelljes se sëmurë me te cilat tërheqin vëmendjen, kane tendence te ekzagjerojnë mendimet dhe ndjenjat duke bere qe gjithçka te tingëllojë me e rëndësishme se qe është. Nëse nuk janë ne qendër te vëmendjes apo nuk vlerësohen, qajnë aludojnë.

 

Çrregullimet narcistike të personalitetit

 

Personat me këtë çrregullim karakterizohen me ndjenjën e larte te vetë-admirimit, ndjenjën e madhështisë dhe te vetë-rëndësisë, p.sh ekzagjeron arritjet dhe talente, pret qe te njihet si superior, i pa krahasuar me arritje tjera.

E konsiderojnë vetveten si specialë dhe presin trajtim special. Kriticizmin keq e menaxhojnë dhe mund te zemërohen ne ata qe i kritikojnë ose mund te shfaqin indiference ndaj tyre. Duan mënyrën e tyre, shpesh janë ambiciozë dëshirojnë fame dhe pasuri.

Nen brendinë e gjithë kësaj qëndron vetë-respekti  i ulët, pasiguria, dhe inferioriteti qe mbahet nga lëvdatat qe vinë nga rrethi.

Shume te vështirë për trajtim. Janë vulnerabilë ndaj krizave mesatare jetësore. Prevalenca 1%.    

 Home Relaksim Prezantime Psikiatria dhe religjioni Komentet e lexuesve Link 

 

Çrregullimi antisocial i personalitetit

 

Karakterizohet me veprime te vazhdueshme antisociale apo kriminele por nuk është sinonim për kriminalitetin. Me tepër është paaftësi për sjellje konform normave sociale qe përfshin shume aspekte te zhvillimit. Këta persona paraqiten si normal, por historia e tyre zbulon çrregullim te funksionimit jetësor. Gënjeshtrat, ikja nga shtëpia, përleshja fizike, abuzimi me substanca dhe aktivitete tjera ilegale janë prezentë ne fëmijërinë e këtyre personave. Demonstrojnë mungese ankthi ose depresioni çka nuk përputhet me situatën e tyre dhe shpjegimi i tyre për sjelljen antisociale ben qe ata te duken si pa mend. Kërcënimet për suicid dhe preokupimet somatike mund te jene te shpeshta. Shpesh e impresionojnë observuesin me inteligjencën e mire verbale. Janë manipulativ, abuzues fizik kryesisht ndaj partnerit, apo fëmijës së tyre. Edhe klinicistet me te mire mund te mashtrohen nga këta pacientë. Këta pacientë nuk paraqiten ne mjediset e kujdesit te shëndetit mendor, por ka mundësi te përfundojnë ne gjyqe, burgje dhe ne pavijonet e urgjencave. Rastet kur ata paraqiten ne klinika te shëndetit mendor ndodhin pasi sillen kundër dëshirës se tyre ose pasi përpiqen t’i shmangin pasojat legale te një veprimi te kohëve te fundit.

 

Çrregullimi kufitar i personalitetit (Borderline)

 

Fjala kufitar tregon kufirin ne mes te simptomave psikotike dhe neurotike. Kjo do te thotë se shumica e këtyre pacienteve lëvizin brenda dhe jashtë psikozës. Kur e humbin lidhjen me realitetin, çrregullimi merr formën e halucinacioneve dhe deluzioneve te qarta Me shpesh psikoza karakterizohet me gjendje disociative , derealizim dhe depresonalizim. Mirëpo këto episode janë te shkurtra dhe zgjasin disa minuta deri disa dite  dhe ne përgjithësi shfaqen si përgjigje ndaj stresit. Sjellja e këtyre personave është e pa parashikueshme, natyra e dhembshme e jetës se tyre reflektohet ne përsëritje te veprimeve vetë-dëmtuese.

 
Çrregullimi i personalitetit shmangës

 

Shfaqin hiperndjeshmëri, ndjeshmëri ekstreme ndaj mospranimit nga te tjerët  çka qon ne tërheqje nga  jeta sociale, nuk janë asocialë, ata kane dëshire te madhe për miqësi dhe shoqëri por janë te turpshëm dhe kane nevoje për garanci te fuqishme , pranim pa kritik. Referohen si persona qe kane kompleks te inferioritetit. Ndihen te pa sigurt dhe me mungese vetëbesimi, kane frikë te flasin në publik ose te kërkojnë diçka nga te tjerët sepse janë shume te vëmendshëm (hipervigjilentë) ndaj refuzimit (mospranimit).Refuzimi i ndonjë kërkese te tyre ben qe te tërhiqen edhe me tepër dhe te ndihen te lënduar Ne sferën emocionale zakonisht pranojnë punët anësore. Nuk kane shokë.

 

Çrregullimi vartës i personalitetit

 

Karakterizohet me vartësi dhe sjellje submisive (imponues ose falënderues jashtë mase).

Janë te pa afte qe te marrin vendime pa këshilla te shumta dhe risigurim nga te tjerët. U shmangen pozitave me përgjegjësi dhe janë anksiozë nëse u kërkohet te marrin rol udhëheqës. Nuk dëshirojnë te jene vetëm.

Pesimizmi vetë-dyshimi pasiviteti dhe frika me i shpreh ndjenjat seksuale agresive e karakterizojnë personalitetin vartës. Psh: Një burrë abuziv, mashtrues apo alkoolist mund tolerohet për periudhë te gjate me qellim te mos-prishjes se lidhjes martesore. Funksionimi ne pune është i dëmtuar për shkak te paaftësisë me punu ne mënyrë  te pa varur dhe pa  mbikëqyrje. Raportet sociale janë  te kufizuara me personat ndaj te cilëve janë te varur. Janë te rrezikuar nga depresioni kur humbin personin nga i cili janë te varur.

 

Çrregullimi obsesivo kompulsiv i personalitetit

 

E karakterizojnë perfeksionizmi i jashtëzakonshëm dhe rixhiditeti ne emocione, sjellje dhe mendime.

Janë te preokupuar me detale, rregulla strikte, tepër pedantë, janë pa disponim, moralizojnë shume kritikojnë, janë këmbëngulës me qëndrimet e tyre dhe janë dorështrënguar. Mendohet se këta persona i janë nënshtruar disiplinës se forte prindërore prandaj e shfaqin ketë çrregullim.

 

Çrregullimet e personalitetit pasiv agresiv

 

I rezistojnë rregullave për funksionim social dhe profesional, rezistenca shfaqet ne mënyre indirekte ndërsa pasojat janë joefikasiteti social ose profesional. Agresiviteti pasiv me se shpeshti shprehet përmes harresës (ka harru me ba atë pune) heshtjes, komfortësisë, mosefikasiteti i qëllimshëm.

 

Cilët janë shkaktarët e këtij çrregullimi

 

Shkaktarët e këtij çrregullimi janë te shumte dhe asnjeri nga keta faktor nuk vepron si i vetëm, por sëmundja vjen si rrjedhe e bashkëveprimit te tyre.

Lëndimet perinatale , gjenetike, encefalitet, lëndimet e kokës, abuzimet  fizike dhe seksuale në fëmijëri.

 

Trajtimi i çrregullimeve te personalitetit

 

Trajtimi i çrregullimeve te personalitetit nuk është vetëm detyrë e institucioneve mjekësore, respektivisht shërbimeve psikiatrike. Në trajtim duhet te marrin pjese edhe institucionet tjera p.sh. ato sociale respektivisht tërë shoqëria. Përvoja ka treguar se ambienti punues dhe social mire i organizuar, zgjedhja e punës ne mënyrë te drejtë si dhe trajtimi dhe ndihma përkatëse, te një numër i madh i këtyre pacienteve ndihmon ne arritjen e rezultateve te kenaqeshme.

Pacientët me çrregullim te personalitetit rralle hospitalizohen. Indikacionet për trajtim spitalor ekzistojnë ne rastet kufitare, tek sjelljet antisociale si dhe ne rastet e përcjella me abuzim te alkoolit.

Psikoterapia përfshin metoda dhe teknika siç janë: psikoterapia psikodinamike, mbështetëse dhe e sjelljes. Disa kategorive te pacienteve iu përgjigjet edhe terapia grupore dhe familjare.

 

Psikofarmakoterapia

 

Aplikohet kur vjen deri te përkeqësimi i këtyre gjendjeve patologjike te përcjella me çrregullim psikik si edhe te komplikimet serioze p.sh. te episodet e shkurtra reaktive psikotike, çrregullimet afektive, sëmundjet e vartësisë.

Zakonisht përdoren doza te lehta të antipsikotikëve, antidepresivëve dhe anksiolitikëve.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
                                                                                                kthehu
Comments