Mendimi i urtë


Mendimi i urtë

 

O mendim i urtë

            Sa më vjen keq që je lënë dorësh

            Skutash, andej ku lihen gjërat e panevojshme

            Aq fshehtë sa edhe po t’iu duhesh nuk do të të gjejnë...

 

Po ti sërish urtë

Nuk proteston

Një fjalë s’e thua- ndoshta mediton thellë...

As të shfaqesh nuk do

përshtypje s’të bën skena marroqe...

Mendon urtë: Kjo nuk është koha ime.

As vendi

E as kuvendi.

 

Por koha për ty nuk ekziston

Ekziston nevoja për ty;

Ashtu si bimës shiu kur thahet etje

Ashtu si të sëmurit ilaçi kur dergjet

Si fëmijës qumështi...

 

Por miku im, o mendim i urtë,

I çuditshëm është ky fenomen:

Etjen e bimës përcakton bujku,

E i sëmuri nuk merr barëra pa kuptuar se është sëmur,

E as nëna nuk i jep sisë fëmijë pa qarë...

 

Po për ty! A thua kush duhet të mendoj?!

 

Edhe çka duhet të ndodhë që ti të kërkohesh?!

 

Pyes:

Çka nëse bimës i mungon bujku?

Çka nëse i sëmuri nuk e kupton kurrë se është i sëmurë?!

Çka nëse fëmija nuk qanë?!

 

As guxoj të dëgjojë përgjigjen tënde.

Ndoshta, kështu si unë veprojnë edhe të tjerët,-

Nuk kanë guximin.

 

Copyright ©2011 Të githa të drejtat e autorit janë të rezervuara

 

<div xmlns:cc="http://creativecommons.org/ns#" xmlns:dct="http://purl.org/dc/terms/" about="http://creativecommons.org/choose/results-one?q_1=2&q_1=1&field_commercial=n&field_derivatives=n&field_jurisdiction=&field_format=Text&field_worktitle=Mendimi+i+urte&field_attribute_to_name=poezi&field_attribute_to_url=author%27s+site&field_sourceurl=&field_morepermissionsurl=&lang=en_US&n_questions=3"><span property="dct:title">Mendimi i urte</span> (<a rel="cc:attributionURL" property="cc:attributionName" href="http://creativecommons.org/choose/author's site">poezi</a>) / <a rel="license" href="http://creativecommons.org/licenses/by-nc-nd/3.0/" mce_href="http://creativecommons.org/licenses/by-nc-nd/3.0/">CC BY-NC-ND 3.0</a></div> 







Comments