Bungu dhe hija e tij

Bungu dhe hija e tij

 

Nuk do të duhej të ishim sikur ai, që për një moment, derisa rri nën hijen e një bungu të madh, ndjen të dridhurat e freskisë mu në mes të gushtit.  I mërzitur nga kjo ndjenjë, në vend që të ndërrojë vend e të gjejë rreze dielli për t’u ngrohur e pret atë me mjaftë mëllef. Pas një kohe, duke e ndierë ngrohtësinë, i vjen një kënaqësi satisfakësioni deri në atë masë sa mund të thotë ‘kjo është jetë’. Po kjo nuk i shkon edhe aq gjatë dhe në fakt pasi një kohe relativisht të shkurtër, disi si në mes kënaqësisë dhe një ndienie se po ju bëhet paksa si shumë nxehtë, fillon të merakoset. Por kur i bëhet si shumë nxehtë, ngaqë i pa bërë rehat, e shikon diellin si me nervozizëm.  Meqë ai nuk ja vë veshin, ky i mësuar t’i lajë hesapet, merrë pushkën dhe gjuan pingul për ta vërarë atë, por, pasi që nuk e arrin, si shenjë përgjegjie nga ky shënjim i mirë, po e njëjta mbetje plumbi ju kthehen atij si një  përgjegjie nga dielli ‘Ore tutkun, ore kopuk. Unë nuk jam bungu. Me mua pak më ngadale’


Attribution — You must attribute Poezi to Bungu dhe huja e tij (with link).

Comments