Poezi:Vargu, mjeshtri e rrallë


Për  yllin e ndritshëm

 

 

Gjurmë të rrugës së drejtë-

 Gurët,

          kthinat,

                   gropat

-mbi vete ajo mban-

                                    Djersët,

                          rrudhat,

                  thinjat.

 

 

Kurthe  ka

Fjalët,

           epshet,

        mallkimet,

rrugëtimit dielli me vapë i rri mbi kokë

i bën sprovë-

natën hëna nuk i bën dritë

-për inati

 

Me të tallet djalli

Këmba këmbën ia ndjek

Fjalë pise i flet, prek impulsin e saj shtazor

Ti duket e bardhë e zeza...

 

E di, zor e ka rrugës të eci

Nëse nuk e sheh diku yllin e saj

Për dritën e së cilit është nisur…


Rexhep Hasani


Përmbajtja

Mendimi i urtë, Rexhep Hasani
Bungu dhe hija e tij, Rexhep Hasani
Showing 0 items
OwnerDescriptionResolutionComplete
Sort 
 
Sort 
 
Sort 
 
Sort 
 
OwnerDescriptionResolutionComplete
Showing 0 items
Comments