Ne‎ > ‎Rexhep Hasani‎ > ‎

Ligji i reciprocitetit

Ligji natyror i reciprocitetit

Rexhep Hasani

'Sa më e varfër të jetë një shtëpi dha sa më të hequr keq të jenë anëtarët e kësaj shtëpie, aq më të shëndetshëm dhe më të mëdhenj janë minjtë e saj'. Kështu ndodh edhe me atë popull që është i varfër dhe
ka skamja të madhe por politikanët e
vendit janë shumë të pasur dhe të majmë.

Zakonisht nëpër shtëpitë e varëfëra edhe macet janë ngordhalaqe dhe pa kthetra sa as që guxojnë t'i sulen minjve, mu sikur policia e një vendi të varfër dhe plot korrupcion, edhe pse shohin qartë krimin nuk kanë guxim t'i sulen krimbërsit. 

Kombinimi më i keq në këso raste është kur macja e miu bëhen bashkë...


'Nuk duhet kërkuar guximi në një vend ku ligjin ka në dorë i forti, sepse të fortit thonë se për herë 'pullat i binë marë'. 
Ligjin nuk duhet ta ketë në dorë as i drejti, nëse ai është i dobët. Atë duhet ta ketë në dorë i drejti i fortë.

Nëse i zoti i shtëpisë i fut paratë në xhepin e shpuar e sidomos kur ato i vijnë jo nga puna e tij nuk është shumë e çuditshme që anëtarët e shtëpisë mos t'i besojnë edhe më tutje kur ai bën thirrje që t'i binden thirrjes për tubim të parave në një vend. 

Një popull nuk mund të bëhet më kombëtar se sa të zgjedhurit e vet. Sado që ata mund ta urrjenë udhëhqësinë, një pjesë e mirë e urrjetjes duhet ta ndjejë edhe nadj vetes, tek e fundit pjesë e saj ësthë edhe vet, qoftë ta ketë votuar qoftë jo. Duke qenë kjo lidhshmëri kaq e ngushtë s'do mend se nëse udhëheqësi ka shpuar xhepin e tij që edhe populli të mos hedhë pra në atë xhep, por edhe më keq, ata imitojnë 'të zgjedhurt' shpojnë xhepat e tyre dhe përëpiqen të gjejnë burimet për 'mbushjen' e tyre. Këtu vlen ligji i famshëm i reciprocitetit: Nëse 'të zgjedhurit' mbush xhepat nga populli, edhe populli do që xhapat e tyre të mbudhen nga 'të zgjedhurit'.







 

 

Comments