Ne

    Falenderoj nga zemra nxënësit e mi të cilët me kaq entuziazëm e pritën këtë nismë për një mësimdhënie më bashkëkohore. Veçnarisht do t'i përgëzoja ata të cilët pranuan që të jenë bashkëpunëtorë të mi për ta ndërtuar atë, për aq sa na lejon kjo hapësirë e vogël neti, që ky sajt të duket sa më atraktiv. 

    Falenderoj në radhë të parë Florim Salihun, të cilin do ta shquaj si dizajner dhe korigjues i shumë gafave të mia. Ai po ashtu ka zhvilluar një hapësirë të veten te FAQE NETI PËR NXËNËS, në emrin e tij, duke postuar materiale të cilat ai ka menduar se janë të vleshme. Unë e inkurajoj që ai të vazhdoj edhe më tutje dhe posaqërisht të ndalet më tepër te punët origjinale të tij, sepse konsideroj se ka mjaft diapazon dije e cila duhet të proklamohet me mjaft kreni.
   
    Fiola Rushiti, një punëtore e pa zë. E gatshme të japë kotributin e saj në çdo sferë të punës. Me përpjekjet e saj, ajo ka arritur që ta paisë bibliotekën e sajtit me tituj librash e materiale të tjera. Ajo me diapazonin e saj të bollshëm të dijes, është e gatshme të jap shumë sygjerime dhe shumë e aftë të bëjë punë të pavarur. Sikur të keni kohë e t'i shihni punimet e saj dhe të Medina Brahahës, vetë do të jeni dëshmitarë të asaj që po e themë këtu. Unë i drejtohem me shumë përjegjësi ju lexues të dashur, që në kokat tuja, edhe pse të stërmbushura me shumë halle e punë personale, megjithatë duhet t'i mbani mend këta dy emra. Një ditë mund të thoni... hëm, kam dëgjuar për to.

    Edhe Medina Brahaj ka kontribuuar duke përzgjedhur tema mjaft interesante që lidhet me kulturën tonë. Thellë në përulejet e saj mund të shohësh se si pulëson vullneti dhe fuqia e hekurt për të mahnitur secilin profesor që i jep mësim, dhe krejt kjo, jo sa për të marrë nota, por për të ngritur dijen e saj, të cilën e kërkon aq me etje.  

Po ashtu falenderoj edhe Kreshnik Fekën, i cili po ashtu ka vënë një sasi materiali si KURIOZITETE po në hapësirën e lejuar për nxënësit. E inkurajoj që ai të vazhdoj të shkruaj, sepse duke e njohur natyrën e tij, ai ka një potencial të hap tema si njëri tjetër dhe që po ashtu është i gatshëm të japë edhe kontribut produktiv po në ato tema të mundshme.

Nga Medina, Fiola, Florimi, Kreshniku e të tjerët si Egzon Bajrami, Donjeta e Alberti pres që të vazhdojnë edhe më tutje, sepse duke qenë bashkëpunëtorë të mi, po ashtu janë nën optikën e secilit që klikon mbi këtë sajt dhe se kjo na bën përgjegjës dhe të obliguar që të krijojmë një pasqyrë të mirë për veten tonë dhe një përshtypje të mirë për vizitorin.


    'Një tregtar i mirë kurrë nuk e lëshon myshteriun pa blerë diçka' Kjo rregull duhet të na prek edhe ne.


    Rexhep Hasani
Subpages (2): Isuf Rizani Rexhep Hasani
Comments