Biblioteka‎ > ‎

Zog' ii qjejve

Në vend parafjale

 

ZOG´ I QIEJVE

  Këng´e lasht´e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak...

  Do t´j-a marr që sot e tutje si bilbil parëverak,

  Që nga fund´ i vetëvetes do këndoj një mall të ri:

  

  Brenda tufës së junapit që mbleroj me kaq stoli,

5 Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq zë qan nër fletë,

 Këng´ e ti më ngjan kulluar posi këng´e Zotit-Vetë.

  E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpije kryet

  Dh´ i ngreh sipër-e-më-sipër gjer sa qafa ment i thyet.

  Asohere-e ndjej si dridhet më një zë pa shëmbëllim,

10 Asohere-e ndjej si foli: Të jam falë, — o Zoti im!

  E pastaj i ulet gusha më-përposh-e-më-përposh,

  I venitet me-nga-dale syri-i qarë-e bukurosh.

  Ay sheh që nëpër fletë me vështrimin e çuditur

  Ndaj çkëlqen ner mijë gjyra Vënd´ i ti ku pati sbritur,

15 E pra ja q´i mbylli sytë, e që gojezën e hapi:

  Tungjatjeta! tungjatjeta! Vënd o Vënd ku çel junapi!

  

  Haj! bilbil, se Vëndi jonë ka liqere-e anë delesh,

  Nëpër bimëzat e tyre po vërrej si qan e tretesh;

  Po dëgjoj prej largësire, si nër male-e si nër fusha,

20 Si nër kopshte jargavanësh dhemshurisht të fryet gusha;  

E çdo lis që mban të gjelbër, e çdo pemë-e çdo rakitë,

  E çdo bar i lulëzuar ças-pas-ças t´i ndjen çuditë...

  Ti këndon, o zog i pastër, ti këndon, këndon përherë,

  Pa pushim të del nga zemra vaj´ e tingëllit të mjerë;

25 Ti vajton me zë të fshehur, se një zjarr kupton në gji.

  Dheut! ah dheut të përtëritur sot i falesh përsëri!

  E si rron në gji të dherit dit-për-ditë-a nat-për-natë,

  Gjir´ i dherit ku rreh jeta te fal breng e përgjërate:

  Se prej mallit që të thyen përmes pamjeve të tija,

30 Mun në fund të zemrës s´ate ritet fshehur dashurija,

  E si ritet prej së fellash, më një ças fillon të nisë

  Kënga jote-e papandehur q´ është fjal´ e dashurisë.

  Ajo ngrihet... ngrihet... ngrihet... dhemshurisht e duke qarë  Pastaj sbret e parpalitet si një fluturëz e vrarë.

35 E kështu ti qan pa rreshtur bukuritë-e dashuritë,

  Prej qëpallës së përlotur të pikon një pik´ e ngritë.

  

  Asohere kënga jote shuhet dyke psherëtitur;

  Ti fillon Va rrahish mëndjen, e buçet me shpirt të mitur

  Se ç´gëzim përjetësije! E se ç´mall! E ç´dëshirime

40 Te pat falur dashurija në të qarët e një grimë!

  Prej dëshirës së zhuritur q´ i dhe këngëvet, o zog,

  Rrodhi vesa mëngjezore përmi lule borsilog...

  Përmi lule ku rreh djelli ndrin me zjarr si pikë loti,

  Zjarri fërfëllon e ngrihet gjer ne djelli, gjer ne Zoti...

45 Ti e sheh... dh´ aq fort të tundet fund´ i zembërës së gjo  Aqe fshehur të thëthijnë lartësirat qiellore,

  Sa, t´u ngritur me vetijen më-përpjetë-e-më-përpfetë,

  Si mendim me hov te letë valon qiejve ti vetë:

  Ha! ç´ të zotërovi Drita! Ç´ të përshkoj një Gas i ri!

50 Seç të ndjell një Frymë-e largë tej nëpër paanësi!...

  Nër paanësi të ndrijnë yjt´ e ndezur varg-e-varg:

  Ti me mall të paqetuar fluturon larg-e-më-larg...

  

  — Që nga bota njerëzore, ku këndoj me shpirtin plot,

  Prit-e, prit! se po t´afrohet Zog´ i Qiejvet, o Zot!

55 Fal-i Këngëtor-finoshit Gas të Thjeshtë mun në gji:

  Posi lot në reze djelli ndrit e ne Përjetësi!

 

 

 

Comments