Biblioteka‎ > ‎

Vegimi i Laurës

Vuajtjet e dashurisë

 

Paqe, jo, nuk gjej, e luftë s’kam me njëri,

Kam frikë e shpresë, digjem e akullojë,

Në qiell fluturoj, por prapë në tokë rri,

S’përqafoj kënd e botën në krah pushtoj.

 

Rob i saj jam, s’më kyç as jep liri,

S’më do për vete e lakut s’i dredhoj,

S’më vret e prangat më lë kjo dashuri,

Të gjallë s’më do e s’mundem t’i shpëtoj.

 

Shikoj pa sy, gjuhë nuk kam e bërtas,

E dua të vdes, por me ‘i here kërkoj ndihmë;

Vetën urrej, ndërsa të huajin dua.

 

Dhimbja më ushqen e vaji më del me gazë;

As jeta, as vdekja s’më pëlqejnë një grimë,

Në këtë gjendje jam nga ti, o grua!

Comments