Biblioteka‎ > ‎

Plaku dhe deti, fragment

Ernest Heminhuej

Plaku dhe Deti (fragment)

  1. Pas sulmit të parë që i bëjnë peshkaqenët plakut, ai përgatitet për mbrojtje më të fortë. Gjendja psikologjike e tij është mjaft e tendosur, ndërsa ajo fizike shkon drejt rënies. Ndaj, pyetja e parë që të lind vetiu, është: Ku e gjen ai plak tërë atë fuqi sa të mposhtë “përbindëshat e detit”?
  2. Tani puhia ish e freskët dhe varka shkonte përpara me shpejtësi. Ai vështronte vetëm pjesën e përparme të peshkut dhe zuri të ketë shpresë.
  3. “Është marrëzi të humbasësh shpresën”, mendoi. “Jo vetëm, por besoj se është mëkat. Mos mendo për mëkatin. Ke mjaft probleme të tjera përveç mëkatit. Të them të drejtën s’kuptoj shumë nga mëkate
  4.   “Nuk i kuptoj dhe nuk jam i sigurt në i besoj. Mos bëra mëkat që vrava peshkun? Besoj se bëra mëkat, ndonëse këtë e bëra për të mos vdekur nga uria dhe për të ushqyer me të shumë njerëz. Në është kështu, atëherë çdo gjë është mëkat. Kot që të rrish e të mendosh se çfarë s’është mëkat. Tani është tepër vonë të mendosh për gjëra të tilla; me mëkatet le të merren ata që paguhen për këtë punë. Ti ke lindur për të qenë peshkatar, ashtu siç ka qenë edhe ati i Di Maxhios të madh.
  5. Por i pëlqente të mendonte për te gjitha, midis te cilave ishte kredhur dhe, meqë s'kishte ç'te lexonte dhe s’kishte  as radio, mendonte për shumë gjëra duke përfshirë këtu dhe mëkatin. "Ti s’e vrave peshkun për t'ua shitur të tjerëve dhe për të jetuar", mendoi ai. "Ti e vrave nga kryelartësia dhe sepse je peshkatar. Ti e doje këtë peshk kur ishte i gjallë, edhe tani e do. Kur e do dikë, s'është mëkat në e vrafsh. Apo ndoshta është një mëkat edhe më i madh?"
Comments