Biblioteka‎ > ‎

Dhija dhe gomari

Lexo tekstin:

Njëherë një njeri kishte një dhi e një gomar. Dhia ia kishte lakmi gomarit për ushqimin me bollëk që i jepnin dhe thoshte se ai tani përpiqej duke rrotulluar gurin e mullirit e mandej duke bartur barrën. Prandaj e këshilloi që të shtirej se është ulok dhe të gremistet në ndonjë hendek, e me këtë mënyre t'i japin pushim. Ai u besoi këtyre fjalëve dhe pasi u rrezua në lëndinë, u lëndua. I zoti thirri veterinarin dhe iu lut për ndihmë. Veterinari i tha të marrë mushkëri dhie e t'ia japë gomarit si ilaç për t'u shëruar. Therre, pra, dhinë dhe shëroje gomarin.

Comments