Shkrime‎ > ‎

Unë dhe Fausti përballë tundimit dhe djallit - Floriana Hysenaj

                              Unë dhe Fausti përballë tundimit dhe djallit

Do doja ta shoh botën ashtu sic ënderroj, me një qetësi, me ritëm, me djallëzi e drejtësi, pa egoizëm e me fuqi. Dua ta shoh veten me maturi para një tundimi, ta shoh veten me një triumf që mua më zgjon e djallëzinë e tundon.
Djall, sa rënd sa trishtim tingëllon, të bën për vete, të shtyn me tërë fuqinë e tij të bësh atë që asnjëherë s’do ta bëje, të bën qyqar në kulm të mjerimit, të jep një fund që s’përfundon. Eshtë shumë i pakapshëm për ne, na lë në mes të një zjarri që në asnjërën anë nuk mund ta fikim, shfaqet tundimi që të qon deri tek ai, ku kjo është pika që ai kërkon, të bëhemi mu si ai, të bëjmë së bashku gjërat e pakapshme.
Unë ëndërroj të pamundurën shpeshherë dhe dëshiroj ta provoj, por e vërej në realitet se mungon vetëbesimi që Faustin përfaqësonte, sepse ai kërkoi nga dija e tij mbi dijen se nuk kënaqej asnjëherë me atë që e arrinte, kërkonte atë që nuk e bënte, fshehtësitë e natyrës e te gjithësisë.
Fausti i doli ballë djallit se ishte i mbushur që sado nga ato që i shfaqi nuk nxori asgjë, atëherë ia shiti shpirtin djallit, të provojë atë që nuk e kishte përjetuar. Ai e dinte se njeriu duhet të ketë motivin që me atë të synoj dhe veten ta përvetësoj, por jo të mbështetet vetëm në atë që përballet, në atë që e stopon, por të jetë i motivuar edhe mbi dashurinë. 
Unë po të isha në vendin e Faustit do t’i humbja të dyja, por edhe veten, nuk do ta ndjeja atë vetëbesim sado që do ta doja të pamundurën, të shfaqja të pashfaqurën, të tregoja të patreguarën , por prap trumfoi ai se nuk hyri me një egoizëm, por i hyri me pasqyrimin e të mirës, të bukurës, të përkryerës. Dhe kuptova se përballë tundimit do tejkaloja disi, por përballë djallit në asnjë mënyrë. Fausti nuk e duroi regjimin e asnjërit, e i përfitoi të dyja dhe doli fitimtarë duke lënë gjurmë në kohën e tokën ku jetoi.
Do vazhdoj të mendoj të pamundurën, por edhe dua të besoj se me kohën përballë tundimit do të fitoj vetëbesim të duhur.

                                          
                                                                                                                 Floriana Hysenaj
Sajti për nxënës.

Për të githë ju që dëshironi të shkruani dhe të postoni materiale:

Duhet:

1. Ta propozoni materialein, punën tuaj
2. Të punoni së paku me një mik tuajin
3. Të mos jetë material i vjedhur
4. Nëse propozoni për një material të vyer, atëherë duhet treguar adresa dhe autori

Shkruani në hasani.rexhep@gmail.com

Ta begatojmë dijen tonë.

Dokumente

Dokumente me rëndësi për mësim.


Kalendar

Kalendari ynë.




Projekte

Projektet tona me rëndësi!


Faqe neti të nxënësve

Set up your student pages here and let students blog their way to success!.



Lajmërimet

Announce classroom wide messages with the announcements page.



Detyrat!

Keep track and enter all important classroom assignments here.  Never forget another assignment.




Video dhe Fotografi

Post great classroom videos and pictures in this location.  YouTube videos, Picasa web albums and more are just a few options.


Comments