Shkrime‎ > ‎

Proverba

‘Shkollës më së paku i lejohet të prodhojë budallenj e nëse nuk mund të prodhojë të mençur, të paktën duhet t’i prezantojë dhe t’i zbatojë rregullat e veta’.

 

Shkolla është institucion që në radhë të parë ka për detyrë t’ua prezantojë pjesëmarrësve rregullat e lojës së saj, më pas ngritjen e dijes sipas këtyre rregullave.

 

Ajo që më së paku i lejohet asaj, është të prodhojë pamençuri dhe shprehi të këqija të pjesëmarrësve.

 

 Një lojë, sado e thjeshtë që mund të jetë, duhet t’i ketë rregullat e saj, në mënyrë që pjesëmarrësit të dinë kur fitojnë e kur humbasin.

 

Fituesi duhet ta ndjejë fitoren  e humbësi, humbjen. Nuk ka më keq se sa në zgjoin për mjaltë të prodhohet ndyrësira.

 

Shija e mirë e gjellës zgjon oreksin edhe te i vdekuri (anoreksit).


Attribution — You must attribute Proverba to letersi (with link)

Comments