Shkrime‎ > ‎

Arfi Mahmuti

Libri i  autorit Arif MAHMUTI

Reçaku, dromcë mbijetese

 Raçaku ,dromcë mbijetese është një vepër e që u kushtohet brezave në vijim, si përpjekje për ta mësuar të kaluarën si diçka të domosdoshme, në atë mënyrë që të vlerësohet e tashmja dhe të ruhet si diçka që filluar të vë rrënjë dhe njëkohësisht shumë e brishtë, aq sa nëse ‘bujqit’ e sotëm nuk kujdesen për të që ta ujisin dhe ta duan, duke ia ditur frytet e saj, ka gjasa që të shkulet dhe ‘të dalë fare’.

Lira e paraqitur me shumë sakrifica, na paraqitet posi një farë e mbjellë, e cila sapo ka filluar të rritet që po humbi zor të fitohet e zor të gjinden njerëz për të përjetuar vështirësitë e paraardhësve të tyre. 

Autori, Arif Mahmuti, më tepër se një vjershëtor, një vullnetmirë, na paraqitet ashtu si vetë titulli i veprës së tij, një dromcë, ama dromcë magneti që ka për qëllim të përthithë pranë një trungu zërat dhe energjitë për ta tejkaluar dhimbjen e së shkuarës (jo për ta harruar) në atë mënyrë që t’i qepen së tashmes dhe vizionit për të ardhmen. Edhe njëherë, më tepër se një shkrimtar, ai shkruan në stilin e tij, në vargun e tij edhe pse të thjeshtë por domethënës, duke ia kujtuar vetës datat, momentet, ato kujtime, që për të janë gurthemele të asaj që quhet jetë, për të përçuar mesazhin te lexuesi i ri si ndërgjegje dhe si vetëdije se kush ishte e kaluara dhe kush është tani. Prandaj mund të themi se autori gjakon të fusë në kokë te secili lexues mbijetesën e tij dhe pagesën e saj. Duke kujtuar të kaluarën dhe peshën e rëndë të saj, ai mëton që fatosave t’ua mësojë çmimin e lirisë dhe mbi të gjitha peshën që duhet ta mbajnë ata, si përgjegjësi që ta ruajnë atë. Kjo vërehet lehtë te poezitë të cilat japin erë lufte, kukatje dhimbjesh, lotë që shtjerrin sy, dashuri të humura, ëndrra të shuara etj... si psh

E dini ç’është fjala dëshmor ?

Dokument që të mbetet  në dorë .

 Ose

I  torturuan e sakatuan,

Shpirt e trup i masakruan .

Ose

Të parët tanë gjithmonë kanë thënë :

Një, vetëm, bashkimi ju mbanë.

Biro ! Ke kujdes e po gabon

Përndryshe, i huaji gjithmonë të sundon.

 dhe te poezitë të cilat tregojnë lumturinë e tij për jetën në liri, në dritë, në paqe, si psh

Dymbëdhjetë Qershor

Kosovarët dëbuan një okupator .

Eja vëlla – shërbehu pak,

Të  paktën   merre një   mollë.

Ose

Nëpër shqiptar e kudo gjetkë
Pa mbërri lajmi nuk ka mbet.
U ngrit në këmbë  mbarë rinia
Kosovë : Urime Pavarësia .

për të vazhduar  te poenta e fundit, përgjegjësia e brezave, duke iu drejtuar me fjalët dhe idetë  të cilat ftojnë fatosat të jenë vigjilentë, ta duan librin, ta çmojnë jetën, nënat, të afërmit, ta duan atdheun etj. Shembuj:

 Libri im i dashur

Ty të adhuroj
Të gjitha fjalët
Prej teje i mësoj.
Ose
Në këtë vend të qetë
Si hoje me bletë
U linda dhe vet
Ku do të mplakem për jetë.

 Te gjakimi i fundit duket sikur ai merr rrolin e moralizuesit si psh  Puno, mos rri i përhitur, Mos e le mësimin apo edhe te strofa

 Ec përpara,

Përpara o rini .

Ardhmëria është në ju !

O filizat e rinj

Ose

Puno drejt e pa lak,

Mos puno me diktat !

 Libri, ka një mangësi kronologjie. Poezitë duhen lexuar të shkapërderdhura gjithandej pa trajtiuar qëllimet e autorit në një mënyrë më të organizuar. Megjithkëtë, duket që autori këtë gjë e ka lënë qëllimisht, për ta vënë librin e tij si një koloritë i shumanshëm, mu si jeta e cila nuk ka shtresëzime ndjenjash, shpesh ato na vijnë përnjëherë si dashuria, gëzimi, loti e hidhrimi, lodhja, tendosja, triumfi e fitimi. Gjatë një bisede më të ai vet ma pohoi se qëllimi i tij nuk është tërësisht poezia si trajtë e veçantë e të shprehurit, por, ai shkrimin e ka si amanet, si detyrim, si nevojë e kohës. Thjetsht mu duk sikur barti një mesazh tek unë e më tha ‘Dua të lë një shenjë, jo për vetën time, por për njerëzit e mi; një shenjë që lidh brezat mes vete, qoftë kjo lidhje që kujtonë dashuritë qoftë dhembejt’

Libri vëret meriton të lexohet. Të lexohet pa gjykuar poezinë, por duke gjykuar vetëm qëllimin e autorit dhe kujti i drejtohet.

Rexhep Hasani


Comments