Shkrime



'Modern' apo 'shthurrje', 'liri' apo 'mundësi e shfrenuar'

Në mënyrë të drejtë është thënë nga një dijetar[1] se ushqimi fizik është ai që në mënyrë të drejtpërdrejtë ndikon në jetën tonë shpirtërore. Kështu ai thotë se në praktikën e jetës sonë dallojmë kafshët të cilat hanë mishin dhe si të tilla janë më agresive dhe në anën tjetër kemi shtazë të cilat ushqehen kryesisht me bimë dhe si të tilla janë më të buta. 

Po njerëzit sipas tij janë mes dyjave. Ata ndjekin të dy rrugët ngase hanë që të dy llojet e ushqimit dhe si rrjedhojë janë të përfituar dy virtyte: butësia dhe trimëria. Për këtë ai merr shembullin e helmit si fakt që ushqimi ndikon në jetën tonë shpirtërore. 

Ai thotë se nëse ju e pini helmin do të vëreni se ai shkakton dhembje të mëdha e më pas ua merr shpirtin, pra ju privon nga jeta. Unë në vazhdën e kësaj do të thosha se ajo me të cilën ne kënaqemi është njëherësh edhe ushqimi jonë. 

Tani varësisht se çka zgjedhim për t’u kënaqur ashtu edhe do të bëhemi. Fjalën ‘ushqim’ tani do të duhet ta zgjerojmë në atë që ushqehemi dhe në atë që ne kënaqemi duke e bërë. Nuk është e habitshme se nëse shija jonë është e orientuar për t’i kënaqur impulset e atypëratyshme rezultatet e ndikimit të kësaj kënaqësie do të jenë të barabarta me atë ngopje që ndjen një shtazë pasi iu është futur një deteline apo një are.  Fakti se ushqimi ynë është njëherësh edhe ai që na ndryshuaka karakterin tonë pra po dashka që edhe ne ta zgjedhim atë, madje me shumë kujdes. 

Sot, në ditët e komercialomainisë të rinjtë, madje jo vetëm ata, janë të pushtuar me ‘ushqimin’ më të keq të mundshëm shpirtëror. Pak ka sosh që u ofrojnë ushqimin e vërtetë pa ndonjë përfitim të lehtë individual. Muzika me fjalë më të ndyra dhe e përcjellë me pamje vizuale më se të shfrenuar, telenovelat më amoralizuese të mundshme, sa japin idenë më të keqe të jetës, webfaqet më pa të kontrolluara e me përmbajtje prej më të pa truve nuk janë gjë tjetër pos model jetësor i të rinjve të sotëm, ushqim ky që ata po i bënë monstrum të vetëvetës, të familjes e të shoqërisë në përgjithësi.

 Sot do të thosha se familja shqiptare është në krizë. Ajo duke dashur t’i përfaqësojë virtytet nëpërmjet fëmijëve të tyre, po përballën më një veprim krejtësisht të kundërt dhe jo vetëm më një JO të vetme por edhe më një sjellje që ngjason  të jetë plotësuar një profeci arabe se në kohë të vona ‘shërbëtorja do të lind zotërinë e vet’ pra është fjala se nëna do të lind atë që nënën e vet do ta konsiderojë dhe do ta trajtojë shërbëtore. Dhe s’ka se si të jetë ndryshe. 

Një fëmijë një moshe kur do të duhej të tregojë pjekuri ai sillet në atë mënyrë sa ta jepë përshtypjen se në kokën e tij janë të përziera konceptet e kohës. Fjala ‘modern’ dhe sjellja ‘moderne’ nga ai ngatërrohet me fjalën ‘shthurje’ dhe fjala ‘liri’ ngatërrohet me fjalë ‘mundësi e shfrenuar’.

 Kjo është fakt ngase si duket asnjëherë nuk janë ndalë t’i studiojnë këto fjalë si duhet. Për më tepër këtu po jam mendimin tim se çfarë duhet kuptojnë me ‘modern’ dhe me ‘liri’. 

Modernia si formë e re e jetës kurrë nuk është e shkëputur në mënyrë të prerë nga e kaluara. Fryma e re e jetës karakterizohet me elemente të reja të së kaluarës po kurrë me diçka rrënjësisht të re. E reja vjen duke pasur bazë të fortë nga e vjetra. Ajo mund të jetë kundër së tashmes së devijuar po kurrë nga e kaluara që kishte vlerë. 

Pra modernia ka një prapavijë dhe kur del në pah i kundërvihet së vjetrës së prapambetur me argumente të fuqishme dhe bindëse. 

Po çka është e ‘shthurura’?!

 E shthurura është sjellje e njerëzve të cilët nuk njohin kulturë e as virtyt njerëzor. E shthurura ngjason me impulset shtazore të cilat doemos duhen përmbushur, përndryshe ata që praktikojnë e nuk mund të ndahen nga to ‘tërbohen’. Ajo nuk ka një prapavijë mbështetje të sigurt. Fatkeqësisht të disa të rinjtë kanë keqkuptuar këtë fjalë me fjalën ‘modern’ ata mund të sjellën të shthurur në emër të modernes por në fakt mund të jenë sharruar keq pas shthurjes.

 Për të kuptuar më mirë fjalën ‘shthurje’ nuk është mëkat e as gjë ‘kobi’ përderisa është fakt të përmendet realja kur një fëmijë i moshës madhore fyen e nuk dëgjon prindin, fyen e nuk dëgjon njerëzit që janë të thirrur t’i japin kulturë e formim intelektual, nuk përfillin vlerat që kërkojnë mund për t’i arritur ato, fyejnë të kaluarën dhe i quajnë shpifje mundin e tyre. Nuk njohin konceptin ‘shoqëri’ e as ‘individ’. Rrethi i tij nuk është më i gjerë se tavolina, banka, karrigia, me një fjalë sa vetë hija e tij.

 

Edhe koncepti ‘liri’ është ngatërruar me ‘mundësinë e shfrenuar’ dhe pak a shumë me ‘bërjen e asaj se çfarë duan ata’. Në terminologjinë juridike fjala ‘liri’ është kufizim i sjelljeve tona në kuadër mundësive që na jep ligji’ dhe kurrsesi atë çfarë duam ne. Po të ishte fjala ‘liri’ ‘të bëjmë atë çfarë duam ne’ atëherë do të ishin ngatërruar shijet e gjithë shoqërisë. Dikush do të kishte dëshirë të shpëtonte njerëz, po të njëjtit dikush do të kishte dëshirë t’i vrasë. Popujt e fortë do t’i pushtonin të vegjlit dhe të dobëtit. I forti s’do të kishte mëshirë, kurse i dobëti do të vuante përherë për fuqinë që nuk e pati. Lufta më nuk do të bëhej për ta fituar lirinë individuale por për t’ia kufizuar mundësitë tjetrit. Tani po të kuptohej fjala ‘liri’ si ‘mundësi ose dëshirë për të bërë atë që duam’ bota do të ngjante një kaosi që nuk do të mund ta bënte as tërmeti, madje as vullkani.  

 

Tani miq të nderuar ajo që na mbetet është që të vetëdijesohemi për një fakt kaq tragjik për shoqërinë tonë e cila pa dëshirën e saj, e shtyrë nga një gjendje anarkie, ushqehet nga helmi i saj i përditshëm efekti i së cilit është të vdesim moralisht, dhe njëkohësisht të heqim dorë nga vlerat familjare tradicionale e që kanë vlerën e një shembulli edhe për botën. Të bëjmë diçka që atë ‘moderne’ të keqkuptuar e që nuk i gjendet shoqe ndoshta askund në botë të marrë kuptimin e saj të vërtetë duke bërë diç nga vetja e më pas duke hulumtuar njerëz të cilët akoma nuk i janë nënshtruar helmit të kësaj fatkeqësie.


Me respekt Rexhep Hasani