E-Mësimi‎ > ‎

Arsimtari dhe rroli i tij

Arsimtari dhe rroli i tij në E-mësim dhe Forum

posted Oct 13, 2009, 12:52 AM by mesimi yne   [ updated Jan 8, 2013, 2:28 PM ]

Procesi i edukimit shpesh është i vështirë sado që kushtet mund të jenë të mira. Po vështirësitë janë edhe më të mëdha kur mësimi realizohet në rrethana të tjera që më parë nuk është praktikuar. Në shumicën e literaturës didaktike shprehet ideja që nxënësi të jetë në qendër të vëmendjes dhe jo arsimtari dhe kjo s'ka se si të jetë e gabueshme, për faktin se mësimi i vërtetë bëhet kur dikush e mëson atë për t'ia mësuar dikujt, ose për ta paraqitur dijen e tij pra dikujt. E-mësimi e ofron këtë mundësi. Rroli i arsimtarit këtu vërtetë mbetet vetëm si prijës i procesit, ndërsa nxënësi ai që duhet të tregojë veten. Meqë rrethanat e punës janë asisoj sa edhe të keqpërdorën atëherë shoh të rrugës që të vë disa rregulla të cilat nëse nuk zbatohen pason ndëshkimi:

1.    Të respektohen të gjithë anëtarët e grupit

2.    Të mos postohen materiale jashtë mësimit

3.    Komunikimi të jetë sa më zyrtar mes vete

4.    Të përdoren shprehje të përshtatshme dhe sa më shumë në gjuhë standarde, e sidomos kur iu drejtoheni arsimtarit.

5.    Të respektohen oraret e punës dhe të testimit.

6.    Të lidheni mes vete si grup për punë efikase atëherë kur duhet dhe të punoni si grup, dhe të punoni veçmas atëherë kur duhet dhe kërkohet një gjë e tillë.


Comments