Uilliam Shekspir - Shumë zhurmë për asgjë

posted Oct 25, 2011, 1:33 PM by Florim Salihu   [ updated Nov 1, 2011, 11:57 AM ]

Shumë zhurmë për asgjë

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
WikiPërmirëso.png
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.
Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat , Ë, e perfunduar nga Florim Salihu), Ç, ç, bjen në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.


Komedia Shumë Zhurmë për asgjë i përket periudhës së pjekurisë së Shekspirit dhe futet në llojin e komedise së zakonëve,me subjekt satirik dhe problemor.Motivi në të cilin mbështet kjo komedi është i njohur që në Antikitet dhe rishfaqet në mjaft autore te kohës së Shekspirit: ai njihet si motivi i "kipcit" ose i ngaterresës që vjen si pasojë e ngjashmërisë fizike mes dy personazhesh të ndryshme.Në komedine e Shekspirit "ipci" shkakton rënien në kurth të djaloshit,i cili mashtrohet nga një grua që për nga pamja ngjan si e dashura e tij.Fabula pastaj shtjellohet nga Shekspiri krejt lirshem dhe në përshtatje me shijet e tij estetike.Dy djelmosha, Benedikti dhe Klaudi,ndodhen për vizite te guvernatori i Mesines,princi Leonato që ë shtë babai i Heros dhe xhaxhai i Beatrices.Ndë rsa Klaudi bie në dashuri me vajzë ne guvernatorit dhe pergatitet të martohet me të ,Benedikti dhe Beatricja nuk rreshtin së ngacmuari e së talluri me njëri-tjetrin, herë më të mirë e herë me të keq.Miqët e tyre vendosin t'u punojne nje rreng,në mënyre që t'i bëjnë të bien në dashuri dhe këta të dy.Si të gjitha komedit e Shekspirit, Shumë Zhurmë për asgjë është e mbushur me veprim dhe me të papritura,me kthesa të befta të subjektit.Ndryshe nga tragjedia,këtu të mirët shperblehen kurse te ligjte marrin ndeshkimin e merituar :ndërkohe dy ciftet vëne kurore të lumtur,dy prishesit e kësaj feste ndeshkohen sic e meritojnë .Ama ndëshkohet gjithashtu edhe mendjelehtësia e Klaudit,i cili për një dyshim të castit e flaku tutje si lecke te zgjedhuren e zemres,për cka ai nuk e fitoi simpatine e spektatorit.Terheqes dëri në fund mbetën "grindavecet" e lumtur Beatricja dhe Benedikti të cilet jo vetëm e mbushin me hare spektaklin me batutat e tyre të kripura,por tregojnë se në rast nevoje dinë të jenë serioze dhe te përkushtuar në miqësi, përderisa i dalin zot më të gjitha mjetet që kanë në dorë Heros së poshteruar.Po prape nuk duhet bërë shumë zhurmë,se jeta kështu e ka :djemtë teveqele gjithmone marrin vajzat më të mira.


Comments