Ese për 28 nëntor

posted Feb 22, 2012, 4:50 AM by Florim Salihu   [ updated Feb 22, 2012, 7:39 AM ]

Urime Festa e 28 Nëntorit

 

Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. 

Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare, në
gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila
nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash.


Po këtë ditë është edhe datëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtris Çlirimtare të Kosovës, 

Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sakrifikuan shum
jetën e tyre për vendin tonë, dhe janë ngjarje që i dhanë shpirt historisë sonë.
Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajë për
rilindjen e shtetit të Kosovës.
Në këtë ditë të shënuar, iu përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e
tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë.

Pra edhe një herë Urime Dita e Flamurit, 28 nëntori. 


-- 


© 2011 Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash. Është shkëputur nga nje shkrim i Z. Gani Qarri Zürich, Schweiz, 28 Nëntor 2010.
© SOURCE: FLOKS (Florim Salihu)   
Comments