Navigation

0today is
Radoi

Navigation

    Florim Salihu



    Follow MesimiYne on Twitter

    Ese për 17 shkurtin

    posted Feb 22, 2012, 4:54 AM by Florim Salihu   [ updated Feb 24, 2012, 6:16 AM ]

    Urime Katërvjetori i Pavarsisë

     

    Sot, më 17 shkurt 2012, bëhen plotë katër vjet, që kur shteti ynë, Kosova, është shpallur shtet i pavarur, sovran dhe multietnik.

    Pritëm me vite, e me shekuj dhe e arritëm ditën e 17 shkurtit 2008. Dita e shumëpritur nga të gjithë ne. Në nuk bënë t’i harrojmë asnjëherë dëshmorët që dhanë jetën e tyre për lirin e pavarësinë e atdheut tonë dhe tani jemi të lirë, flamuri kosovar valon lirshëm.

    Të gjithë kanë bërë rrugë të gjatë për të arritur këtë ditë, këtu ku jemi tani.
    Të gjithë jemi krenar që pavarësia e Kosovës na solli më shumë stabilitet në Kosovë.
    Të gjithë duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre nën flamurin e ri të Kosovës.
    Të gjithë duan të lëvizin lirshëm.

    Është më me rëndësi, t’i përqafojmë njerëzit dhe t’i ushqejmë shpresat dhe ëndrrat tona.
    Në këtë ditë është e ardhmja jonë, e cila kurrë nuk ka qenë më e ndritshme, liria kurrë nuk ka qenë më e madhe dhe mundësit kurrë nuk kanë qenë më të dukshme.
    12 nëntor 2011 është bërë përurimi i 38 kilometrave të parë të autostradës “Dr. Ibrahim Rugova”. Kjo rrugë në funksion të ndërlidhjeve të popujve dhe shteteve.

    Kosova është atdheu ynë, me mundësi dhe të drejta të barabarta për të gjithë.
    Që nga 17 shkurti 2008, Kosova është e njohur si shtet nga 88 shtete të botës.
    Në jemi duke shkuar drejt liberalizimit të vizave, që do të na mundësojë të udhëtojmë lirshëm në tërë botën, po ashtu edhe drejtë BE-së.

    Falënderoj Fiola Rushitin për përmirësim e disa gafave të vogla.
    © SOURCE: FLOKS (Florim Salihu)   


    Ese për 28 nëntor

    posted Feb 22, 2012, 4:50 AM by Florim Salihu   [ updated Feb 22, 2012, 7:39 AM ]


    Urime Festa e 28 Nëntorit

     

    Urime Festa e 28 Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo ditë e bekuar dhe e shënuar për të gjithë ne ka qenë dhe mbetet simbol i bashkimit, unitetit, lidhjes, krenarisë, qëndresës dhe vendosmërisë së popullit shqiptarë. 

    Kjo është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të rëndësishmet të rilindjes sonë kombëtare, në
    gjithë historinë tonë. Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila
    nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash.


    Po këtë ditë është edhe datëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtris Çlirimtare të Kosovës, 

    Adem Jashari dhe daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që sakrifikuan shum
    jetën e tyre për vendin tonë, dhe janë ngjarje që i dhanë shpirt historisë sonë.
    Festat e nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare, të cilat na dhanë forcë e kurajë për
    rilindjen e shtetit të Kosovës.
    Në këtë ditë të shënuar, iu përkulemi për të gjithë ata të cilët luftuan dhe flijuan veten e
    tyre për lirinë dhe pavarësinë e atdheut tonë.

    Pra edhe një herë Urime Dita e Flamurit, 28 nëntori. 


    -- 


    © 2011 Liria e arritur, është vlera jonë dhe pasuria më e çmuar e shoqërisë tonë, e cila nuk falet e as dhurohet, por fitohet me shumë punë e përpjekje, gjak dhe vuajtje brezash. Është shkëputur nga nje shkrim i Z. Gani Qarri Zürich, Schweiz, 28 Nëntor 2010.
    © SOURCE: FLOKS (Florim Salihu)   

    Uilliam Shekspir - Makbethi

    posted Nov 1, 2011, 11:58 AM by Florim Salihu   [ updated Feb 24, 2012, 6:16 AM ]

    Uilliam Shekspir - Makbethi


    Uilliam Shekspir - Makbeth
    Makbethi ëshët njëra ndër tragjeditë e Shekspirit ku paraqitet lufta e përgjakshme për pushtet ne Skoci gjatë shekullit XI. Makbethi është një gjeneral ne ushtrinë e mbretit, dhe një dite krejt papritur ai ndeshtë me një magjistare. Magjistarja parashikon fatin e tij dhe i tregon se një dite ai do te behej mbret por se nuk e dinte se ku. Pas këtij parashikimi ai nuk resht se menduari se një dite do te behej mbret, këtë gjë ai ia tregon dhe te shoqes e cila tepër ambicioze dhe gjakftohte e bind Makbethin qe te vrase mbretin e Skocisë. Ne fillim te veprës kemi një gjakftohtësi nga te dyja palët por Makbethi kishte vrare disa ne fushën e betejës por ata kane qene armiq ai nuk ka vrare kure ne përfitim te tij por vetëm ne shërbim te mbretit. Zonja Makbeth pa u menduar e bind Makbethin se gjeja me e mire për tu bere ishte vrasja e mbretit dhe me pas ai do te merte fronin. Ajo shprehet ne mënyren me mizore duke thëne se n.q.s mbreti nuk do ti ngjante te atit ajo do ta vriste vete. Por gjate skenës se krimit autori ka dhëne një skene renqethese dhe tregon dobësinë e Makbethit. Por edhe pas kryerjes te krimit Makbethi nuk arrin te jete i lumtur sepse këtë gjë ja pengon ndërgjegjja e tij e cila nuk e le te qete nga ndjenja e fajit. Gjate veprës jepet edhe dobësimi i karakterit te zonjës Makbeth. Ajo gjithashtu torturohet nga vete ndërgjegjja e saj për krimin qe shtyu te shoqin te kryente i cili ne një çast dobësimi kish pranuar ta kyente.


    ©
    SOURCE: FLOKS (Florim Salihu)   



    Një Përmbledhje e Mësimeve të Fundit

    posted Oct 27, 2011, 7:18 AM by Florim Salihu   [ updated Feb 24, 2012, 6:44 AM ]

    Periudha Letrare

     

    Janë tri periudha:
    XIII-XIV  -  Datenge Aligeri, Françesko Petrarka, Xhovano Bokaço.
    XV  -        Periudha e pjekurisë letrare.
    XVI-XVII - Migel De Servantess Saavedra ,  Uilliam Shekspir.


    23 prill 1616 - Migel De Servantess Saavedra në (Spanjë) dhe
                         Uilliam Shekspir (Angli).


    Llojet letrare zhanret:
    Poezia :  Françesko Petrarka.
    Proza:     Xhovano Bokaço, Migel De Servantess Saavedra.

    Dram:
    Tragjedi:        është Françesko Petrarka.
    Komedi:


    © SOURCE: FLOKS (Florim Salihu)   

    Françesko Petrarka


    Petrarka është ndër figurat kyesore Evropiane

    Latinist i mrekullueshëm
    Famën donte ta arrinte me libra të tijë latinisht - Ideja humaniste.
    Arriti famë me librin Fragmente.

    Dëbohet nga Firenca më 1304.
    Familja në Pizë më 1311.
    Amina në 1350 - 1377


    Humanist Italian. Shkroi libra traktate etj, ne gjuh
    ën latine.
    Libri I këngëve është më i njohuri.
    Studio gramatik
    ë, retorike e dialektike. Studio drejtësin.
    Fitoi fam
    ë si njëri i dijës dhe i kulturës dhe si poet.U kurorëzua si princi i poetëve.
    I p
    ëlqente vetmia, meditimi, jeta vetmitare.
    © SOURCE: FLOKS (Florim Salihu)   


    Libri i Këngëve - Struktura


    Libri I kengev
    e - lidhet me Lauren, përbëhet nga 366 këngë, prej tyre janë 317 sonete, 29 këngë, 9 këngë 6-rrokëshe,
    7 balada 4 madrigale;  I ka 2 pjesë:

    • N
    ë të gjallë te zonjës Laura dhe
    • Në vdekje të zonjës Laura.

    Soneti -

    Si trajtë poetika-metrike, ç'far e njohim sotë është krijuar në poezin Italiane të shek. XVIII.
    Për shkaktë organiymit ritmik të rimave të dendura u quajt Sonte nga fjala Italijan qe do të thot (Soneto - Tingëllim , zë)

    Soneto ose tingëllim, e cila ka gjenezën nga poezia proranciale , mirpo  përhapja e saj më e madhe është bërë
    nga Françesko Petrarka.
    Soneti i Petrarkës është një poezi e përbër prej 4 strofash.
    Dy të parat  janë  Katrena (katërshe)  njëmbëdhjet rrokësh me rim ABBA.
    Dy tjera janë strofa Tercin (treshe) me rimë CDC.

    Ekziston  edhe një lloj tjetër i tingëllimës që quhet tingëllima (Elizabetjane).
    I cili për ga forma e strukturës së tijë dallon nga ai i Petrarkës.
    Përbëhet nga tre strofa katërshe ABAB/CDCD/EFEF , ndërsa strofa e fundit është distiktë (dyshe) dhe ka rim të bukur.

    Madrigalja - Është vjersh e shkurtur lirike kryesisht me përmbajtje dashurie.
    © SOURCE: FLOKS (Florim Salihu)   


    Xhovani Bokaço

     

    Njihet per rr
    ëfenjat e tij më e njohura është:
    • Dekameroni
    , është shkruar në vitin 1343 ku ra murtaja në Firencë. Lufton friken nga murtaja.
    P
    ërbëhet nga 10 protagonist, 7 vajza e 3 djem të rinjë, që kanë qëndruar për 2 javë. Ka protagonist të ndryshem.
    Temat lidhen m
    ë paranë, njeriun, triumfin ndaj sëmundjes, vdekjen, zgjuarsinë, mjerimin, rolin e femrës etj.
    Ka skena komike dhe erotike. Dalin n
    ë pah veset dhe vyrtytet.




    © SOURCE: FLOKS (Florim Salihu)   


    Migel De Servants Saavedra

     

    I takon let
    ërsisë spanjolle. Ai I kishte dy pasione: studimin dhe udhëtimin. Inkuadrohet në ushtri,
    dhe merr pjes
    ë në shumë  beteja, beënë punë të ndryshme.
    Fillon me romanin
    ''Galatea'' dhe e përfundon me të bëmat e Persileut e te zigesmondes.
    Shkroi poezi, pjes
    ë komike, tragjedi, romane, novela. Me e njohura është Don Kishoti i Manqes.
    Personazhet: Don Kishoti, Sanqo Panqo. Dylqinja, Rosinant
    i.

    Don Kishoti I Mançës -Format e komik
    ës, kontrasti, qëllimet - mjetit, veprimet - pasojës.
    Format e komik
    ës: ekzagjeruese-hiperbola,karikatura,grotesku, manjerizmi,anakronizmi,donkishotizmi.
    Don Kishoti n
    ë dy rafshe: Antiroman,Antihero.
    Në kuptiin metaforik, fjala ''donkishotizëm nënkupton një interpretim anakronik të botë, kurse emërtimi ''Don Kishon'' që i jepet dikujt, ka nj
    ë fushë laksikore më të gjerë, që lidhet me kuptimin e dyfhishtë të figurës.
    • N
    ë rrafsh negativ, të qenit Don Kishot tregon mungesëntësis per t'u orientuar saktësisht, si edhe veprimin abuziv në mbrojtje të së vjetrës.
    • N
    ë rrafsh pozitiv, të qenit Don Kishot tregon aftësin për t'u udhëhequr nga ide të mëdha, vetëm dhe kundër të gjithëve.
    © SOURCE: FLOKS (Florim Salihu)   


    Variacionet Historike dhe Kulturore të Gjuhës Shqipe

     

    I-IV
    Pushtimi Romak - Krishterizmi
    .

    IV a) Perandoria Romake - Krishter.
           b) Perandoria Bizantine - Ortodoks.
     

    I-VI  a) Periudha Protoshipe nuk mund t
    ë studiohet.
           b) Periudha Parashipja njihet si periudh Ilirishte.

    Shqipja e vjetër shek. VII-IX       (quhet i periudh ose shqipe e përbashkët).
    Shqipja e mesme shek. IX-XVII  (quhet shqipe e mesme).
    Shqipja e re prej she
    k. XVII       (quhet shqipe e re).
     
    Gjuh
    a shqipe bënë pjesë në grupin e gjuhëve Indoevropiane.
    Dialektet e Gjuh
    ës Shqipe:
    Geg
    ërishtja (verior) dhe
    Tosk
    ërishtja(Jugor).

    Tosk
    ërishtja ka pësuar disa ndryshime si p.sh nazalizmi, rotacizmi, humbja e paskajores etj.
    Dallimet midis dialekteve ekzistojn
    ë në fonetik, leksikë dhe fjalëformim.
    P.sh gege: qel, qerdhe, vo, va
    Toske: hap, fole, voter, vater.
    Gjuha standarde, letrare dhe dialektet-p
    ërbërja e gjuhës standarde në raport me dialektet.
    Plak-plakë_ë-ja e zhduk homofonin. Bari-bari. Y-ja mungon te dialekti toske.
    Ë-ja mungon te dialekti gege fjalia, gjykimi dhe perkufizimi I fjalis
    ë.
    Gjykimi
    është formë e të menduarit,kusre fjalia është formë e gjuhës.
    © SOURCE: FLOKS (Florim Salihu)   


    Uilliam Shekspir (1564 - 1616)

     

    Kur flitet për Shekspirin, fare pak emra i q
    ëndrojnë përkraë dhe asnjë përsipër.
    Nuk ka aktor qe s'
    ëndërron të luajë në një pjes të Shekspirit.

    E ngriti artin në majet më të larta. Ka shkruar vepra me karakter universal. Është përkthyes në shumë gjuhë.
    Drama e parë është : Henriku V.
    Punoi në teatër. Shkroi 37 vepra, 13 tragjedi, 10 drama historike, 14 komedi, 154 sonete, 2 poema (te gjata).
    Jeta e tijë ndahet në katër periudha:
    Periudha e rinins,
    Periudha e pjek
    uris,
    Periudha e viteve pesimiste,

    Periudha e pajtimit me vetveten ose periudha e fundit.

    Mbizotru
    es elemeni fantastiko-alegorit. Komedia ndahet ne: satirike-problemore

    Tragjedia - Romeo dhe Zhulieta
    Personazhet: Romeo - biri I Montagut, Zhulieta - e bija e Kapuletit, Eskali - princ I Veronës, Parisi -  bir bujari dhe kushëriri i princit, {Montagu, Kapuleti} krerët e dy familjeve të armiqësuara,

    Tragjedia - Hamleti
    Personazhet: Hamleti - princ i Danimarkes, Klaudi - xhaxhai i Hamletit, Gertiuda - nëna e Hamletit, Palloni - sherbetori i Klaudit, Ofellia - vajza e Pallonit ejt...

                                                                                       Përgaditi për Mësimi Ynë: Florim Salihu - XI3
    © SOURCE: FLOKS (Florim Salihu)   

         
              


    Uilliam Shekspir - Shumë zhurmë për asgjë

    posted Oct 25, 2011, 1:33 PM by Florim Salihu   [ updated Nov 1, 2011, 11:57 AM ]

    Shumë zhurmë për asgjë

    Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
    WikiPërmirëso.png
    Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.
    Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli.
    Shpjegim
    Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat , Ë, e perfunduar nga Florim Salihu), Ç, ç, bjen në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.


    Komedia Shumë Zhurmë për asgjë i përket periudhës së pjekurisë së Shekspirit dhe futet në llojin e komedise së zakonëve,me subjekt satirik dhe problemor.Motivi në të cilin mbështet kjo komedi është i njohur që në Antikitet dhe rishfaqet në mjaft autore te kohës së Shekspirit: ai njihet si motivi i "kipcit" ose i ngaterresës që vjen si pasojë e ngjashmërisë fizike mes dy personazhesh të ndryshme.Në komedine e Shekspirit "ipci" shkakton rënien në kurth të djaloshit,i cili mashtrohet nga një grua që për nga pamja ngjan si e dashura e tij.Fabula pastaj shtjellohet nga Shekspiri krejt lirshem dhe në përshtatje me shijet e tij estetike.Dy djelmosha, Benedikti dhe Klaudi,ndodhen për vizite te guvernatori i Mesines,princi Leonato që ë shtë babai i Heros dhe xhaxhai i Beatrices.Ndë rsa Klaudi bie në dashuri me vajzë ne guvernatorit dhe pergatitet të martohet me të ,Benedikti dhe Beatricja nuk rreshtin së ngacmuari e së talluri me njëri-tjetrin, herë më të mirë e herë me të keq.Miqët e tyre vendosin t'u punojne nje rreng,në mënyre që t'i bëjnë të bien në dashuri dhe këta të dy.Si të gjitha komedit e Shekspirit, Shumë Zhurmë për asgjë është e mbushur me veprim dhe me të papritura,me kthesa të befta të subjektit.Ndryshe nga tragjedia,këtu të mirët shperblehen kurse te ligjte marrin ndeshkimin e merituar :ndërkohe dy ciftet vëne kurore të lumtur,dy prishesit e kësaj feste ndeshkohen sic e meritojnë .Ama ndëshkohet gjithashtu edhe mendjelehtësia e Klaudit,i cili për një dyshim të castit e flaku tutje si lecke te zgjedhuren e zemres,për cka ai nuk e fitoi simpatine e spektatorit.Terheqes dëri në fund mbetën "grindavecet" e lumtur Beatricja dhe Benedikti të cilet jo vetëm e mbushin me hare spektaklin me batutat e tyre të kripura,por tregojnë se në rast nevoje dinë të jenë serioze dhe te përkushtuar në miqësi, përderisa i dalin zot më të gjitha mjetet që kanë në dorë Heros së poshteruar.Po prape nuk duhet bërë shumë zhurmë,se jeta kështu e ka :djemtë teveqele gjithmone marrin vajzat më të mira.


    Uilliam Shekspir - Hamleti

    posted Oct 25, 2011, 1:30 PM by Florim Salihu   [ updated Nov 14, 2011, 10:09 AM ]






    Hamleti
    është njëra ndër veprat më të njohura të Shakespear-it. Këtu bëhet fjalë për Hamletin princin e Danimarkës. Babai i Hamletit mbytet nga vëllai i tij Mbreti Klavd për të marrë në dorë pushtetin mbretëror. Pasi merr pushtetin në dorë ai po ashtu martohet me nënën e princit Hamlet, Gertruden. Mbreti Klavd të gjithë i bind se kjo ishte një vdekje natyrore. Por, pasi i lajmërohet fantazma e babait Hamletit, ai e sheh se kjo nuk ishte një vdekje natyrore, por mbreti Klavd e kishte vrarë babanë e tij me helm kur ai ishte duke fjetur . Pas ca kohe në qytet vin disa aktor të huaj ku Hamleti iu thotë të lozin një ngjarje si ajo që i kishte ndodhur ati. Pas kësaj ngjarjeje Hamleti vërtëtohet për vdekjen jo natyrale të babait. Ai kishte të dashur Ofelinë, ajo ishte e bije e Pollonit dhe vëlla e kishte Laertin. Ai fillon të sillet si i marrë për te gjetur mënyrë sa më të mirë se si ti hakmerret Mbretit. Gjatë këtij roli ai vret edhe babain e Ofelis, Pollonin. Pas kësaj ngjarjeje Ofelia ishte shumë e tronditur dhe ajo mbytet në lumë. Kur i vëllau merr vesh për vdekjen e babait dhe të motrës së tij i vërsulet mbretit. Mbreti me dinakrin e tij e bind Laertin se Hamleti ia kishte vrarë babanë dhe i bind që të ndeshen. Gjatë ndeshjes Laerti e plagos me një thikë të helmuar që Laerti dhe Mbreti e kishin pregaditur për Hamletin. Pastaj ndërrojnë armët dhe Hamleti e plagos për vdekje Laertin. Gjatë dyluftimit Mbretëresha pinë verën e helmuar dhe vdes. Hamleti i tërbuar e godet mbretin me thike dhe e vret. Laerti në momentet e fundit të jetës i kërkon falje Hamletit dhe vdes. Horati shoku më i ngushte i Hamletit dëshiron që ta vras veten por Hamleti nuk lejon dhe thotë se dikush duhet të jetoj dhe të tregoj të vërtetën. Pas shume përpjekjeve Hamleti arrin ta vrase mbretin por tragjedia përfundon me vdekjen e Hamletit.

    William Shakespeare (al. Uiliam Shejkspir)

    posted Oct 25, 2011, 1:28 PM by Florim Salihu   [ updated Nov 1, 2011, 11:56 AM ]

    William Shakespespear

    Hw-shakespeare.png
    Ditëlindja: 23 prill 1564
    Vendlindja: Stratford
    Ditëvdekja: 23 prill 1616
    Vendvdekja: Stratford-upon-Avon, Warwickshire, Angli
    Nënshtetësia: Anglez
    Zhanri: Dramë


    William Shakespeare (sq. Uiliam Shejkspir) është dramaturgu me i njohur anglez lindi në Stratford mbi Avon26 prill të vitit 1564 vdiq më 23 prill 1616.

    Uiliami ishte fëmija i tretë i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetë fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël Edmund i lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër.

    Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze. Shekspiri ishte edhe autor i 154 sonetave dhe i një numri të madh të poemave, disa prej të cilave janë konsideruar si shembuj të shkëlqyer të letërsisë angleze që janë shkruar ndonjëherë.


    Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave të tij t’i ketë shkruar midis viteve 1585 1611, edhe pse kronologjia e veprave që i atribuohen atij nuk njihen me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë për këtë figurë madhështore të letërsisë.

    Disa nga tragjeditë më të famshme të Shekspirit janë: Hamleti, Romeo e Xhuljeta, Henriku IV, Makbeth, ndërsa nga komeditë përmendim: Shumë zhurmë për asgjë, Nata e dymbëdhjetë, etj.


    Veprat letrare

    • Hamleti,
    • Romeo e Xhuljeta,
    • Henriku IV
    • Makbeth,
    • Shumë zhurmë për asgjë,
    • Nata e dymbëdhjetë
    • Mundimet e kota të dashurisë
    • Othello
    • Antoni e Kleopatra
    • Simberlini
    • Përralla dimërore
    • Stuhia

    Shekspiri realizoi një sere veprash (37) te cilat u ndanë : 13 tragjedi, 10 drama, 14 komedi.

    Prodhimi dramaturgjik i Shekspirit njohu 3 periudha kryesore.

    • 1-periudha e rinise, me veprat Rikardi 2, Zbutja e kryeneçës, Ëndrra e një nate vere,
    • 2-periudha e pjekurisë (1588-1595) veprat : Shumë zhurme për asgjë, Si te doni ju,
    • 3-periudha e pesimizmit (1602-1610) veprat : Hamleti, Otello, Mbreti Lir.

    Shekspiri përdori rreth 20 mijë unitete gjuhësore ndërkohe qe fjalori aktiv i njeriut te epokës nuk përmbante me shume se 1500 fjalë. Kishte një gjuhë jashtëzakonisht te gjallë dhe te pasur. Përdorte neologjizmat, lojërat e fjalëve dhe fjale me shum kuptime.


    Përmbajtje të Gjuhës shqipe

    posted Oct 25, 2011, 1:11 PM by Florim Salihu   [ updated Nov 1, 2011, 11:47 AM ]

    Gjuha shqipe është gjuhë indoevropiane që flitet në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë, Serbinë jugore dhe nga shqiptarët etnikë në pjesë të tjera të Ballkanit jugor. Gjuha shqipe flitet gjithashtu edhe përgjatë bregdetit lindor të Italisë dhe në Sicili, në jug të Greqisë si dhe në Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Ukrainë dhe Belgjikë. Shqipja është një ndër gjuhët moderne që përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve indoevropiane.

    Tabela e përmbajtjeve

         Dialektet

    Red right arrow.svg
     Artikulli kryesor: Gegë.
    Red right arrow.svg
     Artikulli kryesor: Toskë.

    Dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë Gegë në veri dhe Toskë në jug, të ndara afërsisht nga Lumi Shkumbin. Gegërishtja dhe Toskërishtja janë degëzuar për së paku një mijëvjeçar[citim i duhur], dhe format e tyre më pak ekstreme janë ndërsjellash të kuptueshme. Gegërishtja ka nën-variantet më të dallueshme, prerjet të cilat janë lloje më veriore dhe lindore, që përfshinë ato të qyteteve të Shkodrës, rajonin e Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë verilindore, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë, dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtë Zarës) të bregut të Kroacisë, Dalmacisë. “Arbanasi” i themeluar në fillimin e shekullin XVIII nga refugjatët nga rajoni rreth qytetit bregdetar të Malit të Zi, Tivarit, ka rreth 2.000 folës të gjuhës shqipe.

    Toskërishtja dhe Gegërishtja kanë dallime fonetike, morfologjike apo dallime në fjalor. Dallimet fonetike janë të pakta dhe disa nga to janë: â hundore e gegërishtes me ë-në e Toskërishtes ( nâna - nëna ; bâni - bëri) n-ja e Gegërishtes me r-në e Toskërishtes ( syni - syri )etj. Ato morfologjike Tosk - Gegë: të punoj - me punue etj. Disa nga dallimet në fjalor Toskërisht- Gegërisht janë: dhelpër - skile, gjalpë - tlyn, fshat - katund etj.

    Të gjitha dialektet e folura shqipe në enklavat italiane dhe greke janë variantet e toskërishtes dhe duket se janë të lidhura më së afërmi me dialektin e Çamërisë dhe te Bregdetit në jugun e Shqipërisë. Enklavat Italiane - rreth 50 fshatra të shpërndarë - me siguri janë gjetur nga emigrantët nga sundimi i Turqisë në Greqi. Disa dialekte të largëta dhe të izoluara të origjinës jugore të Toskërishtes fliten në Bulgari dhe Trakinë Turke por nuk ka te dhëna të sakta. Gjuha ende përdoret në Madritsa, Bulgari, në kufirin afër Edirnesë, dhe në përfundim të këtij fshati që po mbijeton në Mandres, afër Kilkis në Greqi, që daton nga Lufta Ballkanike. Një enklavë Toskërisht afër Melitopolit në Ukrainë shfaqet vendosja e fundme nga Bullgaria. Dialektet Shqiptare nga Istria, për të cilin ekziston një tekst, dhe nga Sreim, për të cilin nuk ekziston asnjë tekst janë zhdukur.

             Historia

    Faqe nga Meshari. Libri i parë shqip 1555

    Gjuha zyrtare, e shkruar me germa latine dhe që u përvetësua në vitin 1909, ishte e bazuar në dialektin e Gegërishtes Jugore të qytetit të Elbasanit nga fillimi i shtetit të Shqipërisë deri në Luftën e dytë botërore. Deri në vitin 1968 shqiptarët e Kosovës, Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi përdorën gjuhën letrare shqipe të dialektit gegë si gjuhë zyrtare. Në Shqipëri me ardhjen në fuqi të komunistëve dialekti gegë[citim i duhur] u ndalua institucionalisht prej vitit 1944 deri në vitin 1967[citim i duhur]dhe de-fakto prej vitit 1972 deri sot[citim i duhur]. Gjuha e sotme zyrtare shqipe jo vetëm që bazohet në toskërisht, por edhe fjalët e shprehjet qe huazohen prej gegërishtes kthehen në morfologjinë, fonologjinë dhe sintaksën e të folmes toskë. Shqiptarët që jetojnë edhe sot nën administrimin e sllavëve e pranuan dialektin toskë si nivel të gjuhës zyrtare shqipe[citim i duhur]. Ky vendim politik i marrë[citim i duhur]në Prishtinë në vitin 1968 sot po sfidohet nga shkrimtarë, gazetarë dhe sidomos rinia që shkruan në internet si jo frutdhënës dhe diskriminues ndaj folësve të dialektit gegë, në veçanti ndaj kosovarëve të cilët tingëllojnë si emigrantë kur flasin gjuhën standarde shqipe.

    Libri i parë në gjuhën shqipe i gjetur deri më sot është Meshari i Gjon Buzukut i shkruar nga data 20 mars 1554 deri më 5 janar 1555. Vetëm disa të dhëna të shkruara shkurt janë ruajtur nga shekulli i 15-të. E para ishte një formulë pagëzimi e vitit 1462. Shpërndarja e librave të prodhuar nga shekujt 16 dhe 17 kanë buruar shumë në zonën e gegërishtes (shpesh në gegërishten Shkodrane veriore) dhe pasqyruan veprimtaritë misionare të Katolicizmit Romak. Një rrymë shumë më e vogël e literaturës në shekullin e 19-të ishte prodhuar nga mërgimtarët. Ndoshta punimet e letërsisë më të hershme dhe të pastër të çfarëdo niveli është poezia e shekullit të 18-të të Jul Varibobës, të enklavave në S. GiorgioKalabri. Disa prodhime letrare vazhduan në shekullin e 19-të në enklavat italiane, por asnjë veprimtari e ngjashme nuk është ruajtur në zonat e Greqisë. Të gjitha këto dokumente të hershme historike tregojnë për një gjuhë e cila dallon pak nga gjuha e tanishme, sepse këto dokumente nga krahina dhe kohë të ndryshme paraqesin karakteristikat e shënuara të dialektit. Sidoqoftë, ato shpesh kanë një vlerë për studimet e gjuhësisë dhe janë shumë më të rëndësishme për vlerën e tyre letrare.

                Klasifikimi

    Që shqipja është qartë me prejardhje indo-evropiane ishte e njohur nga filologu gjerman Franz Bopp1854; hollësitë e ngjashmërive kryesore të shqipes me gjuhët indo-evropiane ishin përpunuar nga një filolog tjetër gjerman, Gustav Meyer, në vitet e 1880-1890. Përmirësimet e mëtejme gjuhësore ishin paraqitur nga gjuhëtari danez Holger Pedersen dhe Norbert Jokl nga Austria.

    Etimologjitë në vazhdim e ilustrojnë lidhjen e shqipes me gjuhët indo-evropiane (një yll që i paraprin fjalës tregon të pavërtetuarat, fjala burimore indo-evropiane hipotetike, e cila është e shkruar në ortografi tradicionale) :

    • pesë “five” (nga *pénkëe)
    • zjarr “fire” (nga *gëhermos)
    • natë “night” (nga *nokët-)
    • dhëndër “son-in-law” (nga *gem{schëa} ter-)
    • gjarpër “snake” (nga *sérpo{breve}n-)
    • bjer “bring!” (nga *bhere)
    • djeg “I burn” (nga *dhegëho)
    • kam “I have” (nga *kapmi)
    • pata “I had” (nga *pot-)
    • pjek “I roast” (nga *pekëo)
    • thom, thotë “I say, he says” (nga *k'emi, *k'et...)

    Sistemi i foljes përfshin shumë tipare arkaike, si ruajtja e aktive e dallueshme dhe përfundimet mesatare personale (si në greqisht) dhe ndryshimi i zanores rrënjë "e" në të tanishmen në "o" në kohën e shkuar, një tipar i ndarë me gjuhët baltike. Për shembull, ekziston mbledh (kalimtare) dhe po ashtu mblidhet (jokalimtare), në kohën e shkuar, dhe mblodha me një "o" në të shkuarën. Për shkak të ndryshimeve sipërfaqësore në formën fonetike të gjuhës gjatë 2.000 vjetëve dhe për shkak të huazimit të fjalëve nga vendet fqinjë, vazhdimësia e trashëgimisë së indoevropianishtes në shqip ka qenë e nënvlerësuar.

             Krahasimi me gjuhët tjera indo-evropiane

    Shqip muaj i ri / e re nënë motër natë hundë tre i zi /e zezë i kuq / e kuqe i/e gjelbër/blertë i/e verdhë ujk
    Tjera Gjuhë indo-evropiane
    Sanskrit māsa nava mātṛ svasṛ nakti nasa tri kāla rudhira hari pīta vṛka
    Persisht māh nou mādar xāhar shab damāg se siāh sorkh sabz zard gorg
    Anglisht month new mother sister night nose three black red green yellow wolf
    Frëngjisht mois nouveau mère soeur nuit nez trois noir rouge vert jaune loup
    Latinisht mēnsis novus māter soror nox nasus trēs āter, niger ruber viridis flāvus, gilvus lupus
    Rumanisht luna nou/noi mamă soră noapte nas trei negru roşu verde galben lup
    Italisht mese nuovo madre/mamma sorella notte naso tre nero rosso verde giallo lupo
    Irlandisht nua máthair deirfiúr oiche srón trí dubh dearg glas, uaine buí mac tíre, faolchú
    Valizisht mis newydd mam chwaer nos trwyn tri du (/di/) coch, rhudd gwyrdd, glas melyn blaidd
    Letonisht mēnesis jauns māte māsa nakts deguns trīs melns sarkans zaļš dzeltens vilks
    Greqishtja antike μήν
    mēn
    νέος
    néos
    μήτηρ
    mētēr
    αδελφή
    adelphē
    νύξ
    núx
    ῥίς
    rhís
    τρεῖς
    treĩs
    μέλας
    mélas
    ἐρυθρός
    eruthrós
    χλωρός
    khlōrós
    ξανθός
    xanthós
    λύκος
    lúkos
    Bullgarisht месец
    mesec
    нов
    nov
    майка
    majka
    сестра
    sestra
    нощ
    nošt
    нос
    nos
    три
    tri
    черен
    čeren
    червен
    červen
    зелен
    zelen
    жълт
    žălt
    вълк
    vălk
    Serbisht месец
    mesec
    нов
    nov
    мајка
    majka
    сестра
    sestra
    ноћ
    noć
    нос
    nos
    три
    tri
    црн
    crn
    црвен
    crven
    зелен
    zelen
    жут
    žut
    вук
    vuk
    Kroatisht mjesec nov majka sestra noć nos tri crn crven zelen žut vuk
    Lituanisht mėnesis/mėnuo naujas mama sesuo/sesė naktis nosis trys juoda raudona žalia geltona vilkas

    [citim i duhur]

                 Gramatika

    Kategoritë e gramatikës së shqipes janë shumë të afërme me gjuhët e tjera evropiane. Emrat tregojnë dukshëm gjininë, numrin, dhe pesë rasa. Një tipar i pazakonshëm është që emrat ndryshohen më tutje me prapashtesa për të treguar domethënien e caktuar apo pacaktuar: bukë, buka. Mbiemrat-përveç numëror dhe disa shprehje të caktuara sasie-dhe emrat e varur përcjellin emrin të cilin e modifikojnë; dhe ata janë të shquar në kërkimin e pjesëzës që i përcjell ata që pajtohen me emrin. Andaj, në “një burrë i madh, modifikohet nga i madh, i cili paraprihet nga i, i cili pajtohet me termin për “njeri”; gjithashtu në “dy burra të mëdhenj”, mëdhenj, forma mashkullore e shumësit nga i madh, përcjellë emrin burra dhe paraprihet nga një pjesëz që pajtohet me emrin.

    Foljet kanë numrin dhe një llojllojshmëri të formave të gjetura në Frëngjisht apo Italisht dhe janë mjaft të parregullta në formimin e rrënjëve të tyre. Shumësat e emrit po ashtu janë të dukshëm për parregullsitë në një numër të madh të tyre. Kur të përcaktohet një emër apo një i marrur si i njohur është kundrinori i drejtë, një përemër në rastin e vërtetë që përsëritë këtë informacion po ashtu duhet të futet në shprehjen e foljes; p.sh. I-a dhashë librin atij drejtpërdrejtë është “him-it I-gave the-book to-him, e cila në anglishten standarde do të ishte “I gave the book to him.”Në përgjithësi, gramatika dhe dallimet formale të shqipes na kujtojnë greqishten moderne dhe gjuhët romane, veçanërisht ajo rumune. Tingujt sugjerojnë hungarishten apo greqishten, por gegërishtja me zanoreve hundore tingëllon më karakteristike.

    Gramatika e gjuhës shqipe është mjaft e komplikuar në krahasim me gjuhët e tjera Indoevropiane. Gjuha shqipe ka 6 ose 5 rasa, emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore dhe që thirrore, e cila është hequr. Foljet janë mjaftë të parregullta. Disa folje si "jap" e "ha", në kohën e shkuar dhe në pjesore ndryshojnë plotësisht në "dhënë" dhe "ngrënë". Foljet e cila mbarojnë me "t" në vetën e tretë njejës, të kohës së kryer të thjeshtë, marrin dy "tt" p.sh ai "hesht" bëhet "ai heshtte" , që shpesh gabimisht shkruhet "heshte".

    Fjalët në gjuhën shqipe ndiqen nga nyje të shumta, gjë që e bën të komplikuar edhe për folësit e gjuhës shqipe. Ka 27 forma të shumësit. Shumësi i emrave ndiqet nga prapashtesat por, edhe nga ndryshie brenda emrit, p.sh dash-desh, kal-kuaj,djalë-djemë etj. Disa emra asnjëjës nuk ndryshojnë fare, si p.sh nxënës-nxënës, fëmijë-fëmijë etj.

                 Fonetika

    Red right arrow.svg
     Artikulli kryesor: Shqiptimi.

    Transkriptimin në pasoj të përdorimit e Alfabetit Fonetik Ndërkombëtar.

    Alfabeti
    A B C Ç D DH E Ë F G Gj H I J K L Ll M N Nj O P Q R Rr S Sh T Th U V X Xh Y Z Zh
    a b c ç d dh e ë f g gj h i j k l ll m n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh
    a b ʦ ʧ d ð ɛ ə f g ɟ h i j k l ɫ m n ɲ ɔ p c ɾ r s ʃ t θ u v ʣ ʤ y z ʒ

                 Fjalori dhe Kontaktet me gjuhët e tjera

    Edhe pse shqipja ka pranuar huazime nga fqinjët, po ashtu tregon jashtëzakonisht disa dëshmi të kontaktit me Greqishten e lashtë; Si e tillë është Gegërisht mokën (Toskërisht mokër), nga Greqishtja mekhane’. Kontaktet e afërta me Romakët japin shumë huazime latine - mik nga Latinishtja amicus, këndoj nga cantare. Përveç kësaj, huazimet e tilla të fjalëve në Shqip vërtetohen nga ngjashmëritë në zhvillimin e Latinishtes së folur në Ballkan dhe Rumani, një gjuhë e Romantizmit Ballkanik. Për shembull, Latinisht paludem u kthye në padulem dhe pastaj padure në Rumani dhe pastaj pyll në Shqip, të dyja me kuptim të modifikuar.

    Anasjelltas, rumanishtja po ashtu i ndan disa terma vendorë jo-latinishte me Shqipen—p.sh. Rumanisht brad, Shqip bredh. Andaj këto dy gjuhë reflektojnë kontakte të veçanta historike të kohëve të hershme. Komunikimet e hershme me barbarët me sa duket kontribuuan fjalën "tirq" (nga bashkimi i vjetër “thigh-breech), përderisa huazimet me kontaktet e hershme Sllave mund të atribuojnë në kontaktet kulturore gjatë 500 viteve të kaluara me Venedikasit, Osmanët, Grekët (deri në jug), dhe Sllavët (deri në lindje).

    Një numër i favorshëm i tipareve - p.sh. formimi i kohës së ardhshme dhe shprehjes së emrit – janë të ndara nga gjuhët tjera të Ballkanit por kanë një origjinë dhe zhvillim të pakuptueshëm, ku ndoshta ne te ardhmen mund të nxirët sekreti kodik i ndërtimit të tyre ; Shqipja apo forma e sajë e hershme, shumë lehtë mund të jetë burimi për të zbërthyer mënyrën e ndërtimit te gjuhës se pare universale para çarjeve të mëdha dialektore dhe me vone shendrimit te tyre ne gjuhe te veçanta. Studimi i tipareve të tilla regjionale në Ballkan është bërë një rast klasik për hulumtimi mbi fenomenin e përhapjes së gjuhës.

                    Alfabeti

    Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh, F, G, Gj, H, J, K, L, Ll, M, N, Nj, P, Q, R, Rr, S, Sh, T, Th, V, X, Xh, Z, Zh.

    Rreshtat e mësiperme i përkasin versionit zyrtar të përkufizimit të Alfabetit Shqip. Versioni i saktë është dhe duhet të jetë ky: Alfabeti shqip ka 27 shkronja dhe 9 grupshkronja (digrafi) bashkëtingëlluese që së bashku përbëjnë 36 tingujt e Gjuhës Shqipe të folur. Ndahen në: shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, në 20 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, F, G, H, J, K, L, M, N, P, Q, R, S, T, V, X, Z, dhe në 9 tinguj: Dh, Gj, Ll, Nj, Rr, Sh, Th, Xh, Zh. Këta 36 tinguj studiohen së bashku në Shkollën Fillore dhe njihen gjithshmërisht që aty e tutje si Alfabeti shqip.

    Alfabeti modern, i vendosur në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, është i bazuar në atë Latin.

    Dëgjoni shqiptimin e alfabetit (Skedar ne formatin Ogg Vorbis, madhësia 146KB)

             Shqipja standarde

    Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarde), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proces i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.

    Në vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punën për të krijuar alfabetin shqip dhe në vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari që shprehu qëllimet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së “Evetar”-it të parë dhe shumë shkrimeve të tjera.

    Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojshme, zinin një vend qendror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.

    Në vitin 1879, u krijua “Shoqata e të shtypurit shkronja shqip”, që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është “Fjalori i Gjuhës Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904. Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u përvijuan dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjidhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëherë, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nëntor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotësuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në përdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja lëshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.

    Një hap tjetër për njehsimin e gjuhës letrare shqipe, bëri “Komisioni letrar shqip”, që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.

    Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.

    Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njehsimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarde) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi të organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.

    Më 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit të shqipes”. Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapësirën shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, përpjekje për njehsimin e gjuhës letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosovë.

    Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi “një komb-një gjuhë letrare”, vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njësimin e gjuhës letrare kombëtare shqipe.

    Projekti "Rregullat e drejtshkrimit të shqipes" i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, që u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare. Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshët e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e bërë deri atëherë për njësimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar”.

    Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarde), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut. Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që përcaktojnë normat e gjuhës standarde, siç janë "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe" (1973), “Fjalori i gjuhës së sotme letrare" (1980), "Fjalori i shqipes së sotme" (1984), "Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe" (1976), "Gramatika e gjuhës së sotme shqipe, I Morfologjia" (1995), "Gramatika e gjuhës së sotme shqipe, II Sintaksa" (1997).

                 Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarde

    Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjetër janë zhvillime te mëvonshme. Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.

    Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, , 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).

    Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjate fleksionit. Në shumicën e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.

    Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.

    Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht ; ka nyje të përparme te emrat në rasën gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përvec fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshëm (trim, besnik). Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetëshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.

    Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishëm. Shqipja ka një sistem të pasur formash mënyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë mënyra; (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhshme ndërtohet në mënyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar).

    Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshëm është rendi kryefjale+folje+objekt.

    Leksiku përbëhet nga fjalë me preardhje vendase e nga fjalë të huazuara. Fjalët me burim vendas trashëgohen nga periudha e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose janë formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm).

    Për fjalët e huazuara qe disa mendojnë vijnë nga gjuhët e popujve me të cilët shqiptarët kanë pasur marrëdhënie gjatë shekujve, greqishtja e vjetër dhe e re, latinishtja e gjuhët romane, gjuhët sllave, turqishtja, frëngjishtja, është një proces i gjate ne diskutim dhe analizim. Kjo për arsyen e thjeshte sepse burimi i pare i tyre dyshohet se është përsëri gjuha shqipe e folur. Metodat e krahasimit ne shkencën e Entomologjisë nuk janë akoma ne nivelin e saktësisë se duhur përderisa nuk arrihet te zbërthehet ne njësinë minimale kuptimi logjik i simbolo-shkronjave te alfabetit grek dhe atij latin.

                 Përhapja e gjuhës shqipe

    Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e Çamërisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.

    Gjuha shqipe mësohet dhe studiohet në disa universitete dhe qendra albanologjike në bote, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Palermo, Shën Pjetërburg (Leningrad), Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie, etj.

                 Studimet për gjuhën shqipe

    Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studiuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, siç ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliotekari të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.

    Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studiues të tjerë, si G. Meyer, H. Pedersen, N. Jokli, studiuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G. Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F. Miclosich, G. Weigand, C. Tagliavini, St. Man, E. Hamp, A. Desnickaja, H. Ölberg, H. Mihaescu, W. Fredler, O. Bucholtz, M. Huld, G. B. Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.

    Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vëll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikën e gjuhës shqipe” dhe më 1806, Sami Frashëri botoi “Shkronjëtoren e gjuhës shqipe”, dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një “Fjalor të gjuhës shqipe”, i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë “Bashkimi”.

    Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Prof. Dr.Aleksandër Xhuvani. Aleksandër Xhuvani (1880-1961) kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956. Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën “Për pastërtinë e gjuhës shqipe” (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem Çabej, për hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhës shqipe” (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalëformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.

    Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të “Fjalorit të gjuhës shqipe” të Kristoforidhit (1961). Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.

    Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: “Fjalori i gjuhës shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes së sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).

    Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe”, një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi. Është bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është “Gramatika e gjuhës shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.

    Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysmëshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes” në 7 vëllime, nga E.Çabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Çabej); “Gramatika historike e gjuhës shqipe” (Sh. Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhës shqipe” (Sh. Demiraj); “Gjuhësia ballkanike” (Sh. Demiraj), etj. Eqerem Cabej (1908-1980). Studiuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.

    Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet ’30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimi të pasur shkencore.

    Eqerem Çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.

    Veprat themelore të tij janë: “Studime etimologjike në fushë të shqipes”, në shtatë vëllime, I “Hyrje në historinë e gjuhës shqipe”, II “Fonetikë historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes” (1944).

    Ai është bashkautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: “Fjalor i gjuhës shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.

    Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetëra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.

    Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin “Studime gjuhësore”. Me veprimtarinë e shumanshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.

    Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof. Androkli Kostallari. Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.

    Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studiuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: “Studime filologjike” (Tiranë); “Gjuha shqipe” (Prishtinë); “Studia albanica” (Tiranë); “Jehona” (Shkup); etj.

    Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsiderueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë.

    Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si “Arbëresh”. Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë : Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem Çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, Gjovalin Shkurtaj etj....


    1-8 of 8