Navigation

0today is
Radoi

Navigation

    Vepra e lexuar - Ese

    posted Jan 12, 2012, 9:59 AM by Medina Brahaj   [ updated Oct 14, 2012, 6:48 AM ]

                                                              Vepra e lexuar – Ese


    E dimë se duke lexuar mund t’i zhvillojmë talentet! Ajo e bën zgjerimin e horizontit dha na forcon aftësinë për të menduar. Leximi është qetësi për vetmitarin, stimulues për mendimtarin dhe ndriçues për udhëtarin. 
    Secili libër që lexojmë e ka të fshehur thesarin e saj më në brendësi, nga secila kemi përfitim, qofshin ato me fjalë të urta, tregime apo çfarëdo tjetër. Vepra e cila më ka bërë shumë përshtypje ka qenë ANDROMAKA e shkruar nga një përfaqësues i denjë i epokës klasiciste, Zhan Rasini.
    Më ka tërhequr kjo vepër, sepse në të autori ka spikatur figurën e fuqishme femërore. Në këtë tragjedi hasim në katër heronj: Orestin, bir i Agamemnonit; Pirron, bir i Akilit; Herminonën, bijë e Helenës dhe Andromakën, grua e Hektorit.
    Andromaka ka qenë grua e pa fat, sepse burrin ia vrau Akili, ndërsa të birin, Astianaksin, ia mbante mbyllur i biri i Akilit, Pirro. Ai ishte i dashuruar në Andromakën, por ajo gjithmonë kishte qëndruar indiferente ndaj tij, sepse i qëndronte besnike burrit të saj të vdekur. Pirro ishte i fejuar me Herminonën, por gjithmonë tentonte që Andromakën ta bënte për vete madje shpeshherë duke iu kërcënuar se djalin do t’ia dorëzonte grekëve, dhe kjo gjë do të bëhej shumë lehtë, sepse Greqia e kishte dërguar Orestin që ta marr djalin nga duart e Pirros. Kur Pirro kishte vendosur përnjëmend që djalin t’ia dorëzonte Orestit, Andromaka i kërkon që mos ta bënte, mirëpo Pirro për të përfituar nga ky rast, i thotë që në tempullin që do të bëhej kurorëzimi të mos shkonte Herminona, por vetë Andromaka. Natyrisht që kjo ishte vetëm për të mirën e të birit i cili po u binte në dorë grekëve. Andromaka pasiqë nuk donte që ta thyente besën ndaj Hektorit bën plan që të martohet me Pirron vetëm që djalin ta lidhë për jete, ndërsa vetë të bashkohet me Hektorin, pra te vdesë. Pasiqë ata kurorëzohen Pirron e vrasin dhe tani Andromaka si e vejë besnike jep urdhër për hakmarrje.
    Kjo vepër më bëri përshtypje për arsye se Andromaka nuk e theu besën ndaj Hektorit edhe pse ai tashmë ishte i vdekur. Gjithashtu u tregua e fuqishme, sepse bëri cfarë mundi, luftoi me atë cfarë kishte vetëm e vetëm për ta mbrojtur të birin.
    Ajo çfarë mësova nga kjo vepër është një leksion shumë i mirë: “Çfarëdo që të ndodh në jetë, me cfarëdo sfide ballafaqohesh merre me vete fuqinë, durimin , por edhe arsyen. Natyrisht që edhe vuajtja e hidhërimi të vijnë nga mbrapa, por t’i mbaje veten, mos u dorëzo edhe atëherë kur të duket që fati ta ka kthyer shpinën!" 
    Edhe pse shumë herë tentova që ta bëj krahasimin mes meje dhe Andromakës, sërish nuk mund të gjej në vete atë guxim, atë durim e atë fuqi që kishte ajo për të mbajtur në zemër gjithë atë angushti e hidhërim. Tek ajo shoh një aureolë të cilën nuk e shoh tek vetja.


    Comments