Stilistika

Stilistika

Gjuha ka mundësi të mëdha të shprehjes.Me nuancat e shprehjes së saj merret një disiplinë e vecantë shkencore që quhet stilistikë.Ajo ndahet në dy degë: ne stilistikën gjuhësore dhe në stilistikën letrare.
Meqë cdo autor e ka mënyren e vet të përdorimit të gjuhës, i ka modelet e tij të shprehjes,themi se ai ka stilin(nga gr.stylos)e tij.
Pra stili ndryshon nga njëri autor te tjetri në nuanca më të vogla, por ndryshon shumë nëpër periudha të ndryshme letrare e artistiike (stili i antikitetit, i renesancës, stili gotik, i Rilindjes etj.).
Vecori e stilit të një autori janë edhe figurat stilistike që përdoren në një vepër letrare.Figura stilistike është një organizim i tillë gjuhësor, në të cilin fjalët marrin kuptime të dyta,do të thotë të figurshme.


Figurat stilistike

Figurat stilistike më të rëndësishme për letersinë janë figurat e fjalës ose tropet(gr.tropos-lëvizje,kthim,kuptim i zhdrejtë), të cilat krijohen kur fjala largohet nga kuptimi i parë.

Metafora
(gr. meta-përtej, pfero-mbaj) krijohet kur fjala e humb kuptimin e parë dhe merr kuptim të dytë. Në shikim të parë ajo duket si nje krahasim i thjeshtuar (pa lidhëzen -si). Metafora ka një përdorim shumë të gjerë. Aristoteli e quante mbretereshë të tropeve.

Metonomia (gr.metonymia-ndërrim emrash) shpreh mardhenie vartësie:
a) në vend të një fjale me kuptim konkret përdoret një fjalë me kuptim abstrakt:

                      Trimërija,trimërija!
                     
Mban lirin’ e mëmëdhenë..

                                          (Naim Frasheri, Historia e Skënderbeut)
- ku trimëria nënkupton njerëzit trima,

b) emri i autorit në vend të veprës:

Po lexoj Markesin,
në vend se: Po lexoj romanin “Njëqind vjet vetmi” të Markesit.

c) shenja në vend të sendit:

Lira- muzika; pëllumbi- paqja.

Epiteti (gr.epitheton – shtesë) shprehet zakonisht me një mbiemër, si në shembujt:

                          Qielli ësht’ i qëruar,
                           I kulluar
posi ari,
                           I fjetur e i qetuar,
                          
Syri s’nginjetë së pari.


Alegoria
(gr.allos–tjetër, agoreuo-flas) merret si metaforë e zgjeruar, mbi të cilën ndërtohen poezi, tregime, përralla e madje edhe romane të tëra. Krejt ajo që rrefehet në këto krijime artistike ka kuptim të dytë.Përdoret më shumë kur trajtohen tema politike në formë të satirës dhe në krijimet për femijë. Shumë poezi të Nolit, të shkruara pas ikjes nga atdheu, janë alegorike, sepse n
ëpërmjet figurave biblike flasin për veprimtarë politikë dhe për ngjarje të kohës së tij.

Ironia e përdor fjalën me kuptim të kundërt të saj: qyqarit i themi trim, koprracit dorëlirë etj. Disa shkrimtarë e përdorin ironinë për të tallur individë dhe dukuri që nuk u pelqejnë, për t’iu kundërvenë një realiteti shoqëror, politikë e moral me të cilin nuk mund të pajtohen:

                  “S’ka e s’ka heroizma,
                   Edhe si idealizma,
                   Po kur dimër del behari
                     S’ka si zjarr.”

 

                            
(Fan Noli, Shën Pjetri ne mangall)


Comments