Nëse do të isha prind cfarë do të bëja për fëmijën tim?!

posted Dec 15, 2011, 10:05 AM by Florim Salihu   [ updated May 26, 2012, 9:50 AM by Medina Brahaj ]

Nëse do të isha prind cfarë do të bëja për fëmijën tim

Thonë që të jesh prind është gjëja më e bukur,më magjepsëse dhe më e shenjtë në këtë jetë.Të sjellësh në jetë një krijesë aq të ndjeshme dhe të pastër do të thotë shumë.
Por akoma më shumë bëhet kur ai fillon jetën si krijesë njerëzore në këtë tokë,ku edhe për herë të parë këmbadorazi fillojnë të orientohen në këtë jetë plot udhëkryqe,por pa asnjë tabelë ose shenjë treguese nga do të shkosh.
Me të vërtetë që për fëmijët cdo gjë është e bukur,sepse për herë të parë kontaktojnë me këtë botë ku po jetojmë dhe pikërisht për këtë prindërit duhet të bëhen ato tabela nëpër ato udhëkryqe të shumta të jetës për t’i treguar se cila është rruga më e mirë dhe e drejtë për ta.
Të bëhesh prind do të thotë të bëhesh timonier i anijes së fëmiut tënd dhe ta drejtosh nga është deti më qetë.Natyrisht, të bëhesh drejtues në anijen e fëmiut tënd është shumë bukur dhe është privilegji më i madh që ta ka dhënë Zoti,por edhe si cdo gjë tjetër në këtë jetë që ka vështirësi edhe të jesh drejtues i asaj anije është vështirë.Eshtë vështirë kur zemërohet deti,kur ka stuhi,kur të bëhen goditje nga dallgët e ashpra dhe kur i tërë ai det i hapur është armik yti në ato momente.Por, kur gjithcka mbaron dhe kur fundin e shënojnë triumfet,atëherë cdo mundim,cdo sakrificë kthehet në një ëmbëlsi qetësuese të shpirtit.
Nuk është e lehtë të jesh prind,prind i cili fëmiut do t’i ofronte dashurinë e kujdesin,qetësinë e rehatinë dhe më të rëndësishmet eduaktën dhe kulturën,sepse pa to nuk do të mund të bëheshin njerëz në kuptimin e plotë.
Prindërve u bie  t’i udhëheqin fëmijët që kur janë të vegjël nëpër shtigjet e vyrtytit dhe të sjelljeve të mira,në mënyrë që kur të rriten të bëhen shkop pleqërie për prindërit e tyre.
Sikurse edhe prindërit e mi edhe unë për fëmijën tim do të bëja gjithcka,do të rrezikoja cdo gjë vetëm e vetëm që ai të ketë një fëmijëri të qetë e të lumtur,në mënyrë që jetën e mëvonshme ta ketë të shëndoshë e të begatë.
Do t’i ofroja dashuri e kujdes,qetësi e rehati,do t’i ofroja një botë të mrekullueshme ku asgjë nuk i mungon,por jo edhe një botë ku cdo gjë e ka të tepruar,sepse cdo gjë e tepërt është e dëmshme.
Që në vegjëli do të mundohem që brenda botës së tij të ndërtoj fortesa të larta e të pashembura edukate,sidhe do të mundohem që ai trung edukate e kulture i karakterit të tij t’i fusë rrënjët thellë-thellë dhe të mos rrëzohet asnjëherë.
Do ta mësoj për uljet dhe ngritjet në këtë jetë,ndonëse këto mësime t’i jep vetë jeta,sepse është e padrejtë.Do të bëj që jeta e tij të jetë e mbushur me frymë humane e fjalë të mira.
Dua që në katër anët  e horizontit të asaj bote të vogël të ketë rrespekt,edukatë,menquri e kulturë.Në kopshtet e asaj bote të vogël do të mundohem t’i mbjell fjalët më të mira,sepse fjala e mirë është fara që jep frytet më të këndshme.
Më herët kam dëgjuar një fjalë që thoshte: Ndërtoje jetën e fëmiut tënd me fjalë frymëzuese që shpirtin e bëjnë më të fortë.Por, mos harro,në fillim Ndërtoje Vetveten!

Comments